Dr. Edita Blakaj - Shala

Dr. Edita Blakaj - Shala Dr.Edita Shala ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti I Prishtinës, në vitin 2009.

Shkollimin specialistik nga Endokrinologjia e ka përfunduar në
Klinikën e Enokrinologjisë-SHSKUK, në vitin 2019

Me zemër plot mirënjohje dhe përulësi pranoj këtë vlerësim nga Spitali Sheikh Zayed – Vushtrri.Ky çmim nuk është vetëm n...
31/12/2025

Me zemër plot mirënjohje dhe përulësi pranoj këtë vlerësim nga Spitali Sheikh Zayed – Vushtrri.
Ky çmim nuk është vetëm një mirënjohje për punën time, por një forcë e re për të vazhduar me dashuri, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj çdo pacienti.

Faleminderit stafit, kolegëve dhe institucionit për besimin, respektin dhe vlerësimin e treguar.

Këtë mirënjohje ua dedikoj pacientëve të mi – për durimin, besimin dhe mësimet që më japin çdo ditë. Ju jeni arsyeja pse kjo punë ka kuptim.

Në prag të Vitit të Ri, ju uroj të gjithëve shëndet, paqe në zemër dhe shpresë në çdo ditë që vjen. ✨🤍

With a heart full of gratitude and humility, I accept this recognition from Sheikh Zayed Hospital – Vushtrri.
This award is not only an appreciation of my work, but also a renewed strength to continue with love, dedication, and responsibility toward every patient.

I sincerely thank the staff, colleagues, and the institution for the trust, respect, and appreciation shown.

I dedicate this recognition to my patients — for their patience, trust, and the lessons they teach me every day. You are the reason this work has meaning.

As we approach the New Year, I wish everyone good health, peace in their hearts, and hope in every day to come. ✨🤍

Të bashkuar për shëndetin-Intervistë në RTK për DiabetinPata nderin të marr pjesë në një intervistë të veçantë në RTK në...
19/11/2025

Të bashkuar për shëndetin-Intervistë në RTK për Diabetin

Pata nderin të marr pjesë në një intervistë të veçantë në RTK në cilësinë e Ambasadores së Global Diabetes Walk për Kosovë, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, së bashku me Prof. Dr. Vahit Mutlu.

Gjatë bisedës theksuam:
- Rëndësinë e vetëdijesimit për diabetin në komunitetin tonë
- Simptomat e hershme dhe parandalimin e komplikimeve
- Përvojat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin për përmirësimin e kujdesit shëndetësor
- Mesazhin tonë për qytetarët: kujdes i hershëm, edukim i vazhdueshëm dhe bashkëpunim i gjerë për luftën kundër diabetit

Ky diskutim synon të sjellë informacione të qarta dhe praktike për qytetarët, duke i inkurajuar të marrin masa të hershme për shëndetin e tyre.

🙏 Faleminderit të veçantë Prof. Dr. Vahit Mutlu për kontributin dhe bashkëbisedimin frytdhënës.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun: https://youtu.be/0UkKDKbJ77I

United for health-RTK Interview on Diabetes Day

I had the honor to take part in a special interview on RTK as the Ambassador of the Global Diabetes Walk for Kosovo, on the occasion of World Diabetes Day, together with Prof. Dr. Vahit Mutlu.

During the discussion we emphasized:
- The importance of raising awareness about diabetes in our community
- Early symptoms and prevention of complications
- International experiences and cooperation to improve healthcare
- Our message to citizens: early care, continuous education, and broad collaboration in the fight against diabetes

This conversation aimed to deliver clear and practical information to citizens, encouraging them to take early steps for their health.

🙏 A special thank you to Prof. Dr. Vahit Mutlu for his valuable contribution and insightful discussion.

You can watch the full interview here: https://youtu.be/0UkKDKbJ77I

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊: 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, organizuam një ditë të mbushur me aktivitete për pacientët dhe komunitetin. Një ...
19/11/2025

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, organizuam një ditë të mbushur me aktivitete për pacientët dhe komunitetin. Një moment i veçantë ishte videoja sensibilizuese në bashkëpunim me KFOR, e cila solli mesazhin e unitetit, parandalimit dhe mbështetjes për shëndetin e qytetarëve tanë. Ky bashkëpunim simbolizon jo vetëm siguri, por edhe kujdes për jetën dhe mirëqenien e komunitetit.

Aktivitetet e tjera përfshinë:
- 🩺 Simpozium profesional me ekspertë të shëndetësisë
- 💉 M***e falas të glikemisë dhe HbA1c për qytetarët
- 📊 Shpërndarje falas e glukometërve dhe pako me ushqime dietale për pacientët
- 🤝 Aktivitetet edukative dhe mbështetëse për pacientët

🙏 Faleminderit KFOR për kontributin e tyre të çmuar dhe të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë ditë.

On the occasion of World Diabetes Day, we organized a special day filled with activities for patients and the community. A highlight of the event was the awareness video in collaboration with KFOR, which carried a strong message of unity, prevention, and support for the health of our citizens. This collaboration symbolizes not only security but also care for life and community well-being.

Other activities included:
- 🩺 Professional symposium with healthcare experts
- 💉 Free blood glucose and HbA1c measurements for citizens
- 📊 Distribution of free glucometers to patients
- 🤝 Educational and supportive activities for patients

🙏 A heartfelt thank you to KFOR for their valuable contribution, and to all partners who made this important day possible.

19/11/2025

💙 14 Nëntori – Dita Botërore e Diabetit
📍 Simpoziumi i Tretë i Diabetologjisë 2025

Më 14 nëntor, në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, u mbajt me sukses Simpoziumi i Tretë i Diabetologjisë 2025, një aktivitet i fokusuar në edukim profesional, rritje të ndërgjegjësimit dhe shkëmbim të njohurive bashkëkohore në menaxhimin e diabetit.
Ligjërues nga fusha të ndryshme të mjekësisë ndanë perspektivat e tyre duke e pasuruar diskutimin me qasje multidisiplinare.

Faleminderimet

Një mirënjohje e veçantë u drejtohet:
• SHSKUK dhe Spitalit Sheikh Zayed, për mbështetjen institucionale dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
• Odës së Mjekëve dhe Infermierëve, për angazhimin profesional.
• Dr. Bardhyl Gashi dhe veçanërisht Dr. Luan Gola, për lidershipin dhe përkrahjen e tyre.
• Shoqatës së Endokrinologëve, nën drejtimin e Dr. Elton Bahtirit, për ekspertizën dhe bashkëpunimin.
• Repartit të Internos, në veçanti Dr. Ahmet Ademit, për mbështetjen e pakursyer.

Faleminderjomë edhe:
• KEIS, për ofrimin e testimeve falas HbA1c
• Oxygen Pharma, për donacionin e glukometrave
• Shkollën e Mjekësisë “Viciana Med”
• Si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë që kontribuuan në organizimin e këtij simpoziumi

14/11/2025

🌍💙 Dita Botërore e Diabetit — Bashkë për Ndërgjegjësim

🎥🤝 Klip sensibilizues në bashkëpunim me KFOR-in

Sot, në Ditën Botërore të Diabetit, ne ngrisim zërin për një sëmundje që prek miliona njerëz në mbarë botën — shpesh pa shenja, shpesh e heshtur, por gjithmonë e pranishme.

Në bashkëpunim me KFOR-in, kemi realizuar një klip sensibilizues që përçon mesazhin:
💙 “Parandalimi fillon me ndërgjegjësimin. Kujdesi fillon me njohjen.”

Si doktoreshë endokrinologe, shoh çdo ditë se sa shumë ndryshon jeta kur diabeti zbulohet herët, kuptohet drejt dhe menaxhohet me kujdes.
🔹 Një m***e e vogël mund të shpëtojë një jetë.
🔹 Një vendim i vogël sot sjell një të ardhme më të shëndetshme nesër.

Faleminderit KFOR-it për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe për mbështetjen në përhapjen e një mesazhi kaq të rëndësishëm për shëndetin e komunitetit tonë.
Forca, ndërgjegjësimi dhe solidariteti janë arma jonë më e fortë në luftën kundër diabetit.

💙 Le të qendrojmë të informuar.
💙 Le të jemi të kujdesshëm.
💙 Le të veprojmë sot për nesër më të shëndetshëm.

PhDc Dr. Edita Blakaj Shala
Endokrinologe
Ambasadore e Global Diabetes Walk për Kosovën

Galeria e fotografive – EASD Vienna 2025
21/09/2025

Galeria e fotografive – EASD Vienna 2025

EASD (European Association for the Study of Diabetes) është organizatë ndërkombëtare që mbledh ekspertë nga e gjithë bot...
21/09/2025

EASD (European Association for the Study of Diabetes) është organizatë ndërkombëtare që mbledh ekspertë nga e gjithë bota për të avancuar kërkimin, parandalimin dhe trajtimin e diabetit.
Çdo vit organizon kongresin më të madh shkencor në këtë fushë.

🌍 Jam e lumtur ta ndaj me ju këtë lajm të veçantë! 💙Si Ambasadore e Global Diabetes Walk, kam kënaqësinë të njoftoj se E...
18/07/2025

🌍 Jam e lumtur ta ndaj me ju këtë lajm të veçantë! 💙
Si Ambasadore e Global Diabetes Walk, kam kënaqësinë të njoftoj se Ecja për Diabetin në Vushtrri, të cilën po e organizoj me përkushtim, është tashmë pjesë zyrtare e platformës globale!

📍 Më 14 Nëntor 2025, në Vushtrri, do të ecim së bashku për të rritur ndërgjegjësimin ndaj diabetit dhe për të përçuar një mesazh të fortë për shëndetin dhe edukimin.

🔗 Ecja është publikuar në faqen zyrtare të Global Diabetes Walk: https://globaldiabeteswalk.org/join-a-walk/only-together-we-can-win/

👉 Only together we can win – Global Diabetes Walk

🩵 Motoja jonë: "Only together we can win"
Sepse vetëm së bashku mund të bëjmë ndryshimin që ka rëndësi!

🙏 Faleminderit të gjithë atyre që po na përkrahin në këtë rrugëtim. Pres me padurim të ecim së bashku në nëntor!



🌍 Excited to share this special news! 💙
As an Ambassador of the Global Diabetes Walk, I’m proud to announce that the Diabetes Walk in Vushtrri, which I’m organizing with great dedication, is now officially listed on the Global Diabetes Walk platform!

📍 On November 14, 2025, we’ll walk together in Vushtrri, Kosovo to raise awareness about diabetes and spread a powerful message of health and education.

🔗 You can find our walk featured on the official Global Diabetes Walk website: https://globaldiabeteswalk.org/join-a-walk/only-together-we-can-win/

👉 Only together we can win – Global Diabetes Walk

🩵 Our motto: "Only together we can win"
Because I truly believe that collective action is the key to change.

🙏 Thank you to everyone supporting this journey. I can’t wait to walk side by side with you this November!

17/03/2025

Diabeti dhe Ramazani

Agjërimi në fenë islame nënkupton mos konsumimin e ushqimit, lëngjeve ose marrjes sëmedikamenteve nga koha para agimit e deri pas perëndimit të diellit. Agjërimi nuk është rrezik për jetën e njeriut të shëndoshë.
Agjërimi me sëmundje të sheqerit ose diabet është një sfidë e veçantë, megjithatë shumë besimtarë me diabet këmbëngulin në mbajtjen e agjërimit. Prandaj është e rëndësishme që profesionistët shëndetësorë të kenë njohuri lidhur me këshillimin e pacientëve për menaxhimin e diabetit gjatë muajit të ramazanit.

a) Dieta diabetike
Për të filluar, ju duhet një pjatë që nuk është shumë e madhe (rreth 22 cm). Tani që keni pjatën e duhur, është koha ta mbushni! Imagjinoni dy vija të vizatuara në pjatën tuaj duke e ndarë atë në tre pjesë:

1. Mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime pa amidon (niseshte).
Perimet pa niseshte kanë nivel më të ulët të karbohidrate, kështu që ato nuk e rrisin shumë sheqerin në gjak. Ato janë gjithashtu të mbuluara me vitamina, minerale dhe fibra, kjo i bën ato një pjesë tërëndësishme të një dietë të shëndetshme.
Shembuj të perimeve pa niseshte: specat, domatet, lakra (jeshile, e kuqe,), karrotat, trangujt,patëllxhani, bizelet, brokoli ose lulelakra, kërpudhat,zarzavatet për sallatë si, spinaq, rukola, kunguj, selino, asparagus etj.

2. Mbushni një të katërtën e pjatës tuaj me ushqime me proteina pa yndyrë
Ushqimet me proteina (veçanërisht ato nga burimet shtazore) duhet të merren me masë sepsezakonisht përmbajnë yndyra të ngopura, të cilat mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mbani në mend se disa ushqime proteinike me bazë bimore (si fasulet dhe bishtajore) janë gjithashtu me nivele të larta të karbohidrate.Shembuj të ushqimeve proteinike me më pak yndyrë janë: pulë (të largohet lëkura), peshq si salmoni,merluci, toni ose peshku shpatë, prerje viçi pa dhjam, mish pa dhjam, djath dhe gjizë, vezë. Burimet e proteinave me bazë bimore: fasule, thjerrëza, humus, arra, tofu.

3. Mbushni një të katërtën e pjatës tuaj me ushqime të pasura me karbohidrate
Këto ushqime kanë efektin më të madh në nivelin e sheqerit në gjak. Kufizimi i pjesës tuaj të ushqimeve me karbohidrate në një të katërtën e pjatës tuaj mund të ndihmojë që sheqeri në gjak të mos rritet shumë pas ngrënies.


Shembuj të ushqimeve me karbohidrate: drithërat integrale si orizi kaf, bulgur, tërshërë/bollgur,kokoshka, quinoa dhe produkte me drithëra të plota (bukë, makarona, tortilla), perime me niseshte si kungulli, bizelet e gjelbra, majdanozët, patatet, kungulli dhe patatja e ëmbël, fasule dhe bishtajore si fasulet e zeza, frutat dhe frutat e thata, qumështi dhe produktet e qumështit.

4. Pini ujë ose një pije me pak kalori
Uji është zgjedhja më e mirë sepse nuk përmban kalori apo karbohidrate dhe nuk ka efekt në nivelin e sheqerit në gjak. Opsione të tjera pijesh me zero ose me kalori të ulët përfshijnë: çaj pa sheqer (i nxehtë ose i ftohtë), kafe pa sheqer, ujë i gazuar

Në syfyr:
• Është e rëndësishme të mos anashkaloni vaktin e syfyrit, i cili duhet të hahet sa më vonë që të jetë e mundur para fillimit të agjërimit ditor.
• Konsumoni ushqimet me niseshte të pasura me fibra si drithërat ose tërshëra, gruri bulgur ose orizi kafe ose i egër.
• Thjerrëzat, qiqrat dhe fasulet janë burime të mira të proteinave dhe janë gjithashtu të larta në fibra.
• Bashkojini ato me fruta dhe perime pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kapsllëkut dhe për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme.
• Para se të filloni agjërimin e ditës, duhet të pini mjaft lëngje pa sheqer dhe pa kafeinë për të shmangur dehidrimin gjatë ditës.
Në vaktin e iftarit:
• Tradicionalisht agjërimi mund të prishet me hurma, ato janë të pasura me fibra por janë burim i pasur me karbohidrate.
• Dy hurma të mëdha mund të japin rreth 20 g karbohidrate, që është pothuajse e njëjtë me një fetë bukë. Mundohuni të kufizoni numrin e hurmave në një për të hapur agjërimin ose hapni agjërimin me një gotë ujë.
• Praktika e zakonshme e gëlltitjes së sasive të mëdha të ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe yndyrna, veçanërisht në vaktin e iftarit, duhet të shmanget.
• Përpiquni të rehidroheni me lëngje pa sheqer ku uji është alternativa më e mirë. Shmangni pijet e gazuara me sheqer ose lëngjet e frutave pasi këto do të rrisin sheqerin në gjak dhe mund t'ju bëjnë të ndiheni më të etur.

b) Rreziqet kryesore që lidhen me agjërimin në pacientët me diabet
• Hipoglicemia (sheqeri i ulët në gjak)
• Hiperglicemia (sheqeri i lartë në gjak)
• Ketoacidoza diabetike
• Dehidrimi (humbja e lëngjeve)
• Tromboza (trashja e gjakut)

c) Udhëzime të rëndësishme:
• Mbani gjatë agjërimit karbohidrate më veprim të shpejtë gjithmonë me vete
• Mbani gjatë agjërimit kartelën e diabetit me vete
• Testoni më shpesh se zakonisht vlerën e sheqerit në gjak,çdo 2-4 orë dhe sa herë që nuk ndiheni mirë,kjo nuk e ndërpret agjërimin

d) Nuk duhet të agjërohet në asnjë rast:
• Në diabetin Tip 1 të pastabilizuar;
• Në diabetin e pa kontrolluar ;
• Në diabetin me komplikime;
• Në ketoacidozë;
• Dhe gratë shtatzëna me diabet

e) Përfundojeni menjëherë agjërimin nëse:
• Vlera juaj e sheqerit në gjak është nën 3,3 mmol/l, merrni karbohidrate me veprim të
shpejtë.
• Nëse vlera juaj e sheqerit në gjak është mbi 16 mmol/l, merrni ilaçet tuaja për uljen e
sheqerit në gjak.
• Nëse vëreni gjatë agjërimit shenja dehidrimi (shterjeje, humbje e lëngjeve), pini ujë.
• Nëse gjatë agjërimit nuk ndjeheni mirë dhe të dezorientuar

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Faleminderit të gjithë mbështetësve tanë!Me përfundimin e këtij viti, dua të falënderoj nga zemra të gjithë pacientët, n...
26/12/2024

Faleminderit të gjithë mbështetësve tanë!

Me përfundimin e këtij viti, dua të falënderoj nga zemra të gjithë pacientët, ndjekësit dhe bashkëpunëtorët tanë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Çdo hap që kemi bërë së bashku ka qenë i çmuar.

Jam e nderuar të ndaj me ju Çertifikatën e Ambasadores së Global Diabetes. Kjo është një arritje që e ndaj me ju të gjithëve dhe shpreh mirënjohje për mundësitë që kemi për të përmirësuar shëndetin e komunitetit tonë.

Për vitin e ri, uroj shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë. Të vazhdojmë të punojmë së bashku për një vit më të mbarë dhe më të shëndetshëm!

Me respekt,
Dr. Edita Blakaj-Shala

23/12/2024

Një rikthim në momentet më të veçanta nga simpoziumi për Ditën e Diabetit, ku profesionistë të shquar dhe ekspertë ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me diabet. Një ditë e mbushur me diskutime frymëzuese, ligjërata të dobishme dhe përkushtim për rritjen e ndërgjegjësimit dhe avancimin e menaxhimit të diabetit.

Një përmbledhje e momenteve më të mira nga simpoziumi për Ditën e Diabetit, ku profesionistë shëndetësorë dhe ekspertë t...
21/12/2024

Një përmbledhje e momenteve më të mira nga simpoziumi për Ditën e Diabetit, ku profesionistë shëndetësorë dhe ekspertë të njohur ndanë njohuritë e tyre dhe diskutuan sfidat dhe qasjet inovative për menaxhimin e diabetit.
Një ditë e mbushur me fjalime frymëzuese, ligjërata profesionale dhe bashkëpunim për të avancuar kujdesin ndaj pacientëve.

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Edita Blakaj - Shala posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram