Family Constellations Albania

Family Constellations Albania Konstelacione Familjare - Bert Hellinger - Perfaqesime Sistemike -
Lirim trupor
(1)

31/12/2025
Bukuria dhe madhështia e vuajtjesKa një bukuri tragjike në lejimin e vetes për të vuajtur, edhe kur ajo që del në sipërf...
29/12/2025

Bukuria dhe madhështia e vuajtjes
Ka një bukuri tragjike në lejimin e vetes për të vuajtur, edhe kur ajo që del në sipërfaqe është dhimbje.
Nuk bëhet fjalë për të kërkuar vuajtjen, por për të ndaluar shmangien e saj, për t’i dhënë hapësirë asaj që prej kohësh kërkon të shihet dhe të njihet: të ndalojmë së kundërshtuari dhe të pranojmë të kalojmë përmes përvojës, si nga një valë/dallgë që nuk kërkon leje.
Në këtë lëshim nuk ka dobësi, por një besnikëri të thellë ndaj jetës ashtu siç është, në tërësinë e saj.

*Vazhdon në komente*

Ekzistojnë nivele të ndryshme të punës energjetike dhe shpirtërore. Për një kohë të gjatë, punohet mbi bazat: mbi nënën ...
27/12/2025

Ekzistojnë nivele të ndryshme të punës energjetike dhe shpirtërore. Për një kohë të gjatë, punohet mbi bazat: mbi nënën dhe babanë dhe mbi gjithë botën që rrotullohet rreth tyre.
Të punosh mbi prindërit është të punosh “në siguri”, me pyetje dhe përgjigje të qarta (pozitive ose negative), që na japin drejtim dhe strukturë.
Unë e di që nëna dhe babai kanë qenë në një mënyrë të caktuar; unë jam kështu për shkak të përvojës sime me ta, kështu që e di se cilët janë nyjet që duhet të çlirohen.
Pastaj, për të shkuar më lart, duhet të kesh guximin të zhytesh edhe më thellë.
Të gërmosh dhe të gërmosh në thellësinë tonë.
Secili me ritmin e vet.
Por në këtë zhytje më nuk janë më nëna dhe babai.
Duhet të bëhemi prindërit e vetvetes dhe kuptojmë që jemi vetëm.
Kështu mund të nisë një “krizë ekzistenciale” (e njohur zakonisht me këtë emër!).
Pyetjet lindin për kuptimin e gjithçkaje: të jetës, të vetvetes, të asaj që na rrethon…
Çfarë kaosi!
Shumë pyetje dhe shpesh asnjë përgjigje e sigurt.
Gjithçka duket kaotike dhe abstrakte!
Shumë kohë për t’u strukturuar, për të më pas u detyruar të “destrukturohemi”.
Dhe për një kohë, nuk mund të bësh asgjë tjetër përveçse të qëndrosh në këtë moment, që ndonjëherë mund të duket si torturë.
Në këtë boshllëk, edhe pa e kuptuar, diçka vazhdon të na mbajë.
Besoj se ajo që na “shpëton” është vetëm besimi në diçka më të madhe
(dhe disiplinë, do të shtoja… për mua ka qenë kështu!).
Dëshiroj të shkruaj këto rreshta në këtë fundviti të vërtetë sfidues.

Migena

Njoftoj per datat e seancave individuale
23/12/2025

Njoftoj per datat e seancave individuale

Ka raste, kur një person ulet pranë meje për një punë individuale, që jam shumë e drejtpërdrejtë.Ndonjëherë e ashpër.Fja...
22/12/2025

Ka raste, kur një person ulet pranë meje për një punë individuale, që jam shumë e drejtpërdrejtë.
Ndonjëherë e ashpër.

Fjalët dalin në një mënyrë të caktuar, sado që përpiqem t’i filtroj.
Dhe në momentin që i them, jam e vetëdijshme se për atë person mund të jenë shumë të forta.
Personi mund të ndihet i fyer ose i trajtuar ndryshe nga të tjerët.
Jam e vetëdijshme edhe për faktin se ai person mund të mos kthehet më.
Ndonjëherë e them që më parë: “ndoshta nuk do të kthehesh më pas asaj që jam gati të them”.
Shpesh kam të drejtë.

Unë nuk jam këtu për të përkëdhelur, për të përqafuar, për të ngushëlluar, për të qenë e dhembshur, për t’ju dhënë atë që doni.

Jam këtu në shërbim të diçkaje më të madhe, që na udhëheq të gjithëve.

Konstelacionet nuk janë aftësi parashikuese (fallexhore).
Nuk jemi këtu për të zbuluar sekrete, marrëdhënie,
për të kuptuar nëse dikush na do,
për t’u bërë të pasur
apo për të shmangur vuajtjen.

Jemi këtu për t’u bërë të rritur.
Për të rritur ndërgjegjen.
Për të marrë përgjegjësi.
Për të qenë të vetëdijshëm për atë që jemi
dhe për atë që nuk jemi.

Jemi këtu për ta zbuluar veten
dhe për ta jetuar jetën plotësisht,
në gëzim dhe në dhimbje,
në dritë dhe në errësirë.
Të dyja janë pjesë e jetës:
njëra nuk ekziston pa tjetrën.

A mundet një terapist të ofrojë zgjidhje apo premtime?
Nëse po, bëjini vetes dy pyetje...
(Për atë terapist kujdeset diçka më e madhe.)

Ju lë me këtë poezi, që shpreh qartë atë që dua të them.
Rrugëtim të mbarë për të gjithë ne.

E ndaj këtë review me lejen e klientes.Theksoj se për një kohë të gjatë kam qenë për barazinë gjinore, pastaj e kuptova ...
21/12/2025

E ndaj këtë review me lejen e klientes.
Theksoj se për një kohë të gjatë kam qenë për barazinë gjinore, pastaj e kuptova që kjo nuk është e mundur. Dhe për fat të mirë që nuk është!
Sepse kështu femra nuk duhet të bëhet mashkull dhe mashkulli nuk duhet të bëhet femër. Por secili prej tyre e kalon kohën duke u bërë ajo që është dhe duke jetuar bukurinë e vet.
Ekuilibri në çift mund të gjendet në shumë mënyra dhe, nëse njëri nga të dy është më i vetëdijshëm, mund të bëjë një hap pas, i cili në të vërtetë është në të njëjtën kohë një hap përpara, një hap drejt çiftit dhe drejt evolucionit.
Makina ne kete rast është vetëm një shembull!
Jetë të mbarë
Migena

Konstelacionet Sistemike Familjare, të zhvilluara nga Bert Hellinger, janë një metodë e thellë eksplorimi dhe transformi...
21/12/2025

Konstelacionet Sistemike Familjare, të zhvilluara nga Bert Hellinger, janë një metodë e thellë eksplorimi dhe transformimi që ndihmon në nxjerrjen në dritë të dinamikave të fshehura brenda sistemit familjar.
Shpesh, pa qenë të vetëdijshëm, mbartim brenda nesh emocione, fate dhe barrë emocionale të atyre që kanë ardhur para nesh.

Konstelacionet na ndihmojnë t’i njohim këto lidhje të padukshme, t’i nderojmë dhe t’i vendosim në vendin e tyre të duhur, duke na çliruar për të jetuar plotësisht jetën tonë.
Çdo njeri është pjesë e një sistemi më të gjerë — familja, brezat e mëparshëm, përvojat dhe zgjedhjet e tyre.

Për të kuptuar kush jemi dhe pse përjetojmë situata të caktuara, është e nevojshme të hedhim vështrimin nga e kaluara: historitë, plagët dhe dashuritë e paraardhësve tanë vazhdojnë të jetojnë brenda nesh, derisa të shihen, të pranohen dhe të respektohen.
Duke zgjidhur konfliktet ndërbreznore, shpirti ynë çlirohet dhe evoluon; besimet dhe emocionet tona transformohen, dhe kjo reflektohet në veprime më të vetëdijshme, të udhëhequra nga zgjedhje thellësisht personale, që i lejojnë individit të jetojë më në fund jetën e tij me autenticitet dhe sukses.

Përmes teknikës së përfaqësimeve sistemike familjare me çlirim trupor (konstelacione familjare), eksplorojmë kujtimet trupore të emocioneve dhe traumave, efekti i të cilave shpesh manifestohet si tkurrje fizike dhe energjetike (kontraksion) e sistemit nervor.
Kur sistemi nervor tkurret, trupi ynë mbyllet dhe ajo që mbartim brenda vetes nuk arrin të shprehet jashtë.

Me teknikën e çlirimit trupor, vëmendja jonë përqendrohet te trupi dhe sistemi nervor.
Çdo emocion, ndjenjë apo traumë që trupi ynë ka memorizuar kërkon një përkushtim të veçantë, të thellë dhe të butë. Është e nevojshme një qasje që respekton kohën e trupit, duke i lejuar atij të ndihet i sigurt dhe të gjejë ritmin e vet natyror të funksionimit.
Ky proces është çlirimi trupor.

Kur ajo që ka qenë e pazgjidhur gjen më në fund paqe, ne mund të ecim në të tashmen me më shumë lehtësi, prani dhe autenticitet.

Mund te merrni pjesë 1 ditë ose me shumë .
Ju pres ne Tiranë ne 2026!
Migena

E shenjta nuk të mban të sigurt.Të zhvesh.Nëse kërkon një spiritualitet që të mbrojë,që të qetësojë,që të të thotë se gj...
21/12/2025

E shenjta nuk të mban të sigurt.
Të zhvesh.
Nëse kërkon një spiritualitet që të mbrojë,
që të qetësojë,
që të të thotë se gjithçka do të shkojë mirë…
atëherë po kërkon një anestetik.
E shenjta e vërtetë nuk ngushëllon.
Ajo trazon.
T’i heq maskat.
Të çon atje ku nuk kontrollon më asgjë.
Të kërkon të kalosh përmes asaj që e ke shmangur.
Nuk të premton shpëtim.
Të kërkon prani.
Për këtë arsye shumë persona parapëlqejne rite boshe,
fraza të ëmbla,
spiritualitet dekorativ.
Sepse e shenjta autentike
nuk të përkëdhel:
të ndryshon.
Dhe nëse nuk të ndryshon,
nuk është e shenjtë.
Është vetëm zhurmë e veshur bukur.
Në rrugëtim mëson këtë:
e vërteta nuk të mbron.
Por nëse e përshkon,
të bën të lirë.

(Manuele Dalcesti)

15/12/2025

Përmes teknikës së përfaqësimeve sistemike familjare me çlirim trupor (konstelacione familjare), eksplorojmë kujtimet trupore të emocioneve dhe traumave, efekti i të cilave shpesh manifestohet si tkurrje fizike dhe energjetike (kontraksion) e sistemit nervor.
Kur sistemi nervor tkurret, trupi ynë mbyllet dhe ajo që mbartim brenda vetes nuk arrin të shprehet jashtë.

Me teknikën e çlirimit trupor, vëmendja jonë përqendrohet te trupi dhe sistemi nervor.
Çdo emocion, ndjenjë apo traumë që trupi ynë ka memorizuar kërkon një përkushtim të veçantë, të thellë dhe të butë. Është e nevojshme një qasje që respekton kohën e trupit, duke i lejuar atij të ndihet i sigurt dhe të gjejë ritmin e vet natyror të funksionimit.
Ky proces është çlirimi trupor.

Kur ajo që ka qenë e pazgjidhur gjen më në fund paqe, ne mund të ecim në të tashmen me më shumë lehtësi, prani dhe autenticitet.

"Unë të dua ty dhe çfarë na udhëzon mua dhe ty"Kur takojmë dashurinë ne jetojmë një nga periudhat më të bukura të jetës ...
09/12/2025

"Unë të dua ty dhe çfarë na udhëzon mua dhe ty"

Kur takojmë dashurinë ne jetojmë një nga periudhat më të bukura të jetës tonë dhe shpesh është një nga qëllimet ose qëllimi kryesor që mbajmë në zemër.

Marrëdhënia në çift (që synon rritjen personale) është marrëdhënia e zgjedhjes dhe është një marrëdhënie e barabartë mes dy të rriturve pasi dy personat këtu kanë të drejta dhe detyra të barabarta, dinjitet të barabartë dhe përgjegjësi të barabartë.Prandaj nuk ka çekuilibër midis prindit që jep dhe fëmijës që merr, por ekuilibri midis dhënies dhe marrjes krijohet midis partnerëve.
Baza për një marrëdhënie të shëndetshme është pranimi dhe respektimi i diversitetit të njëri-tjetrit (si roli, personaliteti, gjinia, origjina...). Mbi këto themele mund të ndërtohet një marrëdhënie “e shëndetshme”.

Por kur ndeshemi me dashurinë, ne nuk jemi vetëm në marrëdhënie me burrin ose gruan, por edhe me sistemin e tyre familjar (fisi, familja origjinale). Edhe ata janë të ndryshëm, por shpesh nuk pranohen dhe respektohen.

Ekuilibri gjendet duke hequr dorë nga një pjesë e vlerave të familjes së origjinës, në përfshirjen e disa vlerave të tjetrës dhe në krijimin e vlerave të reja me partnerin, në familjen e re.

Në Kostelacioni familjare, kur punohet në marrëdhëniet në çift, familjet e origjinës shpesh hyjnë në lojë, pasi të gjithë ne, përpara se të jemi në çift, jemi fëmijë të prindërve me të cilët jemi thellësisht të lidhur dhe kjo lidhje krijon besnikëri që manifestohet në "ngatërresa".(irretimenti in italiano /entanglement, in inglese ).
Mirëpo, kur dashuria mbaron dhe kemi edhe fëmijë, shpeshherë marrim me vete shumë dhimbje ose e shkaktojmë pak a shumë në mënyrë të pavetëdijshme.
Fëmijët shpesh pengohen dhe ndihen të detyruar të zgjedhin midis njërit prind. Duke vepruar kështu, ata marrin nga dashuria vendin e prindit (babait ose nënës) që është larguar, duke krijuar kështu çrregullim në sistem.
Nëpërmjet kostelacioni familjare zgjidhen nyjet që marrim për dashuri. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillojmë të jetojmë një jetë të së cilës ne jemi vetëm krijues dhe përgjegjës për zgjedhjet tona.

- Migena -

"Rrënja e problemeve në familje"Çfarë e çon një familje drejt çrregullimit dhe vështirësive?Familja është një sistem: që...
06/12/2025

"Rrënja e problemeve në familje"

Çfarë e çon një familje drejt çrregullimit dhe vështirësive?
Familja është një sistem: që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme, çdo anëtar duhet të zërë vendin e vet. Kur ky ekuilibër prishet, nuk ka më rend, lind çrregullimi dhe bashkë me të edhe konflikti.
Ekzistojnë disa dinamika shumë të zakonshme që mund ta bëjnë një familje jofunksionale. Le të shohim disa prej tyre:
Kur një prind e përfshin fëmijën në problemet e çiftit, duke e kthyer në një bashkëpunëtor.
Kjo krijon te fëmija një ndjenjë të fortë faji, sepse ai ndihet i detyruar, edhe vetëm emocionalisht, të “zgjedhë” mes njërit prind dhe tjetrit, duke e tradhtuar njërin.
Kur fëmijët përpiqen të zgjidhin konfliktet e prindërve.
Në këtë mënyrë ata ndalojnë së jetuari plotësisht jetën e tyre, duke marrë mbi vete ngarkesa dhe përgjegjësi që nuk u përkasin.
Kur një fëmijë bëhet “partneri emocional” i një prindi,
domethënë kur i ofron atij një mbështetje emocionale që duhet t’i përkasë marrëdhënies mes të rriturve. Kjo ndodh shpesh pas një ndarjeje ose divorci.

**Vazhdon në koment**

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Family Constellations Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram