UISH Qarku Berat

UISH  Qarku Berat Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from UISH Qarku Berat, Medical and health, Berat.

07/01/2026

UISH zhvillon nga data 9 deri më 16 Janar 2026 provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) për profesionet : Infermieri, Mami, Fizioterapi, Tek-Imazherie, Tek-Laboratori dhe Logopedi. Më poshtë gjenden listat emërore të praktikantëve të regjistruar, të cilët duhet të paraqiten…

31/12/2025

Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2026! Shëndet,mbarësi familjare,paqe dhe suksese të vazhdueshme në jetën personale dhe profesionale.
Përkushtimi,humanizmi dhe përgjegjshmëria që tregoni çdo ditë në shërbim të qytetarëve përbëjnë vlera thelbësore të profesionit të infermierit dhe një kontribut të çmuar për sistemin shëndetësor.
Qoftë ky vit i ri një vit bashkëpunimi,zhvillimi profesional,vlerësimi dhe arritjesh të reja për të gjithë infermierët e qarkut Berat.
Gëzuar Vitin e Ri!
Me respekt,
UISH Qarku Berat

24/12/2025
29/11/2025

📣 NJOFTIM PËR KANDIDATËT
🗓️ Provimi i Digjitalizuar për Punësimin si Teknik i Shkencave Mjekësore – Dhjetor 2025

Janë publikuar datat dhe listat emërore të provimit të digjitalizuar për punësimin si Teknik i Shkencave Mjekësore.
📌 Kandidatët janë të lutur të kontrollojnë të gjitha informacionet, datat dhe oraret në faqen zyrtare të QSHA-së.

➡️ Për çdo informacion klikoni linkun më poshtë:
https://qsha.gov.al/njoftime-2/

29/11/2025

✨ QSHA ka publikuar njoftimin zyrtar për zhvillimin e provimit të digjitalizuar për punësim. Për të gjithë kandidatët e interesuar, ju ftojmë të lexoni me kujdes udhëzimet dhe afatet e mëposhtme.

📡 Qëndroni në kontakt me faqen zyrtare të QSHA-së për njoftimet dhe informacionet e radhës në lidhje me provimin: www.qsha.gov.al

17/06/2025

🗣 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 | 𝐐𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓

📢 Njoftohen të gjithë studentët që janë diplomuar në nivelin Bachelor në degët: Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie dhe Logopedi gjatë Sezonit Mars 2025, si dhe studentët që nuk kanë rezultuar fitues në Provimin VAP të sezonit Maj–Qershor 2025, se:

📅 Aplikimet për regjistrim në Praktikën Profesionale do të jenë të hapura nga data 16 deri më 19 Qershor 2025 (të dyja datat të përfshira).

💻 Aplikimi realizohet vetëm nëpërmjet Platformës Online.

🔴 ‼️ TË GJITHË STUDENTËT QË NUK KANË REZULTUAR FITUES në Provimin VAP janë tashmë të regjistruar në Platformë. Ata duhet vetëm të kryejnë pagesën pranë bankës dhe të paraqiten pranë Zyrave të Urdhrit të Infermierit të qarkut ku kanë bërë regjistrimin fillestar, për të ndryshuar datat e zhvillimit të praktikës profesionale.

🔍 Për më shumë informacion: Klikoni linkun më poshtë ⬇️⬇️🌐

https://urdhriinfermierit.org/hapen-regjistrimet-per-praktiken-profesionale-3/

✨ Ju urojmë shumë suksese!

06/06/2025

🌙🕋 Gëzuar Kurban Bajramin! 🕊️🌿

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ju uron nga zemra një Bajram të bekuar të gjithë besimtarëve myslimanë!

🙏 Kjo festë e shenjtë le të sjellë në çdo zemër paqe 🕊️, mirësi dhe solidaritet 🤝.

💫 Le të jetë një ditë reflektimi , dashurie dhe sakrifice për të mirën e tjetrit, vlera që na frymëzojnë çdo ditë në misionin tonë të kujdesit.

🌺 Bajrami i paqes dhe mëshirës qoftë i mbushur me begati për ju dhe familjet tuaja🙏🤲



21/02/2025

📢 Njoftim për Kandidatët e Provimit të Shtetit.

📝 Pasi të pranoheni nga Urdhri i Infermierit, duhet të shkarkoni faturën nga faqja e QSHA në linkun më poshtë.
https://qsha.gov.al/fatura-per-arketim/

🏦 Kryeni pagesën në bankë dhe më pas ngarkoni faturën në e-Albania për të përfunduar procedurën.

📌 Ju lutemi ndiqni këto hapa me kujdes për të shmangur vonesat.
Suksese! 🍀

Të nderuar kolegë të  UISH  Qarku Berat!Me respekt të thellë dhe mirënjohje të sinqertë,ju shpreh përgëzimet e mia për p...
31/12/2024

Të nderuar kolegë të UISH Qarku Berat!
Me respekt të thellë dhe mirënjohje të sinqertë,
ju shpreh përgëzimet e mia për përkushtimin dhe profesionalizmin që tregoni çdo ditë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së komunitetit tonë.
Ju jeni zemra dhe forca lëvizëse e kujdesit shëndetësor, duke mbështetur çdo pacient me humanizëm dhe përkushtim.
Le të jetë viti 2025 një kapitull i ri suksesi dhe përparimi, duke na sjellë më pranë qëllimit tonë për të ngritur më lart cilësinë e shërbimit infermieror dhe për të ndikuar pozitivisht në jetën e njerëzve që na besojnë.
Me besim të plotë në aftësitë dhe bashkëpunimin tuaj, jam i bindur që së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për profesionin tonë.
!

25/12/2024

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Me rastin e Krishtlindjeve, ju urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të vazhdueshme në çdo hap të jetës suaj.Qoftë kjo festë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për arritjet tona të përbashkëta,si dhe një frymëzim për sfidat dhe mundësitë që na presin.
Gëzuar Krishtlindjet, me paqe dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja!
UISH Qarku Berat

17/12/2024

📢 Njoftim nga QSHA-ja!

Ju ftojmë të lexoni me kujdes njoftimin e publikuar nga QSHA, në mënyrë që të kryeni aplikimin tuaj sa më saktë. ✅
📄 Në linkun e mëposhtëm do të gjeni gjithashtu faturat sipas herës së pjesëmarrjes në provim:
🔗 https://qsha.gov.al/fatura-per-arketim/

🕐 Mos harroni: Afatet dhe detajet janë të rëndësishme për një aplikim të suksesshëm!

04/11/2024

Address

Berat

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when UISH Qarku Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram