05/02/2026
Shoqata Brainstorm në bashkëpunim me Albanian Medical Events, Akademinë “Eureka”, Akademinë “Ivodent”, Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentare, Shoqatën e Nefrologjisë, Universitetin e Barit, Universitetin “Gabriele d’Annunzio” Chieti, Universitetet Mjekësore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni si: Universiteti “Aldent”, Universiteti “Albanian University”, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe me mbështetjen e madhe të kompanive si Sanvia Medical Events, Altera Events, Medicalb dhe Klinika “Le Ciel”, për të 14-in herë aktivitetin "Trajnime Multidisiplinare Mjekësore 14” në datat 05 - 10 Mars në Stamboll, Turqi.
►Ky aktivitet mjaft i veçantë, tashmë një traditë, këtë herë do të vijë me një format tjetër.
~ Istinye University Liv Hospital Bahçesehir ndër spitalet më të mëdha në botë, pas firmosjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit, do të ofrojë një trajnim falas për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet në të gjitha fushat mjekësore.
Po ashtu, do të ofrohet një tur në ambientet e Universitetit “Istinye University”.
Të gjitha temat do të trajtohen në trajtën e workshop-eve dhe diskutimeve interaktive mes lektorëve dhe studentëve pjesëmarrës me qëllim përvetësimin sa më mirë prej studentëve dhe profesionistëve.
►Në këtë aktivitet mund të marrin pjesë studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.
Gjithashtu, në këtë aktivitet nuk do të mungojnë argëtimet, eventet sociale, bisedat tematike mes studentëve dhe momentet festive.
►Gjate 6 ditëve të zhvillimit të aktivitetit është planifikuar një guidë si më poshtë:
- 05 Mars: Nisja nga Tirana në orën 11:00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës dhe Selanikut për në Stamboll. 7 pushime të shkurtra gjatë rrugës.
- 06 Mars: Mbërritja në Stamboll. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Transporti dhe sistemimi në hotelet përkatëse dhe një kohë e lirë për të pushuar 5 orë. Gjatë pasditës do të zhvillohet konferencë në hotel. Në darkë do të ketë vizitë në sheshin Taksim.
- 07 Mars: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Pallati i Sulltanit, Basilica Cisterne, Grand Bazaar, etj. Kthim në hotel. Mbrëmje festive në darkë në anije, tur në Bosfor.
- 08 Mars: Mëngjesi në Hotel. Vizitë dhe trajnim në Istinye University/ Liv Hospital Bahçesehir. Udhëtim me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik. Vizitë në Dolmabahce dhe në sheshin Taksim. Kthim në hotel. Mbrëmje GALA me të gjithë pjesëmarrësit.
- 09 Mars: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në akuariumin e Stambollit. Vizitë në qendër tregtare. Nisja për Tiranë rreth darkës.
- 10 Mars: Mbërritja në Tiranë rreth orës 08:00.
Po ashtu gjatë kohës së lirë studentët do të mund të shfrytëzojnë ambjentet e larmishme të resortit si kalceto, sauna, palestër, lojra ping pong, bilardo, pishina etj.
Hoteli ku do të qëndrohet është një destinacion i mirëfilltë turizmi me standarte tepër të larta, me 5 yje.
► Në fund të aktivitetit do të shperndahen dhe çertifikatat e pjesëmarrjes.
Kostoja është 180 euro për studentet e rimbursuar:
- Transporti me autobus vajtje ardhje
- Akomodimi në resort me 5 yje gjatë 4 ditëve.
- Vaktet e mëngjesit
- Asetet e Konferencës
- Salla e Konferencës
- Kostot e fee së trajnimeve që realizohen në strukturat pritëse
- Transporti në natën e parë për në sheshin Taksim
- Shpenzimet e shfrytëzimit të mjediseve të veçanta të hotelit
- Kupona dhuratë nga kompani të ndryshme mjekësore
- Pako personale e Shoqatës Brainstorm për çdo pjesëmarrës
Nuk përfshihen:
- taksa lokale dhe siguracionet shëndetësore
►Kostoja është 360 euro për profesionistët.
* Të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të udhëtojnë me linjë ajrore do të nisen në datën 06 Mars dhe do të kthehen në datën 09 Mars.
►Kostoja shtesë e udhëtimit me avion është 160 euro.
Numri i personave që do të përzgjidhen është i limituar përkatësisht 200 studentë dhe 100 profesionistë ndaj përzgjedhja e aplikantëve do të kalojë në 3 faza.
► Për regjistrime APLIKONI:
https://forms.gle/QhqC8ucjQ5bAxejEA
Afati i fazës se parë: 15 Shkurt 2026
Për info kontaktoni në 069 29 32 910.
Ju mirëpresim!