Merr frymë shlirë

Merr frymë shlirë “Merr frymë shlirë” është fushatë publike për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë. Nga 22 Maj 2013 në të gjitha vendet publike të mbyllura

19/11/2025

🚨 ALARM PËR PRINDËRIT DHE INSTITUCIONET! 🚨

"Va**ng është 'dera e parë' drejt varësisë nga nikotina!"

Këto pajisje po sh*ten lirshëm edhe pranë shkollave 🏫, duke rekrutuar përdorues që në moshë fare të re (klasa 5-6).

⚠️ Mungesa e rregullimit ligjor po sjell pasoja të rënda: 🫁 Dëmtime të mushkërive dhe sindroma e re e mushkërive. 🧠 Probleme me fokusin, memorien, dhe rritje të agresivitetit te fëmijët.

Është koha për veprim urgjent! 🛑 Duhet një ligj që ndalon sh*tjen e tyre afër shkollave dhe kufizon reklamimin.

🗣 A jeni pro ndalimit të menjëhershëm të sh*tjes së v**es te të miturit? Shprehuni në komente! 👇

🎥 Ndiqni diskutimin e plotë të realizuar nga Dr. Valbona Stavileci këtu: http://www.youtube.com/watch?v=YHE1PxjN-Dw

🔔 Mos humbisni emisionet e radhës! Regjistrohuni (Subscribe) në kanalin tonë këtu: 👉 https://www.youtube.com/

Credits & Moderimi: Dr. Valbona Stavileci - Horizonte Pediatrike

**ngDanger

19/11/2025
31 maj 2020, Dita Botërore pa Duhan KADC publikon hulumtimin „Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e ...
31/05/2020

31 maj 2020, Dita Botërore pa Duhan



KADC publikon hulumtimin „Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë“

Sipas të gjeturave të hulumtimit ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.

Në pyetjen a ndikon ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.

Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pa kënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak.

Sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërjetjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst. Për vërejtjet me teskt 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive. Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.

Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit. Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse - zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë.

10/03/2020

When someone’s lungs are exposed to flu or other infections the adverse effects of smoking or va**ng are much more serious than among people who do not smoke or v**e.

Duke filluar nga 1 Marsi 2020 me taksat e reja, një pako cigare në Francë do të kushtojë 10 euro!Këto taksa kanë për qël...
02/03/2020

Duke filluar nga 1 Marsi 2020 me taksat e reja, një pako cigare në Francë do të kushtojë 10 euro!

Këto taksa kanë për qëllim uljen e përdorimit të produkteve të duhanit. Rritjet në çmime të produkteve të duhanit në vitin 2018 kanë ulur sh*tjen e tyre për 9.32% kurse në vitin 2019 për 7.2%.

Taksat e vitit 2020 pritet të kenë të njëjtin efekt dhe si rezultat të ulin numrin e duhanpirësve dhe rritjen e kualitetit të shëndetit publik.

The cost of one packet of Marlboro ci******es - the most-sold in France - will reach the symbolic price threshold of €10 on March 1, as the first of two annual government taxes is applied.

06/02/2020

Belgjika nga muaji janar i vitit 2021 do të vendosë ndalesën e reklamimit për të gjitha produktet e duhanit. Mediat në këtë shtet kanë raportuar se vendimi është miratuar tashmë në Parlament. Sipas vendimit, nga janari i vitit 2021...

KADC përgëzon inspektorët e komunës së Gjakovës për aksionin e ndërmarrë dhe i inkurajon që të vazhdojnë me inspektime t...
29/01/2020

KADC përgëzon inspektorët e komunës së Gjakovës për aksionin e ndërmarrë dhe i inkurajon që të vazhdojnë me inspektime të tilla në mënyrë sistematike që të sigurojnë zbatimin e plotë të ligjit për kontrollin e duhanit.

Në të njejtën kohë kërkojmë nga inspektorët e të gjitha komunave të Kosovës që sa më shpejtë të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe të ndjekin shembullin e inspektorëve në komunën e Gjakovës.

Address

Rr. "UÇK", 48/3/1
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349900600

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Merr frymë shlirë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Merr frymë shlirë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram