06/12/2016
Vaji i lajthisë është i pasur me vitamina E që konsiderohen si esenciale jo vetem per shendetin por kane edhe vlera kozmetike e masazhuese.
• Eshte e konfirmuar prej nje viti tashme, qe Vaji i lajthisë është gjithashtu i dobishem për anemikët.
• Vaji i lajthisë është i pasur me acide yndyrore mono-unsatureishën që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në organizëm.
• Ky vaj përmban sasira acide linoleiki që shërbejnë si një faktor kryesor për rritjen dhe zhvillim e shendetshem te organizmit.
• Vaij përmban sasi të larta në folate të cilat janë përgjegjese për uljen e riskut të difekteve e lindjes, për të qetësuar depresionin, etj
• Ai është gjithashtu i mirë në aplikimet aromoterapike, ka veprim të lehte astrigjent dhe është i mirë për të gjitha tipet e lëkurës, por vençanrisht per lëkura të yndyrshme
• Ofron cilësi të shkëlqyra hidratuese duke eleminuar ndjesine e lëkurës së thatë apo të yndyrshme.
• Vaji absorbohet shpejtë dhe komplet, zgjidhet për lëkurë te ndjeshme, lëkurën e bebeve ku e lë atë të butë dhe të lëmuar, gjithashtu përdoret edhe për trajtimin e flokut të thatë.
• Vaj i lajthisë më teksturë të lehtë e bënë lëkurën e yndyrshme të hidratuar mirë dhe është shumë efektive në trajtimin e lëkurës të dehidratuar. Si astrigjent i lehte ai i ngushton poret dhe limiton prodhimin e yndyrnave prej tyre. Per kete arsye ai mund të përdoret edhe kunder akneve.
• Vaj i lajthisë me përbërsit që zotron ndikon në filtrimin e rrezeve djellore dhe i kombinuar me vajra të tjere mund të krijohet një mbrojtes natyror kunder dielleit teper efektiv.
•Per shkak se është i pasur me vitamina E, ai funksionon si një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në reduktimin e shenjave vizable të moshës, është mbrojtës nga dëmtimet e radikaleve të lira, të cilat e bëjnë lëkurën të humbasi elasticitetin.
• Vaj lajthisë lufton shënjat e moshës, nëpërmiet tendosjes të qëndrushme të lëkurës, duke prezantuar një aparencë më rinore.
• Vaj lajthisë mbronë flokun nga dekolorizimi dhe përdoret për trajtimin e flokut të thatë.
• Vaj lajthisë në sajë të vetive hidratuese, teksturës dhe ingredientëve të tjër, punon mirë si një lubrifikant gjatë masazheve terapeutike, madje dhe në pjesët shumë sensitive mbron elasticitetin e saj, forcon kapilarët dhe rigjeneron qëlizat.