Assist Kosovo

Assist Kosovo Assist Kosovo është OJQ me mision zhvillimin e demokracisë dhe mbështetjen për arritjen e barazisë.

📊 Ju ftojmë të merrni pjesë në Anketën e WDN Europe & Eurasia!Rrjeti i Grave për Demokraci (WDN) për Evropë dhe Euroazi ...
04/04/2026

📊 Ju ftojmë të merrni pjesë në Anketën e WDN Europe & Eurasia!
Rrjeti i Grave për Demokraci (WDN) për Evropë dhe Euroazi po lançon anketën e parë rajonale, duke bashkuar zërat nga 24 vende të Evropës dhe Euroazisë.
Ju ftojmë ngrohtësisht të ndani deri në 10 minuta për të plotësuar anketën dhe për të ndarë perspektivat, nevojat dhe pritshmëritë tuaja si anëtare e vlefshme e rrjetit.
👉🏻 https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSciPWgkPMLYBEeNY_qv8G2eY4i8INiC25uSfD22F-R0bAHdyg/viewform?_hsmi=412141311⁠�
🗓 Afati i fundit: 17 prill 2026
💡 Pse ka rëndësi kjo?
Kontributi juaj do të ndikojë drejtpërdrejt në formësimin e aktiviteteve të ardhshme të rrjetit, duke përfshirë:
• Trajnime dhe punëtori tematike
• Mundësi rrjetëzimi
• Vizita studimore dhe programe shkëmbimi
• Iniciativa mentorimi
Kjo është mundësia juaj për të kontribuar aktivisht në forcimin e rrjetit tonë rajonal dhe për ta bërë atë më të përgjegjshëm, gjithëpërfshirës dhe me ndikim për të gjitha 🤝
🙏 Faleminderit për angazhimin, lidershipin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në ndërtimin e një komuniteti të fortë, të bashkuar dhe me ndikim të grave lidere.

📊 We invite you to participate in the WDN Europe & Eurasia Survey!

The Women’s Democracy Network (WDN) Europe & Eurasia is launching its first regional survey, bringing together voices from 24 countries across Europe and Eurasia.
We warmly invite you to take up to 10 minutes to complete the survey and share your perspectives, needs, and expectations as a valued member of the network.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSciPWgkPMLYBEeNY_qv8G2eY4i8INiC25uSfD22F-R0bAHdyg/viewform?_hsmi=412141311⁠�

🗓 Deadline: April 17, 2026

💡 Why does this matter?
Your input will directly shape the future activities of the network, including:
• Thematic trainings and workshops
• Networking opportunities
• Study visits and exchange programs
• Mentorship initiatives
This is your opportunity to actively contribute to strengthening our regional network and making it more responsive, inclusive, and impactful for all 🤝
🙏 Thank you for your engagement, leadership, and continued contribution to building a strong, united, and influential community of women leaders.

🚀 It’s a wrap - and a beginning: the project “Youth as Agents of Change Against Gender-Based Violence,” organized by EUL...
03/04/2026

🚀 It’s a wrap - and a beginning: the project “Youth as Agents of Change Against Gender-Based Violence,” organized by EULEX in cooperation with Assist Kosovo, has represented a space where voices rose and perspectives shifted, turning young leaders’ awareness into real action through 🎨✨ dialogue and art.

On 31 March, over 100 students from "Nexhmedin Nixha" Technical High School and "Haxhi Zeka" High School, and AAB College’s Psychology Department came together to mark the end of Kosovo Women’s Month and to celebrate the closing of a transformative journey.

During an empowering ceremony, EULEX Gender Advisor Chiara Tagliani and Assist Kosovo’s Executive Director Visare Berisha officially awarded the students with certificates of attendance.

The project’s participants now learned that change isn't just a concept, it’s a responsibility, and they chose to carry it forward.


---
🚀Është përmbyllur – dhe njëkohësisht është një fillim: projekti “Të rinjtë si agjentë të ndryshimit kundër dhunës në baza gjinore”, i organizuar nga EULEX-i në bashkëpunim me Assist Kosovo, ka përfaqësuar një hapësirë ku u ngritën zëra dhe u ndryshuan perspektiva, duke e kthyer ndërgjegjësimin e liderëve të rinj në veprim konkret përmes 🎨✨ dialogut dhe artit.

Më 31 mars, mbi 100 nxënës nga Shkolla e Mesme Teknike "Nexhmedin Nixha" dhe Gjimnazi "Haxhi Zeka" Istog, si dhe studentë të Degës së Psikologjisë në Kolegji AAB, u bashkuan për ta shënuar përfundimin e Muajit të Grave në Kosovë dhe për ta festuar mbylljen e një rrugëtimi transformues.

Gjatë një ceremonie fuqizuese, Këshilltarja për Barazi Gjinore e EULEX-it, Chiara Tagliani dhe Drejtoresha Ekzekutive e Assist Kosovo, Visare Berisha, u ndanë zyrtarisht nxënësve dhe studentëve certifikata pjesëmarrjeje. Pjesëmarrësit e projektit tashmë kanë mësuar se ndryshimi nuk është vetëm një koncept, por përgjegjësi – andaj ata zgjodhën ta çojnë atë përpara.
---
🚀Ovo je kraj – i početak: projekat “Mladi kao agenti promene protiv rodno zasnovanog nasilja” koji je organizovao EULEX u saradnji sa Assist Kosovo, predstavljao je prostor u kojem su se čuli glasovi i menjale perspektive, pretvarajući svest mladih lidera u stvarne akcije kroz🎨✨ dijalog i umetnost.

Više od 100 učenika Srednje tehničke škole "Nedžmedin Nidža" i Gimnazije "Hadži Zeka", i Katedra za psihologiju Koledža AAB okupili su se 31. marta kako bi obeležili kraj Meseca žena na Kosovu i proslavili završetak transformativnog putovanja.

Tokom osnažujuće ceremonije, EULEX-ova savetnica za rodna pitanja Chiara Tagliani i izvršna direktorka Assist Kosovo Visare Beriša zvanično su dodelile učenicima sertifikate o pohađanju.

Učesnici projekta su naučili da promena nije samo koncept, već odgovornost, i odlučili su da je nastave dalje.

From Law to Action: Advancing Implementation through Strategic PartnershipOn the occasion of International Women’s Month...
31/03/2026

From Law to Action: Advancing Implementation through Strategic Partnership

On the occasion of International Women’s Month the European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), in partnership with Assist Kosovo, marked the conclusion of the initiative:

“From Law to Action: Strengthening Capacities for Implementing Kosovo's Protocol on Sexual Violence – From Awareness and Reporting to Justice and Reintegration,” in parallel with
“Youth Agents of Change: Standing Together Against Gender-Based Violence.”

This initiative was implemented in close partnership with EULEX, with the dedicated support and professional guidance of Chiara Tagliani, Gender Advisor, whose continuous commitment strengthened the integration of gender perspectives, institutional coordination, and youth-focused engagement throughout the program.

Engaging over 100 pupils and students from Haxhi Zeka High School (Istog), Technical High School (Gjakova), and the Department of Psychology at AAB College, the initiative provided a structured platform for intergenerational dialogue, awareness-raising, and civic participation.

Through dialogue-based learning, creative methodologies, and a student-led art exhibition 🎨, participants deepened their understanding of gender-based violence, reporting mechanisms, and access to justice, while actively contributing to a culture of prevention and accountability.

The formal certification of participants as Youth Agents of Change represents a strategic investment in youth as key actors in advancing gender equality, strengthening community resilience, and supporting the effective implementation of rule of law frameworks.

This collaboration reflects the importance of sustained partnerships between institutions and civil society, demonstrating that meaningful change is achieved when legal frameworks are translated into informed action and collective responsibility.

28/03/2026

Mesazhi i Drejtoreshës Ekzekutive Visare Berisha për Ditën Ndërkombëtare të Grave (IWD)

Rikujtojmë se qasja në drejtësi për gratë dhe vajzat nuk është vetëm një e drejtë, është themeli i një shoqërie të drejtë dhe demokratike.

Përkundër përparimit, shumë gra dhe vajza ende përballen me heshtje, stigmatizim dhe barriera reale kur kërkojnë drejtësi, veçanërisht në rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës së lehtësuar nga teknologjia.

Drejtësia duhet të jetë e qasshme, e ndjeshme ndaj viktimës dhe e mbështetur në llogaridhënie. Kjo kërkon institucione më të forta, reagim të koordinuar dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet shoqërisë civile dhe sundimit të ligjit.
Kur gratë dhe vajzat ndihen të sigurta të flasin dhe të kërkojnë drejtësi pa frikë, ne nuk mbrojmë vetëm të drejtat e tyre, ne ndërtojmë një shoqëri më të fortë për të gjithë.

Executive Director Visare Berisha’s Message for International Women’s Day (IWD)

On this International Women’s Day, we reaffirm that access to justice for women and girls is not only a right, it is the foundation of a just and democratic society.

Despite progress, many women and girls continue to face silence, stigma, and real barriers when seeking justice, particularly in cases of gender-based and technology-facilitated violence.

Justice must be accessible, survivor-centered, and grounded in accountability. This requires stronger institutions, coordinated responses, and sustained cooperation between civil society and the rule of law.

When women and girls feel safe to speak, report, and seek justice without fear, we are not only protecting their rights, we are building a stronger society for all.

Assist Kosovo is pleased to share highlights from the “Conversations of Empowerment” initiative, supported by the Embass...
27/03/2026

Assist Kosovo is pleased to share highlights from the “Conversations of Empowerment” initiative, supported by the Embassy of Sweden in Pristina, which brought together civil society representatives from across Kosovo for a study visit to Northern Ireland.
This experience offered valuable insights into peacebuilding, reconciliation, and post-conflict transition, while emphasizing the vital role of civil society in fostering dialogue and addressing complex shared histories.
Our Executive Director, Visare Berisha with her extensive experience in mental health, trauma, and human rights, was part of this important exchange, bringing a multidisciplinary perspective and further strengthening cross-context learning on resilience, healing, and inclusive peacebuilding.

A special thanks to Boyd McKechnie and Melanie Scarlett for bringing this outstanding initiative and program together.

REAGIM (I bazuar në standardet ndërkombëtare të OBSH, UNICEF dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës)Assist Kosovo shpreh...
18/03/2026

REAGIM

(I bazuar në standardet ndërkombëtare të OBSH, UNICEF dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës)

Assist Kosovo shpreh shqetësimin e thellë lidhur me rastin e 5-vjeçarit nga Lipjani, duke e konsideruar këtë rast si një tregues serioz të dështimit në mbrojtjen efektive të fëmijëve dhe në ofrimin e shërbimeve të integruara të shëndetit mendor në Kosovë.

Ky rast duhet trajtuar përtej një ngjarjeje individuale, ai reflekton boshllëqe strukturore në sistem, të cilat bien ndesh me standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës, çdo fëmijë ka të drejtën për mbrojtje nga neglizhenca dhe për kujdes të veçantë në rastet kur prindërit nuk janë në gjendje të ofrojnë kujdes adekuat (nenet 3 dhe 19). Parimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë udhërrëfyes në çdo vendim institucional, përfshirë vendimet gjyqësore dhe ndërhyrjet sociale.

Në të njëjtën kohë, standardet e OBSH-së dhe UNICEF-it theksojnë qartë se shëndeti mendor duhet të trajtohet përmes një qasjeje komunitare, të integruar dhe të vazhdueshme, ku:
kujdesi nuk përfundon me daljen nga spitali,
rastet duhet të ndiqen në mënyrë aktive në komunitet dhe institucionet duhet të bashkërendojnë veprimet për të parandaluar rrezikun.

Mungesa e monitorimit pas trajtimit psikiatrik dhe dështimi për të ofruar mbështetje të vazhdueshme familjare përbëjnë shkelje të drejtpërdrejta të këtyre parimeve dhe rrisin rrezikun për pasoja të rënda për fëmijët.

Assist Kosovo thekson se:
mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi shtetërore dhe jo opsionale, shërbimet e shëndetit mendor duhet të jenë të qasshme, funksionale dhe të koordinuara dhe çdo rast me rrezik të lartë kërkon ndërhyrje të vazhdueshme, jo episodike.

Në këtë kontekst, Assist Kosovo i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që urgjentisht të:
harmonizojnë praktikat me standardet e OBSH dhe UNICEF për shëndetin mendor në komunitet,
forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet shërbimeve sociale, shëndetësore dhe gjyqësore,
vendosin mekanizma të detyrueshëm monitorimi për familjet në rrezik,
dhe të sigurojnë që çdo vendim të reflektojë interesin më të mirë të fëmijës, siç kërkohet nga Konventa.
Ky rast duhet të shërbejë si një pikë kthese për reflektim institucional dhe veprim konkret.
Sepse çdo fëmijë ka të drejtë jo vetëm të mbijetojë, por të jetojë i sigurt, i mbrojtur dhe me dinjitet.

🌍 Pjesëmarrje e fuqishme globale në sesionin e parë të WDN për Komunikim StrategjikSot, Women’s Democracy Network (WDN) ...
12/03/2026

🌍 Pjesëmarrje e fuqishme globale në sesionin e parë të WDN për Komunikim Strategjik

Sot, Women’s Democracy Network (WDN) nisi me sukses sesionin e parë të Strategic Communication Certificate Series, me pjesëmarrje të gjerë nga anëtarë dhe partnerë të WDN nga kapituj të ndryshëm në mbarë botën.

Sesioni u fokusua në komunikimin me vetëbesim nën presion, duke ndihmuar pjesëmarrësit të forcojnë aftësitë për të ndërtuar mesazhe të qarta dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me mediat.

👉 10 anëtare të rrjetit të Assist Kosovo morën pjesë në këtë sesion, duke përfaqësuar aktivisht Kosovën në këtë komunitet global të lidershipit demokratik.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Assist Kosovo dhe Women’s Democracy Network (WDN), na shkruani për më shumë informacione.

Assist Kosovo was honored to participate in this important roundtable discussion organized by United Nations Interim Adm...
11/03/2026

Assist Kosovo was honored to participate in this important roundtable discussion organized by United Nations Interim Administration Mission in Kosovo and UN Women Kosovo on the occasion of International Women’s Day.

Under the theme “Access to Justice as the Foundation of Peace and Inclusion in Kosovo,” the discussion highlighted the essential role of women’s voices, leadership, and civil society engagement in strengthening trust in institutions and advancing equal rights.

Assist Kosovo Center remains committed to supporting initiatives that promote access to justice, empower women and girls, and contribute to inclusive and sustainable peace in Kosovo.

🌍 Seria e trajnimeve me Certificate Ndërkombëtare për 2026 po fillon! Women's Democracy Network  (WDN) po organizon një ...
09/03/2026

🌍 Seria e trajnimeve me Certificate Ndërkombëtare për 2026 po fillon!

Women's Democracy Network (WDN) po organizon një seri prej katër trajnimesh online për komunikim strategjik, të dizajnuara për të forcuar aftësitë e komunikimit dhe advokimit të grave lidere, aktivisteve dhe mbrojtëseve të demokracisë.

🗣️ Trajnimet do të zhvillohen në anglisht, me përkthim simultan në arabisht, frëngjisht, portugalisht dhe spanjisht.

📜 Për të marrë certifikatën zyrtare, pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë në të katër sesionet dhe të plotësojnë testet para dhe pas trajnimeve.

🔗 Regjistrimi për secilin sesion:
🎤 Sesioni I – Komunikimi me vetëbesim nën presion
📅 11 Mars
34d8625c-71cd-4fdc-af16-94b8387d35e8@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/34d8625c-71cd-4fdc-af16-94b8387d35e8@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

🤖 Sesioni II – Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në komunikim
📅 8 Prill
a634ecec-e2f0-42aa-b491-551f0e81bca3@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/a634ecec-e2f0-42aa-b491-551f0e81bca3@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

🌎 Sesioni III – Fuqizimi i zërave dhe advokimit nga Global South
📅 23 Prill
a5b1483c-7f5e-476b-a1a2-8b7a05c0d5a5@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/a5b1483c-7f5e-476b-a1a2-8b7a05c0d5a5@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

🗳️ Sesioni IV – Ndërtimi i narrativave pro-demokraci
📅 6 Maj
ebabf080-4db9-4d63-99aa-f720244f833f@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/ebabf080-4db9-4d63-99aa-f720244f833f@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

Email: assistkosovo@gmail.com ose DM

✨ Një mundësi e shkëlqyer për të forcuar mesazhin, strategjitë e advokimit dhe për t’u lidhur me gra lidere nga e gjithë bota.

🌍 WDN Strategic Communication Certificate Series | March – May 2026
The Women's Democracy Network is launching a four-part Strategic Communication Certificate Series designed to strengthen the communication and advocacy skills of women leaders, activists, and democracy advocates.

🗣️ Sessions will be moderated in English, with interpretation available in Arabic, French, Portuguese, and Spanish.
📜 To receive the official certificate, participants must attend all four sessions and complete the pre- and post-tests.

🔗 Registration links:
• Session I – March 11
34d8625c-71cd-4fdc-af16-94b8387d35e8@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/34d8625c-71cd-4fdc-af16-94b8387d35e8@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

• Session II – April 8
a634ecec-e2f0-42aa-b491-551f0e81bca3@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/a634ecec-e2f0-42aa-b491-551f0e81bca3@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

• Session III – April 23
a5b1483c-7f5e-476b-a1a2-8b7a05c0d5a5@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/a5b1483c-7f5e-476b-a1a2-8b7a05c0d5a5@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�

• Session IV – May 6
ebabf080-4db9-4d63-99aa-f720244f833f@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�" rel="ugc" target="_blank">https://events.teams.microsoft.com/event/ebabf080-4db9-4d63-99aa-f720244f833f@199fa1b2-0c06-4688-892d-389603803dc0⁠�
A great opportunity to strengthen strategic communication and connect with women leaders globally.

02/03/2026

📍 8 Mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

Marsi na rikujton se barazia gjinore është ende një proces i papërfunduar.
Dënimi me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e drejtësisë në Kosovë. Megjithatë, ky moment na kujton se parandalimi i femicidit dhe i të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.

Dhuna në familje, ngacmimet seksuale, abuzimi me të mitur dhe shkeljet e të drejtave ekonomike të grave mbeten sfida serioze që kërkojnë politika të qëndrueshme, zbatim efektiv të ligjit dhe edukim të vazhdueshëm.
Më 8 Mars, riafirmojmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku çdo grua dhe vajzë jeton me dinjitet, siguri dhe mundësi të barabarta.

📍 8 Mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

20/02/2026

🌍As part of its 20th Anniversary, Women's Democracy Network is launching the Strategic Communication Certificate Series (March–May 2026) a powerful four-part training designed for women leaders, activists, and policymakers who want to sharpen their voice and strengthen democratic narratives.

📚 WDN Strategic Communication Certificate Series
🗓 March – May 2026
🌐 Moderated in English
🎧 Interpretation: Arabic | French | Portuguese | Spanish
Session I – Communicating Confidently under Pressure

🗓 March 11 | 10:00–11:30 AM EDT
Craft powerful messages and own every interview.
Session II – Putting AI into Action

🗓 April 8 | 10:00–11:15 AM EDT
Learn how to use artificial intelligence to strengthen your strategy.
Session III – Centering Global South Voices & Advocacy

🗓 April 23 | 10:00–11:15 AM EDT
Safeguard advocacy in shrinking civic spaces and elevate Global South narratives.
Session IV – Framing Pro-Democracy Narratives

🗓 May 6 | 10:00–11:00 AM EDT
Expand democratic support and increase reform appeal.

🎓 Certification Requirements
✔ Attend all four sessions
✔ Complete pre-test & post-tests

We strongly encourage women leaders from Europe and Eurasia region to join this opportunity to strengthen our collective voice in defense of democracy.

🔗 Register Today:
Session I | Session II | Session III | Session IV
🌐 Learn more: Visit WDN Website
🤝 Join the Network: JoinWDN: https://www.iri.org/wdn/wdn-membership-form-english/
Or write to us on:
➡️wdneuropeeurasia@gmail.com

Address

Pristina
10.000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344501050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Assist Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Assist Kosovo:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram