Sabit Salihu

Sabit Salihu Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Sabit Salihu, Psychologue, Vitina.

29/09/2025
26/09/2025

NJERËZIT SHOHIN ATË QË DUAN

15/09/2025
Kur duhet të vizitohet psikologu?
15/09/2025

Kur duhet të vizitohet psikologu?

Shtatori në përgjithësi njihet si muaj për ndërgjegjësimin e parandalimit të vetëvrasjeve në botë.10 Shtatori në anën tj...
10/09/2025

Shtatori në përgjithësi njihet si muaj për ndërgjegjësimin e parandalimit të vetëvrasjeve në botë.

10 Shtatori në anën tjetër njihet si Dita Botërore e kauzës për Ndërgjegjësim dhe Parandalim të vetëvrasjes.

Pse njerëzit bëjnë vetëvrasje?
• Arsye të shumta, faktorë biologjik, psikologjik, social e mjedisor.
• Prezenca e streseve dhe çrregullimet psikologjike dhe mostrajtimi i ngarkesave psikologjike është një nga arsyet e mëdhaja të këtij fenomeni.
• Shumë arsye të tjera që rezultojnë me pakënaqësi me jetën dhe pastaj pason me ide suicidale.

Zgjidhja?
● Psikoterapi dhe këshillim psikologjik;
● Edukim dhe njohuri;
● Socializim me njerëz dhe raporte të shëndetshme;
● Mjedis i sigurt;
● Mbështetje nga familja dhe njerëzit e dashur;
● Aktivitete kreative, etj.

Eja të bisedojmë!
Jeta është e shenjtë dhe e shtrenjtë!
Çdo dert ka një zgjidhje!
E zgjidhim së bashku!
Së bashku ia dalim❤️

28/08/2025

Gjërat që i mëson nga intuita, nuk i gjen në asnjë libër.

Shpeshherë diskutojmë, pyesim disa njerëz: "Kah po e din ai, nga e kuptoi, si mundi ta kapte pa pasur njohuri paraprake, mos ishte gjë magjistarë ai....?"

Këto janë disa dilema të dëshmitarëve prezent. Është pjesa skeptike e tyre.

Intuita është një mënyrë nuhatjeje e gjurmëve të një problemi, është një aftësi e veçantë e të kuptuarit, gjykimit e interprerimit të gjërave.

Intuita ka bazë psikologjike, filozofike, praktike, religjioze dhe mistike.

P.s. për të qenë një psikoterapist i suksesshëm duhet të kesh dozë intuitive.
Për të qenë i suksesshëm në shpjegimin e koncepteve filozofike e religjioze gjithashtu duhet të kesh të zhvilluar intuitën.
Për të kapur thelbin e gjërave në jetën praktike dhe për t'u zhytur në urtësitë e tyre duhet intuitë e lartë poashtu.

Por, intuita para së gjithash është dhuratë nga Zoti, e që nëse kultivohet, njeriu përmes saj lartësohet dhe shërbehet me atë për veten dhe shoqërinë.

Për intuitën ka shumë se çfarë të thuhet, mbi të gjitha është një aset shumë i rëndësishëm për botën njerëzore dhe dinamikat e saj. Andaj le ta kultivojmë e ta shfrytëzojmë!

TRAUMA RUHET EDHE NË TRUP, JO VETËM NË KUJTESËKa të ngjarë të ndodhë skenari kur një traumë e re asocon diçka me plagët ...
17/08/2025

TRAUMA RUHET EDHE NË TRUP, JO VETËM NË KUJTESË

Ka të ngjarë të ndodhë skenari kur një traumë e re asocon diçka me plagët e vjetra, dhe për pasojë i ngjallë traumat e vjetra, i trazon, dhe mjo manifestohet jo vetëm me shqetësim të thjeshtë, porse alarmohet edhe trupi, turbullohet zemra e mendja, lukthi ka të përziera, gjoksi ngushtohet, frymëmarrja nuk kalon dot.
Po shpirti, si qëndron vallë?

Mosndjekja e psikoterapisë, mospërpunimi i përjetimeve traumatike e bën dramë jetën. Andaj për t'i shpëtuar kësaj drame e këtyre ndjesive, intervenim i hershëm, këshillim i vazhdueshëm, punë me veten, reflektim.

Address

Vitina

Telephone

+37745605814

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sabit Salihu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category