25/03/2026
🔬 Rëndësia e metodave separative në testimin e HbA1c në Shqipëri
Shqipëria, së bashku me Greqinë dhe Italinë, renditet ndër vendet evropiane me prevalencën më të lartë të beta-Talasemisë dhe varianteve të tjera të hemoglobinës. Në disa zona, si Lushnja, prevalenca e beta-Talasemisë arrin deri në 7.58%, ndërsa HbS (Sickle Cell Disease) është raportuar deri në 12%.
➡️ Kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në saktësinë e testimit të HbA1c.
Metodat tradicionale si imunotestet apo metodat enzimatike japin vetëm një vlerë numerike të HbA1c, pa mundësinë për të identifikuar variante të hemoglobinës. Kjo mund të çojë në rezultate jo të sakta dhe potencialisht në vendime klinike të gabuara.
✔️ Në rajone me prevalencë të lartë të hemoglobinopative, rekomandohen metoda separative si elektroforeza kapilare, dhe HPLC të cilat:
* Identifikojnë variante të hemoglobinës
* Rrisin besueshmërinë e rezultateve
* Ndihmojnë në interpretimin e saktë klinik
💡 Në raste të caktuara (p.sh. kombinime të beta-Talasemisë me HbS), HbA1c mund të mos prodhohet fare, duke e bërë këtë test të papërshtatshëm për diagnostikim apo monitorim të diabetit. Në këto raste rekomandohen alternativa si fruktozamina.
Si distributorë të Sebia dhe Tosoh, ne besojmë në rëndësinë e zgjidhjeve të avancuara dhe të sakta për laboratorët dhe profesionistët e shëndetësisë në Shqipëri.
📢 Është koha të rrisim ndërgjegjësimin dhe të promovojmë metoda më të sigurta për diagnostikim më të saktë.
Sebia Tosoh