QKMF "Adem Berisha" Dragash

QKMF "Adem Berisha" Dragash Q.K.M.F "Adem Berisha" Dragash


URGJENCA
029 281 094

24/10/2025
23/10/2025
22/10/2025

OBAVEŠTENJE

U okviru aktivnosti povodom Roze meseca podizanja svesti o raku dojke, u petak, 24.10.2025. godine, sa početkom u 12:00 časova, u sali Skupštine Opštine održaće se predavanje o prepoznavanju i ranom otkrivanju raka dojke. Predavanje će održati doktorka Besiana Refiku, lekarka u Domu zdravlja – Dragaš.

Nakon predavanja biće organizovan marš solidarnosti od zgrade Opštine do Doma zdravlja – Dragaš.

Pozivaju se sve devojke i žene naše opštine da učestvuju na ovom predavanju i na taj način postanu aktivan deo kampanje za podizanje svesti o značaju ranog otkrivanja i prevencije raka dojke.

Kancelarija za informisanje
Opština Dragaš

22/10/2025

NJOFTIM

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, të premten, më 24.10.2025, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e Asamblesë Komunale do të mbahet ligjëratë vetëdijesuese lidhur me zbulimin dhe parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ligjërata do të mbahet nga doktoresha Besiana Refiku, doktoreshë në QKMF-Dragash.

Pas ligjëratës, do të organizohet një marsh solidarizues nga objekti i Komunës drejt QKMF - Dragash.

Ftohen të gjitha vajzat dhe gratë e Komunës sonë që të marrin pjesë në këtë ligjëratë, duke u bërë pjesë aktive e fushatës për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Zyra për Informim
Komuna e Dragash*t

Dragashi sërish ndër më të mirët në nivel vendi në shëndetësi!Ashtu si vitin e kaluar, Komuna e Dragash*t edhe këtë vit ...
20/10/2025

Dragashi sërish ndër më të mirët në nivel vendi në shëndetësi!

Ashtu si vitin e kaluar, Komuna e Dragash*t edhe këtë vit është renditur në krye të komunave për nga cilësia e shërbimeve shëndetësore.
Sipas Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2024, publikuar nga MAPL.

Ky sukses i vazhdueshëm është rezultat i:

Punës profesionale dhe të palodhshme të stafit të QKMF “Adem Berisha” – Dragash
Organizimit efikas dhe modernizimit të shërbimeve shëndetësore
Menaxhimit të përgjegjshëm dhe transparencës institucionale
Bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjitha QMF-të dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare në komunë
Mbështetjes së pandërprerë nga Komuna e Dragash*t

Faleminderit Kryetarit të Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, për mbështetjen strategjike në zhvillimin e shëndetësisë.

Mirënjohje për të gjithë stafin shëndetësor për ndershmërinë profesionale dhe përkushtimin ndaj qytetarëve.

Ky rezultat konfirmon se shëndeti në Dragash është prioritet, dhe na motivon të vazhdojmë rrugën drejt standardeve edhe më të larta në cilësinë e shërbimeve mjekësore.

_________________

Dragaš ponovo među najboljima u državi u zdravstvu!

Kao i prošle godine, Opština Dragaš je i ove godine svrstana u vrh opština po kvalitetu zdravstvenih usluga.
Prema izvještaju o opštinskom radu za 2024. godinu koji je objavio MAPL.

Ovaj uspjeh je rezultat:

Profesionalan i neumoran rad osoblja GCMP-a "Adem Berisha" - Dragaš
Efikasna organizacija i modernizacija zdravstvenih usluga
Odgovorno upravljanje i institucionalna transparentnost
Kontinuirana saradnja sa svim Centrima i Ambulantama porodične medicine na području opštine
Kontinuirana podrška Opštine Dragaš

Hvala gradonačelniku opštine dr Bexhetu Xheladiniju, na strateškoj podršci u razvoju zdravlja.

Zahvalnost svom zdravstvenim osoblju na profesionalnoj iskrenosti i posvećenosti građanima.

Ovaj rezultat potvrđuje da je zdravlje u Dragašu prioritet i motiviše nas da nastavimo put ka još višim standardima u kvalitetu medicinskih usluga.

Njoftim për Dhurim Vullnetar të Gjakut Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se më 22 tetor 2025, në ambientet e QKMF “Adem B...
17/10/2025

Njoftim për Dhurim Vullnetar të Gjakut

Të nderuar qytetarë,
ju njoftojmë se më 22 tetor 2025, në ambientet e QKMF “Adem Berisha” – Dragash, do të jetë prezent ekipi mobil i Transfuzionit të Gjakut.

Ftojmë të gjithë qytetarët që gëzojnë shëndet të mirë të bashkohen në këtë akt human për dhurimin vullnetar të gjakut, duke kontribuar për shpëtimin e jetëve të njerëzve në nevojë.

OKoha dhe vendi:
QKMF “Adem Berisha” – Dragash
E mërkurë, 22 tetor 2025
Nga ora 11:00 deri në ora 14:00
______________________________________
Obavještenje o Dobrovoljnom Davanju Krvi

Poštovani građani,
obavještavamo vas da će dana 22. oktobra 2025. godine, u prostorijama GCPM “Adem Berisha” – Dragaš, boraviti mobilni tim za transfuziju krvi.

Pozivamo sve građane dobrog zdravlja da se pridruže ovoj humanoj akciji dobrovoljnog davanja krvi i tako doprinesu spašavanju ljudskih života.

Vrijeme i mjesto:
DZ “Adem Berisha” – Dragaš
Srijeda, 22. oktobar 2025.
Od 11:00 do 14:00 sati

QKMF “Adem Berisha” – Dragash shpreh mirënjohjen dhe urimet më të sinqerta për Z. Shazi Bajrami me rastin e pensionimit ...
16/10/2025

QKMF “Adem Berisha” – Dragash shpreh mirënjohjen dhe urimet më të sinqerta për Z. Shazi Bajrami me rastin e pensionimit pas 43 viteve pune të palodhshme dhe përkushtimi shembullor.

Faleminderit për çdo ditë pune dhe përkushtim! Urime dhe suksese në kapitullin e ri të jetës!

Sot, në qendër të Dragash*t, u mbajt Karvani për Promovimin e Shëndetit, aktivitet i organizuar në bashkëpunim ndërmjet ...
14/10/2025

Sot, në qendër të Dragash*t, u mbajt Karvani për Promovimin e Shëndetit, aktivitet i organizuar në bashkëpunim ndërmjet QKMF “Adem Berisha” – Dragash dhe projekti AQH (Accessible Quality Healthcare).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve kronike jo ngjitëse, përmes matjeve falas të tensionit të gjakut, glukozës, indeksit të masës trupore dhe këshillave shëndetësore për qytetarët.

Falënderim i veçantë për ekipet mjekësore, infermierët, dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan me përkushtim në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi për komunitetin tonë.

Kujdesi për shëndetin fillon me informimin, parandalimin dhe veprimin!

Të nderuar qytetarë, Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së gripit sezonal, me rekomandim të Komiteti Profe...
01/10/2025

Të nderuar qytetarë,

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së gripit sezonal, me rekomandim të Komiteti Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI) dhe aprovim nga Ministria e Shëndetësisë, njofton për fillimin e sezonit të vaksinimit kundër gripit sezonal 2025/2026.

Gripi sezonal përhapet shpejt dhe shkakton sëmundshmëri të lartë, veçanërisht tek grupet vulnerabile. Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar infeksionin, për të zvogëluar komplikimet, spitalizimet dhe vdekshmërinë si pasojë e gripit.

Rekomandimet për vaksinimin e grupeve prioritare janë si më poshtë:
Gratë shtatzëna
Punëtorët shëndetësorë
Personat mbi 65 vjeç
Personat me sëmundje kronike (kardiake, pulmonare, metabolike, renale, neurologjike, imunosupresive si dhe sëmundje të tjera kronike)
Fëmijët e moshës 6–59 muaj, me indikacion epidemiologjike
Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të përfshihen në vaksinim janë:
Punëtorët e Policisë së Kosovës
Forcat e Sigurisë së Kosovës
Banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve
Mësimdhënësit dhe edukatorët
Kujdestarët e pacientëve me imunitet të komprometuar

Vaksinimi i këtyre grupeve synon të sigurojë mbrojtje të zgjeruar në komunitet, të ruajë kapacitetin funksional të shërbimeve jetike dhe të zvogëlojë përhapjen e virusit në ambientet me rrezik të lartë.

FalënderimQKMF “Adem Berisha” – Dragash shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj organizatës Luksemburg Gora Humanitarno Udr...
12/09/2025

Falënderim

QKMF “Adem Berisha” – Dragash shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj organizatës Luksemburg Gora Humanitarno Udruzenje për donacionin. Këto paisje janë një mbështetje e çmuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë.
__________

Zahvalnica

QKMF “Adem Berisha” – Dragaš izražava svoju najdublju zahvalnost organizaciji Luksemburg Gora Humanitarno Udruženje na donaciji. Ova oprema predstavlja dragocjenu podršku u unapređenju zdravstvenih usluga u našoj općini.

30/08/2025

Njoftim!

Në përputhje me Ligjin nr. 08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Udhëzimin Administrativ nr. 05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimoprofilaksë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 09/2023 për Regjistrimin e Fëmijëve në klasën e parë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 03/2022 për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë, si dhe Qarkoren Informative të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 05/2025, njoftojmë se:

Fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.

Kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke siguruar një mjedis të sigurt arsimor dhe edukativ për të gjithë.

Prindërit që kanë pyetje apo nevojë për sqarime, mund të kontaktojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt për ndihmë dhe këshillim të mëtejshëm.

Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!

Address

Dragas
22000

Telephone

+38329281049

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF "Adem Berisha" Dragash posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF "Adem Berisha" Dragash:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category