09/03/2026
🏃♀️Propriocepsioni është shqisa e lëvizjes dhe pozicionit të trupit.
🟢Rëndësia e propriocepsionit:
1.Njohim vendosjen e trupit në hapësirë (ecim pa i parë këmbët, mund të prekim veshin me sy mbyllur, mund të marrim gotën me ujë dhe e drejtojmë te goja për të pirë, pa qënë nevoja për ta parë dhe duke përdorur forcën dhe lëvizjen e duhur pa e përplasur).
2.Ndikon në përqëndrim dhe vetrregullim.
3.Ndikon në motorikë dhe koordinim.
4.Ndikon në procesin e shkrimit.