Procare Studio

Procare Studio Jola XHARO
🤸‍♀️Pavarësi për fëmijët me anë të LËVIZJES!
🧘‍♀️Fizioterapi/Yoga për fëmijë

3️⃣GABIME QË JE DUKE BËRË GJATË LOJËS BARKAS!❌Je duke zgjedhur vendin e gabuar për Tummy time! 👉Deri në muajin e dytë pr...
16/11/2025

3️⃣GABIME QË JE DUKE BËRË GJATË LOJËS BARKAS!

❌Je duke zgjedhur vendin e gabuar për Tummy time!

👉Deri në muajin e dytë preferohet, këshillohet tummy time në sipërfaqe të butë. Ideale për këtë gjoksi juaj.
👉Pas muajit të dytë është koha për ndryshim. Kaloni të luani barkas në sipërfaqe të forta si dyshemeja 🥰🥰🥰

❌Je duke i dhënë bebit mbështetjen e gabuar.

👉Lëre sa më të lirshëm!
👉Nëse dëshiron ta ndihmosh me aksesorë shtesë për të lehtësuar qendrimin barkas atëherë provo një peshqir rrotull poshtë krahëve .
👉Shmang vendosjen mbi jastëkë të mëdhenj.

❌ Kujdes me pozicionimin e duarve!

👉Duart duhet të jenë poshtë trupit të bebit.
❌Duart jo anash trupit të bebit (shiko foton lart)

Te pres në komente! Na trego për vështirësitë e tua gjatë tummy time!
studio Jam këtu për të të ndihmuar me zhvillimin motorik të fëmijës tënd!

Nëse je akoma në dilemë ta përdorësh apo jo  rrethoren, ju ndihmoj unë të vendosësh ! 🫣Rrethoret dhe Jumpers nuk këshill...
12/11/2025

Nëse je akoma në dilemë ta përdorësh apo jo rrethoren, ju ndihmoj unë të vendosësh !

🫣Rrethoret dhe Jumpers nuk këshillohen të përdoren.

Disa nga arsyet se pse nuk këshillohen :

❌Nuk suporton një ecje korrekte
❌ Japin vonesa të zhvillimit motorik
❌Limitim lëvizjesh
❌Stimulon ecjen në majë të gishtave!

Kliko linkun në BIO dhe rezervo vendin tënd për klasat me prindër.

🥰😍😍💁🏼‍♀️
parent

5 këshilla për të mbështetur ecjen këmbadorazi:1. Obstacle courseKaloni sa më shumë pengesa :)👉Mbi një peshqir👉Mbi këmbë...
11/11/2025

5 këshilla për të mbështetur ecjen këmbadorazi:

1. Obstacle course

Kaloni sa më shumë pengesa :)
👉Mbi një peshqir
👉Mbi këmbët tuaja
👉Mbi jastëkë

Kështu përfitoni:
✅Forcë muskulare
✅Zhvillim motorik
✅Koordinim
✅Balancë

2.Kaloni kohë në dysheme me sa më pak rroba dhe këmbëzbathur!

👉Nxisni stimulimin sensorial dhe vestibular.
👉Orientim më i mirë në hapsirë.
👉Njohje më e mirë e trupit.

3.Nxisni kuriozitetin duke përdorur lodra me tinguj, drita. Lodra që i nxisin për ti arritur.

4.Punoni me tranzicionin nga ulur në 4 gjymtyrë. Provoni lojën anash (sidesit) shikoni fotot poshtë.

5.Luani në pozicionin me gjunj.

💚Bonus tip: Praktikoni sa më shumë ecjen me 4 gjymtyrë! Me praktikë perfeksionoheni!

Tummy time dhe refluksi.💡Shumë prindër më referojnë që hasin vëstirësi shumë  me refluksin.⁉️⁉️A e dini që ka shumë rënd...
10/11/2025

Tummy time dhe refluksi.

💡Shumë prindër më referojnë që hasin vëstirësi shumë me refluksin.

⁉️⁉️A e dini që ka shumë rëndësi mënyra se si e poziciononi bebin gjatë lojës për ta ndihmuar edhe me refluksin???

👉Pozicion i cili mund të ndihmojë bebin tënd të ndërtojë/krijojë tolerancë ndaj refluksit dhe lojës në dysheme:

✅Tummy time mbi sipërfaqe të ngritura✅

💡Shembuj të tillë:

👉Tummy time mbi top
👉Tummy time mbi prehrin tënd
👉Tummy time mbi gjoksin tënd
👉Tummy time mbi një jastëk
👉Tummy time mbi një peshqir
👉Tummy time mbi një sipërfaqe diagonale

Eja dhe mëso më shumë në klasën tonë me prindër ☺️

⁉️⁉️TORTICOLLIS pozicional.💡💡Ja 3 aktivitete për t'iu ndihmuar me torticolllis:👉Pozicioni i mbajtjes në krahë si në foto...
08/11/2025

⁉️⁉️TORTICOLLIS pozicional.

💡💡Ja 3 aktivitete për t'iu ndihmuar me torticolllis:

👉Pozicioni i mbajtjes në krahë si në foton më sipër.

Duke mbështetur poshtë anën jo të preferuar, dhe anën e preferuar e lëmë të lirë.

Kjo sjell disa benefite:

👉Stretching të muskujve
👉Aktivizim muskular
👉Input vizual dhe sensorial

👉Pozicionimi i lodrave në anën e kundërt.

Vendosni lodrën në anën jo të preferuar për të nxitur kthimin e kokës nga ajo anë.

👉Puthje dhe përqafime.

👉Nëse shikoni që bebi juaj ka një preferencë në anën e djathtë, putheni në faqen e anës së majtë, duke nxitur kthimin e kokës nga ajo anë, dhe duke bërë zgjatje të lehtë të muskujve të qafës.

💡Pyetja e ditës nga Ty...⁉️Si mund të mësoj djalin/vajzën të eci këmbadoras"? 6️⃣Aktivitete për të mësuar ecjen këmbador...
07/11/2025

💡Pyetja e ditës nga Ty...

⁉️Si mund të mësoj djalin/vajzën të eci këmbadoras"?

6️⃣Aktivitete për të mësuar ecjen këmbadorasi:

1️⃣Sa më shumë Tummy time.

👉Duket shumë klishe të thënit “Tummy time”, por realisht është thelbësor.

👉Forcon muskujt e shtyllës kurrizore, muskujt e qafës dhe muskujt e krahëve.

👉Ajo për të cilën kemi nevojë që bebi të ketë më të thjeshtë ecjen këmbadorasi.

2️⃣Nxit kapjen, arritjen e lodrave, objekteve.

👉Kur bebi është barkas tregoji lodrën e preferuar.

👉Vendosja para syve, larg arritjes dhe nxit kapjen e lodrës.

3️⃣Kaloni pengesa

👉Ky ushtrim mund të bëhet në mënyra të ndryshme:

👉Duke u ulur në tapet me këmbët para. Vendoseni bebin si në foto dhe nxit kapjen e lodrës nga ana tjetër e këmbës.

👉Kalimin e pengesave mund ta provoni edhe mbi jastëkë të ndryshëm. Hidhi jastëkët në dysheme dhe nxit kalimin e tyre.

4️⃣Ngjit shkallët.
👉Gjithmonën nën vëzhgimin tuaj.
👉Praktikoni ngjitjen e shkallëve.

5️⃣Kalimi poshtë karriges, tavolinës etj.
👉Nxit kalimin poshtë hapsirave të ndryshme.

6️⃣Baby Plank
👉Pozicionoje bebin si në foton më poshtë.
👉Nxit mbajtjen e peshës me duar dhe kapjen e lodrës para.

Eja bëhu pjesë e klasave tona të zhvillimit me prindër dhe beba! Merr në dorë zhvillimin motorik të fëmijës!

💡💡Në vend të uljes W e cila :👉Dobëson muskujt 👉Shton stresin në gjunj, dhe legen..✅Përdorni uljen me këmbët e zgjatura p...
06/11/2025

💡💡Në vend të uljes W e cila :

👉Dobëson muskujt
👉Shton stresin në gjunj, dhe legen
..✅Përdorni uljen me këmbët e zgjatura para e cila:

👉Punon në forcimin e muskujve bërthamë
👉Eshtë e mirë për posturën
👉Zgjatje të muskujve të pasëm të kofshës

-
-
-

prinder

⁉️Pyetja e ditës nga Ty...💡"Si të parandalojmë kokën e sheshtë?"👉Nëse flasim për plagiocefali pozicionale (si pasojë e p...
04/11/2025

⁉️Pyetja e ditës nga Ty...

💡"Si të parandalojmë kokën e sheshtë?"

👉Nëse flasim për plagiocefali pozicionale (si pasojë e pozicionimit të kokës, në të njëjtën anë), atëherë më poshtë keni disa këshilla për të prandaluar kokën e sheshtë.

1️⃣Tummy time

👉Loja barkas, për forcim të muskujve të qafës; çlirim të tensionit muskular në qafë;
zgjatje muskulare dhe përmirësim të kontrollit të kokës.
👉Gjatë gjumit bebi të pozicionohet në shpinë.
👉Në krevat vitin e parë të jetës, nuk duhet të vendoset asnjë jastëk, arush apo pellusha të tjerë.
👉Gjatë ditës të reduktohet sa më shumë qendrimi në shpinë, duke alternuar qendrimin në
pozicione të tjera si anash, barkas ose në krahë.
👉Sigurohu që bebi të jetë i qetë, i relaksuar, zgjuar kur luani barkas.

Sugjerim:

💡Rekomandohet më shumë loja barkas:

Pas ndërrimit të pelenave
Pas gjumit
Pas dush*t
60-90 minuta pas ushqimit

2️⃣Loja mbi top

👉Vendose bebin barkas mbi top, duke nxitur kthimin e kokës herë nga e majta, herë nga e djathta.
👉Gjithashtu mund ta përdorni topin duke bërë lëvizje para mbrapa; anash, majtas djathtas
sepse lëvizje të tilla i japin mundësi bebit të ruaj kontrollin e trupit dhe të vetërregullojë
pozicionimin e tij.

3️⃣Loja me flluska sapuni

👉Përdor flluskat edhe nëse do të luani disa minuta në shpinë, për të
nxitur kapjen e tyre por edhe barkas. Duke i bërë flluskat herë nga e majta, herë nga e djathta, duke
nxitur kapjen me duar dhe rrotullimin e kokës nga të dyja anët.

4️⃣Loja anash.

👉Loja anash, për forcim muskulature, për përmirësim të asimetrisë në pozicionim, për
mundësi eksplorimi.

👉Gjithashtu me anë të këtij pozicionimi ndihmojmë edhe
përmirësimin e rrotullimit nga shpinë-barkas.

5️⃣Mbajtja në krahë.

👉Për të përmirësuar asimetrinë e pozicionimit; për eksplorim; zgjatje
muskulare.

6️⃣Rrotullimi rreth vetes (pivoting)

💡Rrotullim rreth vetes, duke nxitur rrotullimin herë majtas herë djathtas.

⁉️Eja dhe mëso më shumë në klasën me prindër që 🥰 Më shkruaj në DM për rezervime 🥰

💡Më poshtë do të gjesh 10 aktivitete për t'i bërë me bebin tënd 0-3 muajsh.💡Aktiviteti i 10 është më i RËNDËSISHMI!1️⃣Ba...
03/11/2025

💡Më poshtë do të gjesh 10 aktivitete për t'i bërë me bebin tënd 0-3 muajsh.

💡Aktiviteti i 10 është më i RËNDËSISHMI!

1️⃣Ballë për ballë”

👉Vendosu me bebin tënd ballë për ballë ose duke e vendosur atë mbi gjoksin tënd ose duke e vendosur mbi krevat.

2️⃣Tummy time

💡Loja barkas në sipërfaqe të buta 3 muajt e parë.

3️⃣Loja me pasqyrë

💡Pasqyra 3 muajt e parë preferohet të vendoset horizontalisht, poshtë.

4️⃣Masazhimi i bebit

⁉️A e dini që masazhi i bebit mund të fillojë që në ditët e para?

Ka disa efekte pozitive:

💚Përmirëson gjumin
💚Përmirëson kolikat
💚Redukton ankthin
💚Relakson
☹️Forcon mardhënien prind-fëmijë

5️⃣Ushtrimet biçikletë

👉Forconi muskujt
👉Argëtohuni

6️⃣Loja "tatata"

👉Bebin vendose shtrirë.
👉Merr një shami, mbulo sytë e tu me të dhe pastaj hiq shaminë dhe bëja “tatata”

7️⃣Karta kontrasti, bardh e zi.

👉Bebin vendose barkas.
👉Stimulo zhvillimin e shikimit dhe forco muskujt

8️⃣Sit ups me bebin

👉Bebin vendose shtrirë dhe filloni ushtrimin.

9️⃣Baby Yoga

💡Benefitet e Yogës tek fëmijët njihen tashmë
💡Mirëqenie fizike, psikologjike dhe emocionale! 3 në 1!

🔟Kohë cilësore me TY prind!

💡Lojë aktive!
💡Kalo thjesht kohë me të duke e përkëdhelur dhe falur dashuri!

👉Eja në klasat tona me prindër dhe mëso më shumë!

⁉️⁉️ 1 Gabim që po bën gjatë lojës me fëmijën:❌Hiperstimulimi ndaj stimujve të ndryshëm të jashtëm si lodra të shumta nj...
31/10/2025

⁉️⁉️ 1 Gabim që po bën gjatë lojës me fëmijën:

❌Hiperstimulimi ndaj stimujve të ndryshëm të jashtëm si lodra të shumta njëkohësisht; ngjyra të shumta, tinguj dhe zhurma të ndryshme njëkohësisht etj.

👉Hiperstimulimi i fëmijës mund të sjelli nervozizëm dhe të qara të cilat mund t'i shmangësh duke bërë stimulimin e duhur të bebit.

💚💡Preferoni përdorimin e lodrave një nga një, pra një ditë prefero lojën me top; një moment tjetër një makinë e kështu me radhë.

💡Në vend të uljes W e cila :👉Dobëson  muskujt bërthamë👉Shkurton muskujt e këmbëve 👉Shton stresin në gjunj, dhe legen..✅P...
30/10/2025

💡Në vend të uljes W e cila :

👉Dobëson muskujt bërthamë
👉Shkurton muskujt e këmbëve
👉Shton stresin në gjunj, dhe legen
..✅Përdorni uljen me këmbët e zgjatura para ose uljen anash të cilat:

👉Punojnë në forcimin e muskujve bërthamë
👉Pozicione të mira për posturën
👉Stretching të muskujve të pasëm të kofshës

-
-
-

👉Rezervo takimin tënd në BIO!
prinder ✅

9️⃣aktivitete që zhvillojnë trurin e bebit tënd nga 0-12 muajsh.Këto aktivitete mbështesin zhvillimin normal të fëmijës ...
29/10/2025

9️⃣aktivitete që zhvillojnë trurin e bebit tënd nga 0-12 muajsh.
Këto aktivitete mbështesin zhvillimin normal të fëmijës sidomos zhvillimin konjitiv, motorik dhe sensorial.

1️⃣Kartat e kontrastit
👉Tregoji bebit kartat e kontrastit, për të nxitur zhvillimin viziv (shikimi).
👉Ndërsa je siguruar që bebi është duke e parë kartën, atëherë lëvize kartën gradualisht majtas-djathtas, për të nxitur edhe rrotullimin e kokës, ndjekjen me sy dhe koordinimin sy dorë.
👉Këshillohet në 6 muajt e parë.

2️⃣Loja në pasqyrë.

👉 Gjatë kohës kur bebi është barkas vendose përballë një pasqyre.
* Nxite bebin të ngrejë kokën dhe të shikojë reflektimin e vetë.
* Kjo forcon muskujt e qafës dhe bën stimulim viziv.
* Këshillohet në 6 muajt e parë.

3️⃣Loja me tekstura të ndryshme.
👉 Lejo eksplorimin me anë të prekjes të teksturave të ndryshme, të buta, të forta, të lehta, të rënda etj.
* Gjatë kohës që beni eksploron, shpjegoni me fjalë atë çka bebi po ndjen.
* Këshillohet në 6 muajt e parë.

4️⃣Rrake take.
👉 Luani me rrake take.
* Shkundeni atë dhe më pas lëvizeni majtas djathtas duke nxitur rrotullimin e kokës dhe koordinimin sy dorë
* Këshillohet në 6 muajt e parë.

5️⃣Kap dhe mbaj.
👉 Jepi bebit lodra në dorë, të cilat mund të kapen dhe mbahen.
* Nxit kështu koordinimin sy dorë dhe kapjen.
* Këshillohet në 6 muajt e parë.

6️⃣Fshih dhe gjej.
👉 Fshih lodrat poshtë një batanije dhe nxit gjetjen e tyre.
* Nxit kapjen; koordinimin sy dorë dhe imagjinatën
* Këshillohet në 6 mujorshin e dytë.

7️⃣Shtyp butonin
👉 Tregoji bebit sesi shtypja e një butoni mund të bëj një tingull, mund të kryej njê funksion, mund të ndezi një dritë etj.
* Provojeni së bashku shtypjen e një butoni.
* Këshillohet në 6 mujorshin e dytë.

8️⃣Alooo....
👉 Jepi bebit një telefon lodër dhe imitoni një telefonatë, sikur po flisni me dikë në telefon.
* Nxisni imitimin e lëvizjeve dhe veprimeve tuaja.
* Këshillohet në 6 mujorshin e dytë.

9️⃣Ndërto një kullë.
👉 Përdorni kubat për këtë ose unazat e mëdha.
* Nxisni motorikën fine dhe koordinimin sy dorë
* Këshillohet në 6 mujorshin e dytë.

Address

Rruga "Ali Demi"
Tirana

Opening Hours

Monday 17:00 - 20:00
Tuesday 17:00 - 20:00
Wednesday 17:00 - 20:00
Thursday 17:00 - 20:00
Friday 17:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Procare Studio posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Procare Studio:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram