Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA Kjo është faqja zyrtare e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA, përmes së cilës ju mund të informoheni rreth aktiviteteve dhe të rejave më të fundit të qendrës.

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA është organizatë jo qeveritare e cila synon bashkëpunimin e mirëfilltë me partnerë ndërkombëtar dhe vendor, institucione qeveritare dhe të shoqërisë civile me qëllim që të përkrah dhe të asistojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve sociale të bazuara në komunitet për fëmijë me aftësi të kufizuara si dhe fëmijë nga kategoritë tjera të cenuara, dhe familjet e tyre. PEMA ofron:

• Shërbime psikosociale/rehabilituese dhe këshilluese për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe fëmijë nga kategoritë e tjera të cenuara përmes Qendrave të Kujdesit Ditor.

• Këshillime psikologjike për prindër/kujdestarë të fëmijëve në nevojë;

• Vetëdijësimin dhe fuqizimin e prindërve për të avokuar dhe lobuar për të drejtat e fëmijëve;

• Organizimin e tryezave të rrumbullakëta, seminareve dhe konferencave që adresojnë nevojat dhe të drejtat e fëmijëve nga kategoritë e cenuara;

• Krijimin e hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira në fushën e ofrimit të shërbimeve për fëmijë;

• Monitorimin e zbatimit të ligjieve dhe politikave kombëtare për fëmijët;

• Senzibilizimin dhe mobilizimin e autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional, sensibilizimin e ofruesve të shërbimeve dhe të aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve;

• Rritjen e vetëdijësimit tek opinioni i gjerë për çështjet e mbrojtjës së fëmijëve pa dallim;

• Rritjen e pjesmarrjes së fëmijëve dhe të gjitha grupeve që janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve. PEMA ka krijuar dhe zhvilluar katër qendra të specializuara ditore në katër komuna të Kosovës (Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan). Adresat:

Zyra menaxhuese në Prishtinë:
Rruga Tirana Blloku A6, Hyrja B5 Nr.18
Numri kontaktues: +383 44 491 623

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Prizren:
Rruga Engjëll Berisha – QMF Nr.1
Numri kontaktues: 048-656-065

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë:
Rruga Filip Shiroka, pa numër
Numri kontaktues: 048-656-066

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Ferizaj:
Rruga Driton Islami - Llamella B 03, Nr.1
Numri kontaktues: 048-656-067

Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA në Gjilan:
Ruga 7 Shtatori, nr.2
Numri kontaktues: 048-656-068

Takim Profesional në PEMA me Rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për AutizminMë 2 prill, me rastin e Ditës Botëro...
02/04/2026

Takim Profesional në PEMA me Rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Më 2 prill, me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, në Qendrën e Kujdesit Ditor- PEMA në Gjilan u zhvillua një takim profesional mbi politikat arsimore, shërbimet mbështetëse dhe praktikat gjithëpërfshirëse në arsim. Në takim morën pjesë profesionistë të fushës, përfshirë psikologë, mësimdhënës, mësues mbështetës, asistentë dhe edukatorë.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre profesionale dhe diskutuan sfidat në punën me fëmijët me nevoja të veçanta, veçanërisht me fëmijët me autizëm. Gjithashtu, u propozuan ide konkrete për përmirësimin e përfshirjes aktive të këtyre fëmijëve në procesin arsimor, duke nxitur qasje gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.

Takimi u vlerësua si i suksesshëm dhe me rëndësi të veçantë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve dhe avancimin e praktikave gjithëpërfshirëse në arsim.

Përfshirja Fillon me Bashkëpunim: Tryezë Gjithëpërfshirëse për AutizminNë kuadër të shënimit të 2 Prillit – Ditës Botëro...
02/04/2026

Përfshirja Fillon me Bashkëpunim: Tryezë Gjithëpërfshirëse për Autizmin

Në kuadër të shënimit të 2 Prillit – Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA në Pejë organizoi një tryezë gjithëpërfshirëse, me qëllim bashkimin e profesionistëve të arsimit dhe shërbimeve mbështetëse për të diskutuar mbi përfshirjen dhe mbështetjen e fëmijëve me autizëm në mjedisin shkollor.

Ky aktivitet shërbeu si një hapësirë e rëndësishme bashkëbisedimi për shkëmbimin e përvojave, identifikimin e sfidave dhe diskutimin e praktikave efektive që kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për të gjithë nxënësit.

Në kuadër të kësaj tryeze u trajtuan çështje që lidhen me mbështetjen e fëmijëve me autizëm në shkolla, si dhe sfidat dhe vështirësitë në integrimin e tyre në procesin arsimor.

Në këtë takim morën pjesë zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, përfaqësues të ekipit komunal për vlerësime pedagogjike, psikologë shkollorë, asistentë, mësues mbështetës, mësues të klasës, edukatorë, mësimdhënës nga Qendra Burimore, si dhe përfaqësues të ekipit komunal të komunitetit për persona me nevoja të veçanta.

TË KUPTOJMË AUTIZMIN PËR NJË KLASË MË GJITHËPËRFSHIRËSE DHE MBËSHTETËSEJanë zhvilluar sesione informuese me karakter edu...
02/04/2026

TË KUPTOJMË AUTIZMIN PËR NJË KLASË MË GJITHËPËRFSHIRËSE DHE MBËSHTETËSE

Janë zhvilluar sesione informuese me karakter edukativ dhe ndërgjegjësues mbi autizmin, me fokus në shpjegimin e këtij çrregullimi, identifikimin e simptomave dhe theksimin e rëndësisë së mirëkuptimit dhe përkrahjes ndaj personave në spektrin autik.

Këto sesione janë organizuar dhe realizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor- PEMA në Ferizaj, duke u mbajtur në disa institucione arsimore, përfshirë SHFMU “Halit Ibishi” në fshatin Cërnillë, SHFMU “Tërrn” në fshatin Tërrn, SHFMU “Afrim Abazi” në lagjen Sherret, si dhe shkollën “Visar Dodani” në fshatin Varosh.

Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxënës, të cilët janë angazhuar në diskutime dhe aktivitete të përshtatura për moshën e tyre, me qëllim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit.

Këto sesione kanë kontribuar në promovimin e empatisë, pranimit dhe përfshirjes sociale në komunitetin shkollor.

Melodi për të Çdo Zë: Aktivitet Muzikor-Edukativ në Kuadër të Ditës Botërore të AutizmitNë kuadër të projektit “Unisound...
01/04/2026

Melodi për të Çdo Zë: Aktivitet Muzikor-Edukativ në Kuadër të Ditës Botërore të Autizmit

Në kuadër të projektit “Unisound”, Trio Frymor zhvilloi një aktivitet muzikor-edukativ në Qendrën e Kujdesit Ditor- PEMA në Gjilan, për të shënuar Ditën Botërore të Autizmit. Ngjarja filloi me një program interpretativ të flautistëve, ku fëmijët u njohën me tingujt unikë dhe karakteristikat e veçanta të instrumenteve frymore.

Pas prezantimit, aktiviteti u bë interaktiv: çdo fëmijë pati mundësinë të eksplorojë instrumentet dhe të krijojë tinguj vetë, duke u bërë pjesë aktive e përvojës artistike.

Në përmbyllje, aktiviteti krijoi një përvojë të këndshme dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët, duke i angazhuar ata përmes muzikës, bashkëpunimit dhe shprehjes kreative, në një atmosferë pozitive dhe motivuese.

STAFI I SHKOLLËS “ISA BOLETINI” NË QENDRËN “PEMA”: NJË PËRVOJË EDUKATIVEStafi i shkollës “Isa Boletini” në Isniq – Diell...
31/03/2026

STAFI I SHKOLLËS “ISA BOLETINI” NË QENDRËN “PEMA”: NJË PËRVOJË EDUKATIVE

Stafi i shkollës “Isa Boletini” në Isniq – Diellëza Hulaj (logopede), Arta Tahirukaj (psikologe) dhe Donika Tahiraj (pedagoge), me rastin e 2 Prillit realizuan një vizitë në Qendrën e Kujdesit Ditor-PEMA në Pejë.

Gjatë vizitës, nga koordinatorja e qendrës u njohën me shërbimet që ofrohen, hapësirat punuese dhe aktivitetet ditore. Ata gjithashtu kaluan kohë cilësore me fëmijët, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese.

Për fëmijët dhe stafin, sollën ushqime si dhe një pikturë të realizuar nga arsimtarja e artit.

Kjo vizitë pati një rëndësi të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, duke forcuar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërmjet institucioneve.

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor- PEMA shënojnë Ditën Botërore të TeatritSot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, ...
27/03/2026

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor- PEMA shënojnë Ditën Botërore të Teatrit

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor- PEMA në Pejë realizuan një vizitë në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”.

Gjatë kësaj vizite, ata u mirëpritën nga z. Gent Karagjyzi, i cili u prezantoi një historik të shkurtër të këtij institucioni kulturor. Më pas, për fëmijët u organizua shfaqja e filmave të animuar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese.

Ky aktivitet kishte për qëllim pasurimin e përvojave të fëmijëve përmes ndërthurjes së edukimit me argëtimin, si dhe nxitjen e interesimit dhe përfshirjes së tyre në aktivitete kulturore dhe artistike.

BASHKË PËR NJË KOMUNË GJITHËPËRFSHIRËSE – ÇELËSI I BASHKËPUNIMITNë kuadër të 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Sindromë...
21/03/2026

BASHKË PËR NJË KOMUNË GJITHËPËRFSHIRËSE – ÇELËSI I BASHKËPUNIMIT

Në kuadër të 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, PEMA zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, me fokus forcimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në nivel lokal, sfidat në qasjen në shërbime cilësore dhe nevojën për zgjerimin e shërbimeve psikosociale, rehabilituese dhe edukative. U theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i PEMA-s dhe ndikimi i saj në mirëqenien dhe përfshirjen e fëmijëve në komunitet.

Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për mbështetje të qëndrueshme institucionale, përmes përfshirjes së shërbimeve me bazë komunitare në buxhetimin komunal, si një hap i domosdoshëm për garantimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së tyre.

Në përmbyllje, PEMA i dorëzoi Kryetarit “Çelësin e Bashkëpunimit”, si simbol i angazhimit të përbashkët për një komunë më gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë ndihet i pranuar, i mbështetur dhe i vlerësuar.

ASNJË FËMIJË NË PËRJASHTIM SOCIALPËR SIGURI, PËRFSHIRJE DHE MIRËQENIEN E ÇDO FËMIJE21 MARS – DITA BOTËRORE E SINDROMËS D...
21/03/2026

ASNJË FËMIJË NË PËRJASHTIM SOCIAL
PËR SIGURI, PËRFSHIRJE DHE MIRËQENIEN E ÇDO FËMIJE
21 MARS – DITA BOTËRORE E SINDROMËS DOWN

Kjo ditë na fton jo vetëm të reflektojmë, por edhe të veprojmë për një shoqëri ku çdo fëmijë ndihet i përfshirë, i sigurt dhe i vlerësuar.

Në një kohë kur përjashtimi social mbetet ende sfidë për shumë fëmijë me nevoja të veçanta, përfshirë edhe fëmijët me sindromën Down, është përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë dhe institucioneve që të sigurojnë mbështetje të qëndrueshme dhe të ndërtojnë një mjedis gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë ka mundësi reale për pjesëmarrje të plotë në jetën shoqërore.

Në shënim të 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down, Qendrat e Kujdesit Ditor – PEMA në Pejë dhe Gjilan organizuan aktivitete ndërgjegjësuese me fokus promovimin e përfshirjes sociale, sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve me Sindromën Down.

Në Pejë, aktiviteti “Harta e Përfshirjes” u realizua në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani”, duke krijuar një hapësirë ku fëmijët reflektuan dhe ndanë mesazhe për barazi, pranimin e dallimeve dhe përfshirje në jetën e përditshme.

Në Gjilan, aktiviteti “Rrethi i Sigurisë”, i realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega Gjilan dhe Policinë e Komunitetit, kishte për qëllim promovimin e sigurisë, mbështetjes dhe përfshirjes së fëmijëve me Sindromën Down. Përmes aktiviteteve ndërvepruese dhe stacioneve edukative, fëmijët mësuan si të kërkojnë ndihmë, të kujdesen për njëri-tjetrin dhe të ndihen të sigurt dhe të mbështetur nga komuniteti dhe institucionet.

Këto aktivitete theksuan se përfshirja reale ndërtohet përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, shkollave, organizatave dhe komunitetit.

Le të vazhdojmë të angazhohemi së bashku për:
• të luftuar përjashtimin social,
• të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse,
• dhe të garantuar që çdo fëmijë të ketë vendin dhe zërin e tij në shoqëri.

Falënderojmë të gjithë partnerët, bashkëpunëtorët dhe pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre!

Fëmijët e PEMA-s njohin universin në “Astronomy Outreach of Kosovo”Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA – Ferizaj dh...
13/03/2026

Fëmijët e PEMA-s njohin universin në “Astronomy Outreach of Kosovo”

Fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA – Ferizaj dhe Pejë realizuan një vizitë në Rashticë të Shtimes, ku patën mundësinë të përjetojnë nga afër një eksperiencë shumë interesante dhe edukative, të organizuar në bashkëpunim me Astronomy Outreach of Kosovo.

Gjatë kësaj vizite, fëmijët u njohën më shumë me botën e hapësirës dhe planetet, duke e rritur edhe më shumë kureshtjen dhe interesimin e tyre për universin. Përmes teleskopit ata patën mundësinë të shohin yjet, asteroidët dhe Diellin, duke përjetuar një ndjesi të veçantë dhe magjepsëse.

Kjo përvojë ishte shumë e veçantë për fëmijët, të cilët përjetuan një ndjesi të bukur duke parë nga afër objekte që zakonisht i shohim vetëm në libra apo në fotografi. Aktiviteti u shndërrua në një moment të paharrueshëm, plot emocion, mësim dhe zbulim.

Qendra e Kujdesit Ditor PEMA vazhdon të krijojë mundësi të reja për fëmijët, duke i nxitur ata të mësojnë, të eksplorojnë dhe të zhvillojnë kureshtjen për botën që i rrethon.

8 Marsi në Qendrat e Kujdesit Ditor PEMA – Një Ditë Kushtuar Nënave🌸Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas,...
07/03/2026

8 Marsi në Qendrat e Kujdesit Ditor PEMA – Një Ditë Kushtuar Nënave🌸

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Qendrat e Kujdesit Ditor- PEMA në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj u organizuan aktivitete të veçanta të dedikuara për nënat dhe gratë, duke krijuar hapësira reflektimi, mbështetjeje dhe mirënjohjeje për rolin e tyre të rëndësishëm në familje dhe shoqëri.

Në Ferizaj, aktiviteti u shënua në një atmosferë të ngrohtë falënderimi dhe respekti. Fëmijët shpërndanë lule të punuara nga vetë duart e tyre, si dhe mirënjohje për nënat, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e gruas në rrethin shoqëror, ndërsa nënat ndanë përvojat dhe ndjesitë e tyre lidhur me rrugëtimin pranë qendrës ndër vite, duke reflektuar mbi përvojën e tyre si nëna vetëkujdesëse.

Në Gjilan, aktiviteti u zhvillua me temën “Arti i Nënave”, duke krijuar një hapësirë relaksuese dhe mbështetëse për prindërit. Përmes aktiviteteve artistike dhe punëve kreative, nënat patën mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke përdorur artin si formë relaksimi dhe shprehjeje personale.

Ndërsa në Pejë, u organizua një takim i veçantë me titull “Kafe mes Nanash”, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe nën tinguj të butë muzike, nënat patën mundësinë të ndajnë emocione, mendime dhe përvoja personale. Diskutimi u përqendrua në forcën e nënës, kujdesin për veten dhe rikthimin e identitetit personal. Përmes aktiviteteve relaksuese, kartave të ndjenjave dhe lojërave argëtuese, u krijua një hapësirë e sigurt për shprehje dhe reflektim. Takimi u përmbyll me “Rrethin e Mirënjohjes”, ku nënat ndanë falënderime për mbështetjen që PEMA u ofron në përballimin e sfidave të përditshme, ndërsa në shenjë respekti secila prej tyre pranoi një dhuratë simbolike.

Këto aktivitete shërbyen si një moment i veçantë për të vlerësuar fuqinë, përkushtimin dhe dashurinë e nënave, duke forcuar edhe më shumë lidhjen dhe bashkëpunimin mes familjeve dhe Qendrave të Kujdesit Ditor PEMA. 🌸

“KUR PËRVOJA TAKON BREZIN E RI: Veteranët e Arsimit në Qendrën PEMA”Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Qendra e K...
07/03/2026

“KUR PËRVOJA TAKON BREZIN E RI: Veteranët e Arsimit në Qendrën PEMA”

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Qendra e Kujdesit Ditor- PEMA në Pejë pati nderin të mirëpresë përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Pejës, në një vizitë të veçantë dhe plot domethënie.

Gjatë këtij takimi, veteranët ndanë me fëmijët e qendrës përvojën dhe bagazhin e tyre të pasur profesional, duke sjellë rrëfime të çmuara nga vitet e përkushtimit në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijes.

Momente tejet emocionuese u krijuan kur ata, me shumë dashuri, treguan për punën e tyre, sakrificat dhe sfidat me të cilat janë përballur ndër vite për të kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e arsimit shqip.

Në përmbyllje të këtij takimi të ngrohtë, veteranët dhuruan dhurata për fëmijët, ndërsa Qendra e Kujdesit Ditor PEMA shprehu mirënjohjen e saj duke iu dhuruar punime të realizuara me shumë dashuri nga vetë fëmijët.

Një takim që na kujtoi edhe një herë se mësuesit janë drita që ndriçojnë rrugën e brezave.

Address

Rruga: Tirana, Blloku A6, Hyrja B5 Nr. 18
Prishtinë
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Kujdesit Ditor - PEMA:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram