Logopede - Fjolla Gashi

Logopede - Fjolla Gashi Speech Therapist

26/01/2025
19/01/2025

Në kuadër të institutit për shërbime psikologjike-sociale "Visar Sadiku SH.P.K" ofrohen këto shërbime nga logopedja Fjolla Gashi:

Tërësia e diagnozave që trajtohen:

Vonesa gjuhësore
Vonesa në të folur
Çrregullim social i komunikimit
Down Syndrome
Çrregullimet e dëgjimit
Çrregullimet e artikulimit
Crregullimet në të nxënë
Crregullimin e spektrit të autizmit
Belbëzim
Afazi
Dispraksi

19/01/2025

Sherbime te stimulimit
Elsa Baca- Psikologe

Si ndikon loja në zhvillimin e të folurit të fëmijës?-Loja është një mjet i fuqishëm për të nxitur komunikimin dhe gjuhë...
14/01/2025

Si ndikon loja në zhvillimin e të folurit të fëmijës?

-Loja është një mjet i fuqishëm për të nxitur komunikimin dhe gjuhën! Përmes lojës, fëmijët mësojnë:
1️⃣ Fjalë të reja duke emërtuar lodrat, ngjyrat dhe format.
2️⃣ Të zhvillojnë imagjinatën përmes lojërave me role, si “mjeku” apo “sh*tesi”.
3️⃣ Të ndjekin udhëzime në lojëra si “ndërto një kullë” ose “gjej arushin”.
4️⃣ Të praktikojnë ndërveprim social duke ndarë lodrat dhe duke komunikuar me të tjerët.

Këshilla për prindërit:
• Kaloni kohë duke luajtur me fëmijën tuaj dhe flisni për gjithçka që bëni.
• Përdorni lojëra edukative për të rritur fjalorin dhe të kuptuarit.
• Mbështesni përpjekjet e tyre për të folur, edhe kur fjalët nuk shqiptohen saktë.

Loja nuk është vetëm argëtim – është baza për një zhvillim të shëndetshëm gjuhësor!

Si ta dini kur fëmija juaj ka nevojë për terapi logopedike?-Ka vështërsi për të shprehur: deshirat,mendimet nevojat.-Ka ...
14/01/2025

Si ta dini kur fëmija juaj ka nevojë për terapi logopedike?

-Ka vështërsi për të shprehur: deshirat,mendimet nevojat.
-Ka vështërsi në artikulim të tingujve
-Ka pak fjalë në fjalorin e tij/saj krahasuar me moshën e tij/saj
-Persëritë:
fjalët,fjalitë, pyetjet,përgjigjjet e tjetrit nga i cili i ndëgjon.
-Belbëzon

30/12/2024

Disfagia (Çrregullimi i gëlltitjes, Vështirësia në gëlltitje)

Disfagia përfshin çrregullimet që kanë lidhje me marrjen e ushqimit, përtypjen dhe gëlltitjen e ushqimeve të lëngëta dhe të ngurta (edhe të pështymës) nga goja për në stomak. Çrregullimet e gëlltitjes mund të manifestohen në mënyra të ndryshme: si dhimbje në gëlltitje, kalim të copave të ushqimit në rrugët e frymëshkëmbimit , që shkakton kollë, si dhe të vjella pas proçesit të gëlltitjes.
Shkaqet e disfagisë janë të ndryshme: ajo mund të shkaktohet nga një ftohje banale, një inflamacion i faringut, por edhe nga sëmundje neurologjike të rënda ose çrregullime psiqike.
Rreziqet dhe pasojat e çrregullimeve të gëlltitjes janë:

Rreziku i asfiksisë gjatë kalimit të ushqimit ose lëngjeve.
Bronkitet dhe pneumonitë, që shfaqen pas aspirimit të ushqimeve ose lëngjeve.
Rënia në peshë , mosushqyerja dhe dehidratimi : ushqyerja ose hidratimi i pamjaftueshëm për shkak të çrregullimeve të gëlltitjes dhe frikës nga asfiksia.
Presioni psiqik dhe izolimi shoqëror (evitimi i ngrënies jashtë shtëpisë me shoqërinë).

Aktivitet i realizuar gjate seances logopedike. Puzzle ju ndihmon femijeve ne zhvillimin fizik, kognitiv dhe emocional.
30/12/2024

Aktivitet i realizuar gjate seances logopedike. Puzzle ju ndihmon femijeve ne zhvillimin fizik, kognitiv dhe emocional.

30/12/2024

HIERARKIA E AFTËSIVE TË LOJËS SHOQËRORE

• Secili prej këtyre hapave është vendimtar që një fëmijë të mësojë aftësi të vlefshme sociale!

• Lojë e pa zënë: Lëvizjet e rastësishme shihen tek foshnjet dhe të vegjlit.
• Lojë e vetmuar: Fëmijët luajnë vetëm dhe nuk janë të interesuar për të tjerët rreth tyre. Shihet tek të vegjlit 2-3 vjet.
• Loja e shikuesve: Fëmija vëzhgon të tjerët duke luajtur, por nuk bashkohet. Shihet tek fëmijët 2,5-3,5 vjeç.
• Lojë paralele: Fëmijët luajnë krah për krah, por nuk janë të përfshirë në mënyrë aktive me njëri-tjetrin. Shihet tek fëmijët 2,5-3,5 vjeç.
• Loja shoqëruese: Fëmijët luajnë krah për krah, por nuk ka rregulla apo qëllime të përbashkëta. Ata fillojnë të përfshihen më shumë me atë që bëjnë të tjerët rreth tyre. Shihet tek fëmijët 3-4 vjeç.
• Lojë bashkëpunuese: Lojë në grup dhe punë ekipore. Shihet tek fëmijët 4-6 vjeç.

Aktivitet i realizuar gjate seances logopedike.
30/12/2024

Aktivitet i realizuar gjate seances logopedike.

Address

Podujevë
10000'

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede - Fjolla Gashi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram