Dr.Dardan Hoxha Urolog

Dr.Dardan Hoxha Urolog Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr.Dardan Hoxha Urolog, Urologist, Pristina.

Condyloma acuminata ose ndryshe lythat gjenital, shkaktohen nga prania e Human Papillomavirus (HPV).Nga ky virus mund të...
03/01/2026

Condyloma acuminata ose ndryshe lythat gjenital, shkaktohen nga prania e Human Papillomavirus (HPV).

Nga ky virus mund të preken të dy gjinitë meshkujt dhe femrat.
Jane masa të vogla dhe të buta që shfaqen në organet gjenitale.
Këto ndryshime mund të shkaktojnë pa rehati dhe kruarje.
Condilomat ose lythat gjenitale transmetohen me rrugë seksuale.
Shfaqja e tyre mund të vonojë disa javë deri në disa muaj pas infektimit.
Në shumicën e rasteve condilomat shkaktohen nga HPV (Human Papilloma Virus). Ka rreth 30-40 lloje të HPV-së që mund të prekin organet gjenitale.
Mos trajtimi i tyre te meshkujt mund te shkaktoj kancer te organeve gjenitale ndersa tek femrat shkaktare te kancerit te qafes se mitres.

INFERTILITETI MASHKULLOR  Infertiliteti mashkullor përkufizohet si pamundësia për të arritur shtatzëni pas 12 muajsh mar...
01/01/2026

INFERTILITETI MASHKULLOR


Infertiliteti mashkullor përkufizohet si pamundësia për të arritur shtatzëni pas 12 muajsh marrëdhënie të rregullta seksuale pa mbrojtje. Në rreth 40–50% të rasteve, shkaku lidhet me faktorë mashkullorë.

📌 Shkaktarët kryesorë
✔️ Çrregullime të spermës (numër i ulët, lëvizshmëri e dobët, forma jonormale)
✔️ Varikocela (shkaku më i shpeshtë i korrigjueshëm)
✔️ Çrregullime hormonale
✔️ Infeksione urogjenitale
✔️ Shkaqe gjenetike
✔️ Stil jetese jo i shëndetshëm (duhan, alkool, obezitet, stres)

Si trajtohet?
🔹 Trajtim medikamentoz dhe antioksidantë
🔹 Trajtim hormonal (kur indikohet)
🔹 Trajtim kirurgjikal (p.sh. varikocela)
🔹 Metoda të riprodhimit të asistuar (IUI, IVF, ICSI)
📌 Mesazh i rëndësishëm
📢 Infertiliteti mashkullor nuk është i pashërueshëm.
Vlerësimi i hershëm nga urologu dhe spermiogrami janë hapi i parë drejt zgjidhjes.

TUR-Tu vesicae urinariaResekimi transurethral i mases tumorale ne fshikez urinareDr.med.Dardan Hoxha
28/12/2025

TUR-Tu vesicae urinaria
Resekimi transurethral i mases tumorale ne fshikez urinare

Dr.med.Dardan Hoxha

27/12/2025

Thyerja e gurit në fshikëz urinare ( Cystolithotripsia)

Dr.med. Dardan A.Hoxha

24/07/2025

Helmim nga ushqimi
(Intoksikimi alimentar)

Helmimi me ushqim është një grup shenjash dhe simptomash që një person ose disa njerëz kanë pas ngrënies së ushqimit ose pijeve të kontaminuara nga baktere, viruse, parazitë, toksinave bakteriale ose kimikateve.

Çfarë e shkakton helmimin nga ushqimi?

Helmimi nga ushqimi mund të rezultojë nga kontaminimi i ushqimit para, gjatë ose pas përgatitjes së tij. Në të vërtetë, një person mund të ketë qenë i sëmurë kur nuk respektohen masat higjienike (p.sh. personi i sëmurë që merret me ushqimin), kur ushqimi është larë, gatuar ose ruajtur keq.
Disa ushqime mund të jenë më të ndjeshme ndaj kontaminimit:

Ushqime të papërpunuara ose të papjekura ( mish dhe vezë)

Frutat dhe perimet e papërpunuara (të pa lara ose të lara me ujë të kontaminuar)

Produkte të qumështit të papasterizuar. Pasterizimi është një teknikë e ruajtjes së ushqimit. Ai përfshin ngrohjen e ushqimit në një temperaturë specifike për një periudhë të caktuar kohore dhe ftohjen e tij të shpejtë më pas.

Lëng molle ose musht të papasterizuar

Ushqimi i lënë për një kohë të gjatë

Peshk dhe karkaleca të pa gatuar mirë

Ujë i patrajtuar

Shpesh aroma dhe pamja e ushqimit nuk ndryshohet edhe nëse është i kontaminuar, andaj bëni kujdes!
Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet ushqimeve të përgatitura në periudhën e verës! Disa ushqime janë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe nuk duhen ngrënë apo pirë nëse kanë qenë të ekspozuar ndaj nxehtësisë për një kohë të gjatë. Kur temperatura është më e lartë, bakteret riprodhohen më shpejt.

Cilat janë simptomat?

Simptomat kryesore të helmimit nga ushqimi ndodhin disa orë ose disa ditë pas ngrënies ose pirjes së ushqimit të kontaminuar. Ata duken si gastroenterit.

Nauze

Të vjella

Ngërçet

Diarreja

Ethe

Dhimbje koke

Shumica e infeksioneve ushqimore zgjasin vetëm disa ditë. Nga ana tjetër, mund të shkaktojë edhe komplikime dhe ta bëjë zorrën e trashë të irrituar për disa ditë. Në disa njerëz ose në varësi të shkakut të helmimit (p.sh. bakteret E. coli O157:H7 ose bakteret që shkaktojnë sëmundjen e hamburgerit), mund të ndodhin komplikime më serioze.
Njerëzit që janë në rrezik më të lartë të komplikimeve janë:

fëmijët

Gratë shtatzëna

Të moshuar

Njerëzit me një sistem imunitar më të dobët

Çfarë duhet të bëni nëse keni helmim nga ushqimi?

Shenjat dhe simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me ato të gastroenteritit. Prandaj është e rëndësishme që të qëndroni në shtëpi për t'u kujdesur për veten dhe për të shmangur transmetimin e sëmundjes te njerëzit e tjerë, derisa simptomat të zhduken. Përveç kësaj, rihidratimi dhe ushqimi i mirë janë dy mënyrat kryesore për të trajtuar gastroenteritin dhe për të shmangur komplikimet.

Për trajtimin e helmimit me ushqim mjeku në shtëpin tuaj ju vjen në ndihmë !
044 650 710

Shpëlarja e veshëve është një procedurë mjekësore që kryhet për të hequr dyllin e tepërt (cerumenin) ose papastërtitë që...
14/06/2025

Shpëlarja e veshëve është një procedurë mjekësore që kryhet për të hequr dyllin e tepërt (cerumenin) ose papastërtitë që bllokojnë kanalin e vesh*t.

Kur është e nevojshme shpëlarja e veshëve?

Shpëlarja bëhet kur:

Dylli bllokon plotësisht kanalin e vesh*t.
Pacienti ka humbje të përkohshme të dëgjimit.
Ka ndjesi bllokimi ose presioni në vesh.
Ka dhimbje ose kruarje të vazhdueshme.
Mjeku e sheh të nevojshme për arsye diagnostike ose para ekzaminimeve të tjera.

Shënim: Shpëlarja nuk rekomandohet nëse pacienti ka infeksion aktiv të vesh*t, daullen e vesh*t të çarë, ose ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në vesh, andaj ekzaminimi nga mjeku me otoskop( aparat per ekzaminimin e vesh*t) është i domosdoshëm para kësaj procedure.

Si bëhet shpëlarja e veshëve?
Procedura zakonisht zhvillohet në këtë mënyrë:

Përgatitja:

Veshët shpesh zbuten me pika vajore ose Hidrogjen solucion perpara procedures.

Procedura:

Një shiringë e veçantë përdoret për të futur ngadalë ujë të ngrohtë në vesh

Uji futet në kanal dhe më pas rrjedh jashtë, duke marrë me vete dyllin e zbutur.

Procedura mund të përsëritet disa herë deri sa veshi të pastrohet plotësisht.

Pas procedurës:

Veshi thahet me kujdes.

Në disa raste mund të vendosen pika qetësuese ose dezinfektuese.

Mjeku në shtëpinë tuaj
+38344650710
Prishtinë -Fushë Kosovë

12/05/2025
28/03/2025
07/03/2025

Vizite mjekësore në shtëpi
Vendosje të kateterit urinar
Shpërlarje të fshikzës urinare
Shpërlarje të veshëve
Aplikim të infuzioneve dhe injekcioneve
Pastrim të plagëve
Heqje të penjëve nga plaga
Klizëm pastruese të zorrës së trashë
Konsulta profesionale mjekësore

Mjeku në shtëpinë tuaj
+38344650710
Prishtinë-Fushë Kosovë-Obiliq

Address

Pristina
1000

Opening Hours

Monday 20:00 - 20:00
Tuesday 20:00 - 20:00
Wednesday 20:00 - 20:00
Thursday 20:00 - 20:00
Friday 20:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Telephone

+38344650710

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Dardan Hoxha Urolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category