01/10/2025
Para 10 vitesh nisëm një rrugëtim me një qëllim të vetëm: t’u kthejmë njerëzve lëvizjen, sigurinë dhe buzëqeshjen. Sot, pas një dekade pune të palodhshme, jemi krenarë që Ortoprotech është bërë një adresë e besueshme për shumë pacientë që kanë gjetur tek ne ndihmë dhe mbështetje.
Ky përvjetor nuk është thjesht një numër – është një histori suksesi, një dëshmi e besimit tuaj dhe e përkushtimit të ekipit tonë profesionist.
🙏 Faleminderit të gjithë pacientëve për besimin, partnerëve për bashkëpunimin dhe stafit tonë për përkushtimin.
E ardhmja na frymëzon për të sjellë edhe më shumë inovacion, kujdes dhe shërbime cilësore për ju.
💙 Urime 10 vjetori Ortoprotech!