Lira Psikologe

Lira Psikologe Lirije Haziraj

03/12/2025

Njeriu shpesh mendon se refuzimi është formë mbrojtjeje, një mur që e mban të sigurt. Por ndonjëherë, duke mbyllur derën për dikë, pa e kuptuar, po ia mbyll vetes mundësinë për të parë më thellë. Çdo person që hyn në jetën tonë sjell një mësim të vogël, një reflektim të brendshëm. Disa na shfaqin mirësinë që e kemi harruar, disa prekin plagë të vjetra dhe na tregojnë ku ende kemi punë me veten. Ka njerëz që na duken të vështirë, jo sepse janë të tillë, por sepse prekin një pjesë tonën që nuk duam ta pranojmë.

Të tjerët janë si pasqyra. Në ta shohim reagimet tona, limitet, dëshirat, plagët e pashëruara. E kur i refuzojmë vetëm pse na trazojnë, shpesh po shmangim një të vërtetë që pret të njihet. Pranimi nuk do të thotë të lejosh gjithçka – por ta shikosh me kuriozitet çfarë të ngjall e tjetra anë. Sepse takimet njerëzore nuk janë rastësi, janë ftesa për t’u zgjeruar.

Në fund, rritja fillon në momentin kur nuk i shmangësh pasqyrat, por i sheh si udhërrëfyes drejt vetes

21/11/2025

Kur dikush është i lënduar emocionalisht, është normale të ndjejë trishtim, frikë apo zhgënjim. Nuk ka nevojë të shtyhet
të ‘është i fortë’ ose të fshehë ndjenjat. Mbështetja, pranimi i emocioneve dhe hapësira për të marrë frymë janë hapat e parë drejt përmirësimit.
Kujdesi i vazhdueshëm për vetveten
dhe ndarja e ndjenjave me dikë
të besueshëm ndihmon mendjen dhe trupin të rimarrin harmonizimin

18/11/2025

Kur mendja mbushet me zhurmë, trupi e ndjen i pari. Kur e lëshon pak hapësirë,
ai të tregon qartë çfarë po ndodh me ty.

Kthimi tek trupi ndihmon të ulesh ritmin,
ta kuptosh tensionin, lodhjen ose qetësinë që ke brenda. Ky fokus të rikthen
në momentin e tanishëm, të qetëson
dhe të lidh me veten në mënyrë
më të shëndetshme.
Është një mënyrë e thjeshtë për tu ndalë dhe për ta dëgjuar veten pa presion

22/10/2025

Shpesh, njerëzit më thonë: “Po mundohem fort… po s’mund të dal dot nga kjo gjendje.”
Dhe e vërteta është se shumica nuk janë duke jetuar — janë duke mbijetuar.
Duke vrapuar në një rreth të mbyllur, mes frikës, krahasimit dhe ndjenjës së pamjaftueshmërisë.

Në këtë ritëm të shpejtë, truri ynë aktivizon mekanizmat e mbijetesës:
ankthin, tensionin, kontrollin e tepruar, lodhjen emocionale.
Ne përpiqemi të arrijmë diçka — por shpesh s’e dimë as çfarë.
Gjithçka bëhet rutinë automatike, dhe brenda nesh ndodh një shkëputje nga vetja.

Por njeriu nuk mund të shërohet duke vrapuar më shpejt.
Shërimi fillon kur ndalet.
Kur e lejon veten të marrë frymë, të ndiejë, të kuptojë se çfarë po ndodh brenda tij.
Kur guxon të mos “funksionojë” për një moment — por të jetojë.

Ky ndalim është akt i vetëdijes, jo i dobësisë.
Sepse vetëm nga vetëdija fillon ndryshimi i vërtetë:
kur njeriu e njeh veten, e pranon dhimbjen, dhe e kthen energjinë nga lufta — në kujdes.

08/10/2025

Ankesa e vazhdueshme nuk është thjesht shprehje e pakënaqësisë — është një mënyrë e fshehtë për të kërkuar vëmendje dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Kur dikush viktimizohet, ai në fakt thotë: ‘Nuk kam kontroll mbi asgjë’, dhe kështu ia dorëzon fuqinë e vet çdo rrethane jashtë vetes.

Por kjo gjendje është një iluzion.
Sa herë e fajësojmë botën, njerëzit apo fatin, ne humbim aftësinë për të ndryshuar.
Vetëm kur e pranojmë se kemi zgjedhje – edhe për mënyrën si mendojmë – fillon ndryshimi i vërtetë.

Dalja nga viktimizimi nuk ndodh duke kërkuar më shumë dhembshuri, por duke ndërtuar më shumë vetëdije.
Pyet veten:
– A po ankohem, apo po marr përgjegjësi?
Sepse momenti që ndalon së ankuari, është momenti që fillon të rikthesh fuqinë tënde.

☀️Entuziazmi dhe reflektimi janë dy forca që na udhëheqin në jetë.Entuziazmi është energjia që na shtyn të provojmë, të ...
21/09/2025

☀️Entuziazmi dhe reflektimi janë dy forca që na udhëheqin në jetë.
Entuziazmi është energjia që na shtyn
të provojmë, të marrim rreziqe dhe të ecim përpara edhe kur kemi dyshime. Ai na jep guximin të ndërmarrim hapa të rinj dhe të ndjekim ëndrrat tona.

Por, vetëm entuziazmi nuk mjafton.
Pa reflektim, mund të humbasim drejtimin. Reflektimi është ai momenti i qetësisë
kur ndalemi, analizojmë përvojat tona
dhe mësojmë nga to. Ai na ndihmon
të marrim vendime më të mençura dhe
të kuptojmë se çfarë është vërtet
e rëndësishme për ne.

✨ Kur entuziazmi dhe reflektimi bashkohen, krijohet një ekuilibër
i shëndetshëm mes veprimit dhe mençurisë.
Kështu ne jo vetëm që ecim përpara,
por e bëjmë këtë me vetëdije dhe qartësi.

“ Në mundshi të ktheheni pas, kë do të dëshironi të takonit ?  – kështu fillon libri Pa u ftohur kafejaShoqja ime ma dhu...
31/08/2025

“ Në mundshi të ktheheni pas, kë do të dëshironi të takonit ? – kështu fillon libri
Pa u ftohur kafeja

Shoqja ime ma dhuroi këtë libër me një dedikim që më preku thellë:
Edhe po të kthehesha prap në kohë, ty do të të zgjedhja prap shoqe të zemrës. 💙

Ky dedikim më kujtoi se njerëzit që ia vlejnë, do të na zgjedhin gjithmonë – në çdo kohë, në çdo rrethanë, në çdo version të vetes sonë. 🌼

Miqësia e vërtetë është një pasuri që nuk ndryshket nga koha, nuk lëkundet nga sfidat, dhe nuk shuhet nga distancat.
Është një kujtesë se jeta nuk ka kuptim vetëm nga ajo që arrijmë, por nga ata që ecin me ne gjatë rrugës.
Aida Kelmendi Radoniqi mirënjojëse për miqësin tonë! ☘️

A keni edhe ju dikend që nëse do të ktheheni pas prap do ta takoni! 😊

Fëmijët që sillen “keq” shpesh tregojnë se diçka brenda tyre po ndodh — një ndjenjë e pazbuluar, një nevojë e paplotësua...
16/05/2025

Fëmijët që sillen “keq” shpesh tregojnë se diçka brenda tyre po ndodh — një ndjenjë e pazbuluar, një nevojë e paplotësuar, ose një dhimbje që nuk dinë si ta shprehin. Zgjidhja nuk është ndëshkimi, por ndërtimi i marrëdhënies.

🧠 Kupto emocione, jo vetëm sjellje
Çdo sjellje e “keqe” është një mesazh. Pyet veten: “Çfarë po më tregon fëmija përmes kësaj sjelljeje?”

🤝 Ndërto siguri emocionale
Fëmija ka nevojë të ndjehet i dëgjuar dhe i pranuar, edhe kur nuk sillet siç do prindi. Kjo nuk do të thotë të lejosh gjithçka, por të mos e refuzosh fëmijën si person.

👂🏼 Dëgjo më shumë, reago më pak
Kur fëmija flet, dëgjo pa gjykim. Mos e ndërprit për të dhënë këshilla. Prania jote e qetë ka më shumë efekt se çdo fjalë.

💬 Komuniko me gjuhën e ndjenjave
Thuaji: “Po e shoh që je i mërzitur. Jam këtu për ty.” — dhe vërtet qëndro aty.

💛 Marrëdhënia është baza. Sjellja ndryshon kur fëmija ndjehet i lidhur, i pranuar dhe i kuptuar.

Mosmirënjohja dhe pritjet: Një barrë e heshtur emocionaleShpesh ndjejmë lëndim kur dikush nuk e vlerëson mundin, kujdesi...
07/05/2025

Mosmirënjohja dhe pritjet: Një barrë
e heshtur emocionale

Shpesh ndjejmë lëndim kur dikush nuk
e vlerëson mundin, kujdesin apo dashamirësinë që kemi dhënë. Kjo ndjenjë ka rrënjë të thella në nevojën njerëzore për lidhje, përkatësi dhe vlerësim. Nga një këndvështrim psikologjik, pritjet që të tjerët të na kthejnë të njëjtën ndjeshmëri ose mirënjohje janë normale, por ato mund
të kthehen në burim zhgënjimi nëse nuk përmbushen.

Çfarë ndodh me ne emocionalisht?

Kur ndjejmë se jemi marrë si të mirëqenë, aktivizohet një ndjesi e braktisjes ose
e pavlerë. Kjo mund të sjellë ndjenja zemërimi të fshehur, lodhje emocionale dhe ulje të vetëbesimit – veçanërisht nëse kemi dhënë shumë pa u ndier të parë apo të vlerësuar.

Si mund ta menaxhojmë këtë?

• Reflektoni: A po jepni nga nevoja për të qenë të pranuar, apo nga vullneti i lirë?

• Vendosni kufij të shëndetshëm:
Jo çdo marrëdhënie duhet të ushqehet nëse është njëkahëshe.

• Kultivoni vlerësimin ndaj vetes: Vlerësojeni veten për atë që jeni, jo vetëm për atë që ofroni.

• Pranoni: Jo të gjithë dinë të falënderojnë ose të shprehin mirënjohje
dhe kjo flet më shumë për ta, sesa për ju.

Të jesh i mirë është virtyt, por të kujdesesh për veten është domosdoshmëri.

Nëse je ndier kështu ndonjëherë, komento ose shkruaj – nuk je vetëm.

Trupi ynë është më i mençur sesa e mendojmë. Ai na flet çdo ditë, në mënyra të ndryshme, por shpesh e mospërfillim. Në v...
01/02/2025

Trupi ynë është më i mençur sesa e mendojmë. Ai na flet çdo ditë, në mënyra të ndryshme, por shpesh e mospërfillim.
Në vend që t’i dëgjojmë sinjalet e tij, ne
i mbulojmë me punë, stres apo edhe me ilaçe që vetëm i shtypin simptomat pa
i shkuar në rrënjë problemit.

Një dhimbje koke mund të jetë më shumë se lodhje- ndoshta është shenjë e një tensioni emocional të pa zgjidhur.
Një ndjenjë rëndimit në stomak mund
të mos lidhet vetëm me ushqimin, por me ankthin ose stresin e mbledhur. Pagjumësia mund të jetë një mënyrë që trupi po
të tregon se diçka nuk është në harmoni
në jetën tënde.

Kur e dëgjon trupin, fillon ta kuptosh më mirë vetën. Fillon të dallosh se çfarë të bën mirë dhe çfarë po të dëmton. Ndoshta
të duhet më shumë pushim, ndoshta
të duhet të largohesh nga një mjedis që
të raskapit mendërisht ose ndoshta
të duhet të shprehesh emocionet
që i ke mbajtur të bllokuara.

Mos e trajto trupin tënd si mjet që duhet patjetër të funksionojë pa pushim.
Dëgjoje, kuptoje dhe kujdesu për te
me dashuri, sepse kur trupi flet dhe ne nuk e dëgjojmë, ai fillon të “bërtas” me dhimbje dhe sëmundje.

Çfarë po të thotë trupi yt tani ?
Dëgjoje !

Shpesh ndjejmë stres, ankth apo pasiguri dhe mundohemi t’i përballojmë vetëmPor a keni mjete dhe mënyra të duhura për ta...
30/01/2025

Shpesh ndjejmë stres, ankth apo pasiguri dhe mundohemi t’i përballojmë vetëm

Por a keni mjete dhe mënyra të duhura për ta bërë këtë?

Të ndihmosh veten nuk do të thot të shtypësh emocionet apo t’i injorosh sfidat. Do të thot të ndalosh, të reflektosh dhe të mësosh strategji të shëndetshme për përballimin e tyre.
Mund të fillosh me hapa të vegjël:

✅ Dëgjo veten - Si po ndihesh vërtet?

✅ Gjej qetësinë - Praktiko frymëmarrje të vetëdijshme ose meditimin

✅ Ndrysho këndvështrimin - Fokusohu te zgjidhjet, jo vetëm te problemet

✅ Fillo me veprime të vogla - Një hap i vogël sot mund të sjellë ndryshime të mëdha nesër

Por nëse e ndjen se ke nevojë për më shumë mbështetje, mos nguro të kërkosh ndihmë nga një psikolog ose terapist. Të punosh me një profesionist do të ndihmojë të ndërtosh një jetë më të qetë, më të balancuar dhe më të përmbushur.

Ti nuk je vetëm, në këtë rrugëtim 💜

Address

Vital Diagnostika Rr. Nënë Terezë
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lira Psikologe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Lira Psikologe:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category