Konsulencë farmaceutike:
I shërben kompanive farmaceutike për të krijuar fushata të mirëfillta të prezantimit të produkteve në tregun e Kosovës dhe në Rajon. Studime tregu, konsulencë për çështje rregullatore si regjistrim, riregjistrim, variacione të produkteve dhe planifikim. Plotësim aplikacionesh dhe përcjellje të proçedurave pranë institucioneve.
2. Shkolla e edukimit profesional:
• Kurse para përgatitore për studentët e sapodiplomuar që duan të bëjnë karrierë si përfaqësues mjekësor, (Teori dhe praktikë në terren)
• Trainime për përfaqësues mjekësor, për të përmirësuar performancën e tyre dhe për tu bërë përfaqësuesit më të mirë në rajon.
• Trainime për area manaxher, si të planifikojnë në mënyrë të suksesshme dhe të bejnë diferencën në kompaninë ku punojnë.
• Trainime për çështje rregullatore, të dedikuara për farmacistë që duan të bëjnë një karrierë në këtë fushë
3. Shërbime farmaceutike: Sigurimi i cilësisë është sistemi më i rëndësishëm në fushën farmaceutike. Ne ofrojmë:
• Trainime të përgjithshme për sigurimin e cilësisë.
• Trainime të dedikuara
• Asistencë në ndërtim dhe implementim e sistemit të sigurimit të cilesisë dhe krijim të proçedurave standarte operative (SOP) për industrinë & depo farmaceutike.