20/07/2025
Mrekullia e Shtatëdhjetë e Shtatë: “Mrekullia psikologjike – Ajete që shërojnë shpirtin dhe edukojnë zemrat”
📖 “Ne shpallim nga Kur’ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët.”
(El-Isra: 82)
🌿 Në një kohë kur janë shtuar sëmundjet psikologjike,
janë ngushtuar gjokset dhe janë trazuar zemrat,
Kur’ani mbetet ilaçi më i madh,
madje është “shërimi hyjnor” që nuk e prek asnjë e pavërtetë.
→ Nuk është vetëm shërim për trupin…
por shërim për ankthin, frikën, pikëllimin, shqetësimin, dobësinë dhe humbjen.
💔 Si e shëron Kur’ani shpirtin?
▪️ Me fjalë që e riorganizojnë zemrën.
▪️ Me ajete që e edukojnë shpirtin për qëndrueshmëri dhe qetësi.
▪️ Me një stil hyjnor që heq urrejtjen dhe mbjell qetësinë.
📖 Allahu i Lartësuar thotë:
> ﴿ألا بذكر الله تطمئن القلوب﴾
(Err-Ra’d: 28)
“Vërtet, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”
→ Nuk ka ilaç më të madh për ankthin sesa Fjala e Allahut.
→ Nuk ka qetësi për shpirtin më të madhe sesa leximi i ajetit.
✨ Shfaqjet e mrekullisë psikologjike në Kur’an:
1️⃣ Trajtimi i ankthit, frikës dhe ngushticës
> ﴿فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا * إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا﴾
(Esh-Sharh: 5–6)
“Me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, me vështirësinë vjen lehtësimi.”
→ Një ajet që shëron çdo zemër që e ka ngushtuar jeta.
2️⃣ Forcimi i zemrës në momentet e thyerjes
> ﴿وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ الْأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ﴾
(Ali Imran: 139)
“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju jeni më të lartët nëse jeni besimtarë.”
→ Ky ajet zbriti pas Uhudit… dhe mbetet ngushëllim për këdo që është thyer, ka humbur ose është trishtuar.
3️⃣ Trajtimi i pikëllimit dhe ndjenjës së fajit
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ
(Ez-Zumer: 53)
“Thuaj: O robërit e Mi që keni bërë tepricë kundër vetes tuaj, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.”
→ Një ajet që fshin gjurmët e fajit dhe hap dyert e shpresës.
4️⃣ Forcimi i shpirtit përballë tundimeve dhe dobësisë së dëshirave
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى * فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ
الْمَأْوَى
(En-Nazi’at: 40–41)
“Sa për atë që ka frikë nga qëndrimi para Zotit të vet dhe e pengon veten nga epshet, vendbanimi i tij do të jetë Xheneti.”
→ Edukon shpirtin për përballje dhe durim.
5️⃣ Ndërtimi i vetëbesimit pa mendjemadhësi
> ﴿إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ﴾
(El-Huxhurat: 13)
“Vërtet, më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshmi.”
→ Nuk kanë vlerë prejardhja, pasuria apo bukuria…
por vetëm zemra dhe ajo që ka brenda saj.
6️⃣ Përfshirja e nuancave të ndjeshme psikologjike
▪️ Shembull: dallimi mes frikës dhe dridhjes, mes pikëllimit dhe brengës, mes zemërimit dhe përmbajtjes…
→ Çdo gjendje psikologjike e gjen përshkrimin e saj të saktë në Kur’an,
→ sikur Autori i këtij libri(Allahu) e njeh shpirtin tënd më mirë se ti!
✨ Përfundimi i mrekullisë:
Kur’ani nuk është vetëm një libër jurisprudence apo legjislacioni…
por është kushtetutë për shpirtin tënd, ilaç për zemrën tënde, frymë për të ikurit nga ngushtica e kësaj bote.
Ai shëron gjokset dhe udhëzon zemrat,
sepse është Fjala e Mëshiruesit… të Butit… që e di çfarë pëshpërit shpirti.
---
+38346161434 (wetsap&viber)