Down Syndrome Albania

Down Syndrome Albania VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni Ynë

Për një jetë të shëndetëshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse për individët me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

💪 Advokim, Ndërgjegjësim dhe Mbështetje

Shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara të moshave 0-13 vjeç

- Vlerësim zhvillimi
- Terapi ABA
- Terapi zhvillimi
- Terapi Ffizike
- Logopedi Fondacioni “DOWN SYNDROME ALBANIA” (DSA) është një fondacion, jo fitimprurës me qëllime sociale në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe edukimit të fëmijëve dhe personave me sindromën Down dhe aftesi

te tjera te kufizuara dhe familjarëve të tyre

Adresa: Rruga "Hajredin Kumbaro", Sauk, Nr. 5, 1001 Tiranë, Shqipëri. Misioni Ynë

Të mbështesë zhvillimin e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Të promovojë dhe mbrojmë të drejtat e tyre përmes vlerës së të drejtave të njeriut dhe bazuar ne parimet e mos diskriminimit, dinjitetit të individit, pranimit dhe gjithëpërfshirjes duke rritur ndërgjegjësimin, advokuar dhe punuar me etikë dhe profesionalizëm të lartë në mënyre transparente. OBJEKTIVAT
Informim

1. Shpërndarje informacioni për të gjitha aspektet e sindromës Down duke përfshirë, aspektin shëndetësor, ndërhyrjen e hershme, arsimimin, kujdesin social, punësimin, mbështetjen ekonomike, plakjen dhe të drejtat e tyre, nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit si: publikimeve në website, botimit dhe publikimit të librave, revistave, broshurave, etj.

2. Organizim i trajnimeve, konferencave, seminarve me qëllim informimin dhe risitë për sindromën Down, vendosje e marrëdhënieve me specialistë të fushës si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ndërgjegjësim

1. Organizim i fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme me qëllim imformimin dhe promovimin e të drejtave të personave me sindromën Down.

2. Promovim i 21 Marsit, Ditës Botërore të sindromes Down sipas dhe udhëzimeve të Kombeve të Bashkuara që e vëzhgojnë këtë ditë zyrtarisht që prej vitit 2012, si dhe promovim të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down (çdo Tetor) si ditë dedikuar fëmijëve dhe të rriturve me sindormën Down, me anë të aktiviteteve të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat dhe potencialin që kanë personat me këtë sindromë për të qenë anëtare të barabartë dhe që kontribuojnë në shoqëri. Përfaqësim

1. Lobim dhe advokim për të drejtat e fëmijeve dhe të rriturve me sindromën Down bazuar në “Konventën për të drejtat e njeriut” dhe “Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

2. Zhvillim i nje forumi për personat me sindromën Down, prindërit e tyre dhe grupe të tjera interesi ku ata njihen dhe ndajnë eksperiencat e tyre me njëri - tjetrin.

3. Zhvillim i një baze të dhënash për personat me sindromën Down në rang kombëtar.

4. Vendosja e marrëdhënieve institucionale me organizata, fondacione, institucione publike dhe private brenda dhe jashtë vendit, maternitete, jetimore, çerdhe, kopshte, shkolla, bashki, minibashki, ministri, punëdhënës për të siguruar bashkëpunim dhe mbështetje me qëllim integrimin dhe përmirësimin e jetës së personave me sindromën Down në Shqipëri. Mbështetje

1. Organizim, ofrim i terapive fizike, të zhvillimit, okupacionale, logopedie, muzike, etj., për fëmijët me sindromën Down të moshës 0-13 vjeç.

2. Organizim, ofrim i trajnimeve dhe terapive për aftësim për jetën për personat me sindromën Down të moshës mbi 14 vjeç, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.

3. Punësim dhe trajnim i specialistëve për: terapi fizike, terapi zhvillimi, terapi okupacionale, terapi gjuhe (logopedi), etj.

4. Trajnim dhe orientim për kujdestarë, mjekë, mësimdhënës, psikologë, terapistë zhvillimi, terapistë fizikë, terapistë okupacionalë, logopedistë, punonjës social, etj.

5. Trajnim i prindërve ose kujdestarëve të personave me sindromën Down për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve me ushtrime praktike për terapinë fizike, të zhvillimit, okupacionale dhe terapinë e gjuhës.

6. Organizim i kurseve të ndryshme të rekreacionit dhe rekreacionit edukativ në fushën e artit dhe sportit.

7. Sjellje nga burime të huaja të besueshme, si organizata dhe qendra kërkim-zhvillimi, të praktikave dhe njohurive më të fundit për sindromën Down në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe edukimit të personave me sindromën Down.

8. Mbledhje fondesh, pranim i donacioneve, trashëgimi, mjete të tjera financiare duke i regjistruar ato në librat financiarë të veta pa pasur asnjë qëllim fitimi financiar por duke i përdorur në përputhje me qëllimet e organizatës dhe për përmirësimin e jetes se personave me sindromën Down. Per me shume informacion kontaktoni me ne në kanalet tona, me e-mail info@dsalbania.org ose telefon 0688042222

Më 28 prill, organizuam sesionin e parë të trajnimit me pjesëmarrjen e 10 të rinjve me aftësi të kufizuara, duke hedhur ...
29/04/2026

Më 28 prill, organizuam sesionin e parë të trajnimit me pjesëmarrjen e 10 të rinjve me aftësi të kufizuara, duke hedhur një hap konkret drejt rritjes së përfshirjes digjitale.

Ky aktivitet synon të përmirësojë aksesin në Programin e Garancisë Rinore dhe në shërbimet publike online, duke fuqizuar të rinjtë NEET me aftësi praktike për përdorimin e platformës e-Albania.

Gjatë sesionit:

- U realizuan demonstrime praktike në kohë reale
- U ofrua mbështetje e personalizuar
- Të rinjtë u regjistruan në Programin e Garancisë Rinore

Qëllimi ynë është të ndihmojmë të rinjtë të përdorin në mënyrë të pavarur shërbimet digjitale që lidhen me punësimin, arsimin dhe mbrojtjen sociale.

Projekti “Hapi i radhës: fuqizimi i të rinjve me aftësi të kufizuara drejt aftësive dhe mundësive për punësim” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP dhe UNICEF në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë, nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Garancia Rinore po pilotohet në Shqipëri me mbështetjen e projektit , i cili financohet nga dhe zbatohet nga & në bashkëpunim me .gov.al dhe , nën koordinimin e .gov.al.

27/04/2026

😀🤗🙏

27/04/2026

Faleminderit nga ❤️
Suksese të gjithë fermerëve🤞

Ferma VIP

22/04/2026

❤️

Sot na vizituan një ngrup nxënësish nga shkolla New York Basic Education dhe na dorëzuan një zarf me kontribute që kishi...
21/04/2026

Sot na vizituan një ngrup nxënësish nga shkolla New York Basic Education dhe na dorëzuan një zarf me kontribute që kishin mbledhur mes tyre për shërbimet tona terapeutike. 🙏 Mesazhi që përcollën na ngrohu edhe me shumë ❤️🤗!

A do të kontribuojë kompania juaj në kuadër të Mbrëmjes sonë së Bamirësisë? 1 pyetje. 1 mbrëmje. 34 fëmijë, të ardhmen e...
20/04/2026

A do të kontribuojë kompania juaj në kuadër të Mbrëmjes sonë së Bamirësisë?

1 pyetje. 1 mbrëmje. 34 fëmijë, të ardhmen e të cilëve e ndërtojmë bashkë.

🎯 Objektivi ynë: 75.000 € të mbledhura në një mbrëmje të vetme.
Kjo nuk është një shifër e zgjedhur rastësisht. Pa plotësuar buxhetin tonë operacional për vitin 2026, kjo vazhdimësi është në rrezik. Çdo vlerë e këtij objektivi shkon drejtpërdrejt për të mbështetur punën tonë dhe 34 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale që marrin shërbime çdo ditë:

🟢 Vlerësim Zhvillimi & Diagnostikim
🔵 Terapi Zhvillimi
🟠 Terapi ABA
🟣 Fizioterapi
🟡 Logoterapi

Kjo është mbështetje që ndryshon jetën e këtyre fëmijëve dhe nga e cila familjet e tyre varen.

🤝 Paketat e sponsorizimit janë të disponueshme për të gjitha llojet e kontributit. Kontributi juaj tek këta fëmijë do të shihet, do të festohet dhe do të ndihet.

🌍 Një thirrje e veçantë dhe për Diasporën shqiptare, për ju që keni ndërtuar suksesin dhe kompanitë tuaja jashtë kufijve të Shqipërisë, ky është momenti juaj për të lënë gjurmë këtu, në shtëpi.

🔁 Një kërkesë e thjeshtë por me ndikim të madh.

Nëse nuk jeni në pozicion të kontribuoni drejtprdrejt, mund të bëni dikçka po aq të rëndësishme: ndani këtë postim ose ia dërgoni me DM një kontakti që mendoni se mund të ketë ndikim për kontribut. Një share, apo një DM, mund të hapë derën e duhur.

Na kontaktoni me vendimin tuaj deri me dt 12 Maj.

📧 e.zaimi@dsalbania.org
💼 DM në LinkedIn Emanuela Zaimi
📱 Telegram: +355 69 655 8977

20/04/2026

Fjalët e para fillojnë me të kuptuarin.
Në këtë proces, fëmija mëson të ndjekë udhëzime dhe të emërtojë botën përreth tij, hapat e parë drejt komunikimit të vërtetë.

Çdo përpjekje ka vlerë!

🤗
19/04/2026

🤗

Gersi Troka po shkruan historinë në Shqipëri, duke u bërë studenti i parë me sindromën Down që ndjek studimet universitare. 23-vjeçari, i njohur edhe si kampion në not në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023, ka nisur studimet në Universitetin e Sporteve, duke realizuar një tjetër ëndërr të madhe në jetën e tij.

I vlerësuar me “Çmimin e Kurajos” nga ambasada amerikane për arritjet në sport, Gersi shprehet i lumtur dhe krenar për këtë hap të rëndësishëm. Ai tregon se zgjedhja për të studiuar sportet lidhet drejtpërdrejt me pasionin e tij për notin dhe dëshirën për të qenë sa më aktiv.

Përveç suksesit në studime, ai vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare, duke synuar rezultate të reja dhe duke dëshmuar se kufijtë ekzistojnë vetëm për t’u thyer.

Megjithatë, Gersi nuk heziton të ngrejë zërin për mungesën e mbështetjes ndaj personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë angazhim nga institucionet dhe shoqëria për të krijuar mundësi të barabarta.

Nga ana tjetër, Universiteti i Sporteve ka bërë të ditur se do të ofrojë një program të posaçëm për të, duke i mundësuar të balancojë studimet me stërvitjen dhe garat.

Historia e Gersit është një shembull frymëzimi dhe force, që tregon se me vullnet dhe përkushtim, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

Gëzuar ditëlindjen Bilbil! 🥳Kujtojmë ditën kur erdhe për herë të parë në DSA… një djalë i vogël me sytë plot shpresë. 😀 ...
17/04/2026

Gëzuar ditëlindjen Bilbil! 🥳

Kujtojmë ditën kur erdhe për herë të parë në DSA… një djalë i vogël me sytë plot shpresë. 😀 Sot je një 13-vjeçar plot dritë, forcë dhe buzëqeshje që të mbush zemrën! 💙

  💪🏼
16/04/2026

💪🏼

🏆 Kampionati Kombëtar Futsal 🏆

Për ndeshjen e #4 të kampionatit udhëtojmë për në Vlorë ku do të luajmë kundër Flamurtarit Futsal me synimin për të marrë 3 pikët dhe për të ruajtur kreun e renditjes.

❤️💙💪🏼
Kryt Nalt

Faleminderit sponsorave dhe mbështetësve tanë në rrugëtimin 🔴🔵 drejt sukseseve.

Sponsor Gjeneral: Cliché
Partner komercial: Nur n'Gjuhadol
Partner institucional: Bashkia Shkodër
Partner social: Down Syndrome Albania
Partner Mediatik: Veriu Sport

Address

Rruga "Besim Imami" Nr 1 (Prane M. Shyri)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Website

https://docs.google.com/forms/d/1QHTOzL29IS5K5sJm4buiSY5G

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Down Syndrome Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share