05/05/2025
A ke vënë re që shpina jote është gjithnjë e më shumë e përkulur përpara?
Në kohën kur shumica e aktiviteteve tona ditore lidhen me teknologjinë, kifoza posturale është bërë një nga problemet më të zakonshme, sidomos tek të rinjtë dhe ata që punojnë në zyrë.
Qëndrimi i zgjatur përpara kompjuterit, përdorimi i vazhdueshëm i telefonit në pozita të ulëta dhe mungesa e aktivitetit fizik ndikojnë direkt në formën e shtyllës kurrizore, duke e përkulur atë përpara. Me kalimin e kohës, kjo sjell:
• Dhimbje në shpinë dhe qafë
• Lodhje të shpejtë gjatë qëndrimit ulur
• Rënie të vetëbesimit për shkak të pozicionit trupor
• Vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar
Zgjidhja?
Trajtimi i kifoze posturale me metoda terapeutike si ushtrimet Schroth, edukimi postural dhe fizioterapia individuale ndihmon jo vetëm në ndreqjen e qëndrimit, por edhe në parandalimin e përkeqësimit të deformimit.
Mos e neglizho shtyllën kurrizore – është boshti i shëndetit tënd.
Kujdesu sot për një qëndrim më të drejtë dhe një jetë më të shëndetshme!