Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë

Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë Prishtinë: www.kgjs.net
Tel: +383 (0)38 60 60 63
Mob: +383 (0)45 33 85 88


Klinika Gjermane e Syrit - info@kgjs.net Prof. Ne jemi këtu për shëndetin tuaj.

Mirëserdhët në Institutin e Oftalmologjisë - Klinika Gjermane e Syrit

Ne hapëm dyert tona për shqiptarët dhe më gjerë, për herë të parë në Prishtinë në vitin 2005, dhe në vitin 2012 edhe në Tiranë. Që nga fillimi i punës sonë, u përkushtuam në përkujdesjen maksimale për pacientin. Te ne nuk ka kompromis me kualitetin dhe prandaj as që diskutohet mbi çmimet. Kalkulimet janë bërë në atë mënyrë që çmimi të jetë minimal për pacientin, edhe pse përdoren materiale te kualitetit superior. Lentet dhe të tjera materiale që përdoren në syrin e njeriut janë vetëm nga firmat më të njohura botërore, si Alcon; AMO; StaarSurgical, Zeiss. Për të gjitha implantimet dhe të gjitha materialet pacienti merr me vete edhe dokumentin përkatës, i cili është i koduar dhe unikal në gjithë botën. Këtë ju garanton Instituti i Oftalmologjisë dhe grupi DEmed! Në vitin 2005, ne futëm për herë të parë në rajon, Excimer Laser dhe Custom-mjekimin që do të thotë “të prerë individualisht vetëm për masën e syrit tuaj”. Ne futëm gjithë mikrokirurgjinë moderne të syrit, si Operacionet e Kataraktës me Phakoemulsifikacion; Viskokanaloplastikën; Operacionet e Retines dhe Vitrozit me 25 G; operacionet për të gjithë ata që kanë përfunduar me gabime të mëdha refraktive pas një operacioni traumatik diku tjetër, etj. Ne futëm kirurgjinë refraktive që nga mosha 18 vjeçare, mikrokirurgjinë e të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël. Ne, në të njëjtën kohë me klinikat më të njohura botërore, filluam trajtimin e sëmundjeve të retinës me AVGF. Ne jemi ndër të parët në Evropë që filluam mjekimin e Keratokonusit dhe sëmundjeve të kornesë me CLX dhe jo vetëm kaq: ne filluam të trajtojmë keratokonusat e shkallës së parë dhe të dytë me mjekim valor Laserik dhe CLX. Këtë e transmetuam edhe LIVE në konferencën e zhvilluar në Nëntor të vitit 2012 në Tiranë. Ne sollëm Laserin Excimer Ex 500; më të shpejtin dhe më precizin në botë. Janë vetëm 13 nga ky Laser të instaluara në Evropë. Dhe jo vetëm kaq, ne futëm edhe transplantimin e kornesë për herë të parë në rajon. Tanimë u autorizuam edhe nga shteti shqiptar për të bërë transplantime në Shqipëri. Transplantet tona janë të garantuara dhe vijnë nga bankat Gjermane. Dr. Meller është drejtor i Bankës për transplantim në Universitetin e Essenit dhe ai do të udhëheqë këtë repart në Tiranë. Ne jemi për Ju në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në disa qytete të Gjermanisë. Mjekët tanë me profil botëror në kirurgjitë përkatëse të syrit, siç janë: Minir Asani; Daniel Meller, Andreas Weinberger; Gabor Scharioth; Tamer Tandogan e të tjerë, si edhe mjekët vendas, tanimë të trajnuar dhe nën përkujdesjen e përhershme të ekspertëve të lartpërmendur, janë garantë të perfeksionimit të kirurgjisë së syrit. Në klinikat tona janë të instaluara mjetet më moderne, vetëm të kualitetit gjerman, zvicerian dhe atij amerikan, të cilat mirëmbahen rregullisht nga kompanitë përkatëse. Ne ju garantojmë profesionalizëm maksimal, cilësi superiore në ambientet moderne të spitalit Hygeia. Ju mirëpresim
Stafi i Institutit të Oftalmologjisë
Klinika Gjermane e Syrit

Gëzuar Pashkët nga Klinika Gjermane e Syrit! Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, dashuri dhe shpresë në çdo familje! 💫
05/04/2026

Gëzuar Pashkët nga Klinika Gjermane e Syrit!

Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, dashuri dhe shpresë në çdo familje! 💫

Sot, Lyrical Son u kujdes për një nga asetet më të rëndësishme, shikimin e tij, me një vizitë në Kliniken Gjermane të Sy...
03/04/2026

Sot, Lyrical Son u kujdes për një nga asetet më të rëndësishme, shikimin e tij, me një vizitë në Kliniken Gjermane të Syve. 👁️

Sepse për të parë qartë rrugën drejt suksesit, duhet fillimisht të kujdesesh për veten! 💯✨

Si gjithmonë, yjet e muzikës zgjedhin Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë✨Sot, Dafina Zeqiri vizitoi Klinikën Gjerma...
01/04/2026

Si gjithmonë, yjet e muzikës zgjedhin Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë✨

Sot, Dafina Zeqiri vizitoi Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë për një kontroll profesional të syve 👁️

Besimi i saj është dëshmi e përkushtimit tonë për kujdes cilësor dhe teknologji moderne.

Mos e lini shikimin pas dore; kujdesuni për të me ekspertët!

A i njihni sytë tuaj?Zbuloni disa fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur:✨ Syri i njeriut dallon mbi 10 milionë n...
27/03/2026

A i njihni sytë tuaj?

Zbuloni disa fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur:

✨ Syri i njeriut dallon mbi 10 milionë ngjyra
✨ Ne pulsim deri në 20 herë në minutë
✨ Kornea është i vetmi ind pa enë gjaku
✨ Truri njeh imazhe në vetëm 13 milisekonda
✨ Çdo iris është unik si gjurmët e gishtave

💙 Kujdesuni për shikimin tuaj çdo ditë!
📍 Vizitoni klinikën tonë për kontroll profesional të syve!

23/03/2026

🔺A ju ndodh të keni njollë të kuqe në sy?

🔹Kjo njollë mund të vijë nga pëlcitja e kapilarëve.

🔸Në këtë video Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani na tregon pse ndodh dhe kur duhet të shqetësohemi!

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨Klinika Gjermane e Syrit në Prishtinë ju uron shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja. Qoft...
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨

Klinika Gjermane e Syrit në Prishtinë ju uron shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja.

Qoftë kjo festë e mbushur me mirësi, begati dhe gëzim për ju dhe të dashurit tuaj!

👁️ Një ditë operative e suksesshme në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë me prof. Gabor Scharioth, dëshmoi edhe një...
18/03/2026

👁️ Një ditë operative e suksesshme në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë me prof. Gabor Scharioth, dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë profesional dhe besimin që kjo klinikë gëzon jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

📍Përveç pacientëve vendas, Klinika jonë ka pacientë edhe nga Hungaria, Katalonia dhe Emiratet e Bashkuara, të cilët na zgjedhin për trajtimin e tyre.

📌 Kjo përzgjedhje ndërkombëtare është dëshmi e cilësisë së shërbimeve, përkushtimit të stafit dhe teknologjisë moderne që ofrojmë.

Sot realizuam me sukses ndërhyrjet me thjerrëzën EDOF nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani dhe Dr. Sci. Valbon...
16/03/2026

Sot realizuam me sukses ndërhyrjet me thjerrëzën EDOF nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani dhe Dr. Sci. Valbon Ajazaj.

Kjo lente e re siguron shikim të qartë në largësi dhe distanca të ndërmjetme, duke ofruar rehati më të madhe vizuale për pacientin.

Dy studente të mjekësisë, doktoresha të ardhshme, i’a besuan Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabanit operimin TransPRK për largim...
13/03/2026

Dy studente të mjekësisë, doktoresha të ardhshme, i’a besuan Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabanit operimin TransPRK për largimin e dioptrisë.

Një eksperiencë e veçantë dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së tyre! ✨👁️

Me ardhjen e pranverës, natyra zgjohet dhe ajri mbushet me polen dhe alergjenë të ndryshëm. Për shumë njerëz, kjo periud...
12/03/2026

Me ardhjen e pranverës, natyra zgjohet dhe ajri mbushet me polen dhe alergjenë të ndryshëm. Për shumë njerëz, kjo periudhë shoqërohet me irritim dhe shqetësime në sy.

👁️ Simptomat më të shpeshta gjatë pranverës janë:
• Skuqje e syve
• Lotim i shtuar
• Kruajtje dhe djegie në sy
• Ndjeshmëri ndaj dritës
• Shikim i turbullt përkohësisht

✅ Si mund t’i mbroni sytë gjatë pranverës?
• Shmangni prekjen e syve me duar të papastra
• Përdorni syze dielli kur jeni jashtë
• Mbani ambientin e brendshëm të pastër nga pluhuri dhe poleni
• Konsultohuni me një specialist të syrit nëse simptomat vazhdojnë

Nëse përjetoni shqetësime të vazhdueshme në sy gjatë kësaj periudhe, një kontroll profesional mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.

📍 Klinika Gjermane e Syrit është gjithmonë pranë jush për kujdesin dhe shëndetin e syve tuaj.

👁️ Trajtimet më moderne për sëmundjet e retinës – gjithmonë në klinikën tonëKlinika jonë është ndër të parat që ka aplik...
10/03/2026

👁️ Trajtimet më moderne për sëmundjet e retinës – gjithmonë në klinikën tonë

Klinika jonë është ndër të parat që ka aplikuar injektimet intravitreale, duke sjellë vazhdimisht terapitë më të reja në oftalmologji.

💉 Trajtimet që ofrojmë:
Vabysmo • Eylea • Avastin • Ozurdex • Beovu

Këto terapi përdoren për trajtimin e degjenerimit makular, edemës makulare diabetike dhe sëmundjeve të tjera të retinës, duke ndihmuar në ruajtjen dhe përmirësimin e shikimit.

✨ Në hap me inovacionin – për shikimin tuaj.

05/03/2026

- A e dini se diabeti ka ndikim edhe tek sytë?

- Në këtë video, Dr. Valbon Ajazaj na njofton me problemet shëndetësore që diabeti shkakton tek sytë!

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:30
Tuesday 08:00 - 19:30
Wednesday 08:00 - 19:30
Thursday 08:00 - 19:30
Friday 08:00 - 19:30
Saturday 08:30 - 14:00

Telephone

+38345338588

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram