22/09/2025
📢 Ka Filluar fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal 2025–2026.
✔️Kujdesi fillon nga parandalimi – vaksinohu për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.
👉 Vaksinat shpëtojnë jetë!
📢 Filloi fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal 2025–2026.
Sot në të gjithë Shqipërinë nis vaksinimi kundër gripit sezonal. 💉
Vaksina e gripit është një nga masat më të rëndësishme për të mbrojtur shëndetin dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të rënda, komplikacioneve serioze, sidomos tek personat më të rrezikuar. Kontaktoni mjekun tuaj të familjes për të bërë vaksinën kundër gripit.
👉 Vaksinimi rekomandohet për të gjithë qytetarët mbi 6 muaj, ndërsa prioritet kanë grupet:
👩⚕️ Personeli shëndetësor – për mbrojtjen e vetes, pacientëve dhe familjarëve.
❤️ Personat me sëmundje kronike si ato (kardiovaskulare, të frymëmarrjes, diabet, SPOK etj).
👵👴 Të moshuarit mbi 65 vjeç.
🏠 Banorët dhe stafi i institucioneve të kujdesit afatgjatë.
🤰 Gratë shtatzëna.
🧒 Fëmijët mbi 5 vjeç, sidomos ata me sëmundje bashkëshoqëruese.
📚 Mësuesit dhe edukatorët e kopshteve/çerdheve.
👮♂️ Personeli i ushtrisë dhe policisë.
✅ Kujdesi fillon nga parandalimi – vaksinohu për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.
👉 Vaksinat shpëtojnë jetë!