Klinika Infinit

Klinika Infinit Klinikë mjekësore dhe laborator analizash.

07/09/2025
Check Up i Stomakut 🎁Vetëm gjatë muajit Shtator → Konsulta me mjekun e klinikës 𝐅𝐚𝐥𝐚𝐬 për çdo paketë Check Up!••📞 069 42...
07/09/2025

Check Up i Stomakut
🎁Vetëm gjatë muajit Shtator → Konsulta me mjekun e klinikës 𝐅𝐚𝐥𝐚𝐬 për çdo paketë Check Up!





📞 069 42 62 951
📩 klinikainfinit@gmail.com

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore dhe luan një rol kryesor ne trupin e njeriut.
26/06/2022

Uji është një lëndë ushqyese thelbësore dhe luan një rol kryesor ne trupin e njeriut.

Kujdesi për shëndetin tuaj ne Kliniken Infinit
17/05/2022

Kujdesi për shëndetin tuaj ne Kliniken Infinit

✅Laringiti është një  inflamacion i kordave vokale (laringut)nga mbiperdorimi, acarimi ose infeksioni.Brenda laringut ja...
24/02/2022

✅Laringiti është një inflamacion i kordave vokale (laringut)
nga mbiperdorimi, acarimi ose infeksioni.
Brenda laringut janë kordat tuaja vokale - dy palosje të
mukozes që mbulon muskujt dhe kerc.Normalisht, kordat
tuaja vokale hapen dhe mbyllen pa problem, duke formuar
tinguj permes levizjes dhe dridhjeve të tyre.
Por me laringit, kordat tuaja vokale inflamohen ose irritohen. Kjo ben qe kordat vokale të fryhen, gje qe
shtrembëron tingujt e prodhuar nga ajri që kalon mbi to. Si
rezultat, zeri juaj tingellon i ngjirur. Në disa raste të laringitit, zëri juaj mund të bëhet pothuajse i pazbulueshem.
Laringiti mund të jetë jetëshkurtër, (akut) ose afatgjatë
(kronik). Shumica e rasteve të laringitit shkaktohen nga një
infeksion viral i përkohshëm dhe nuk janë serioze.
✅Simptomat

• Ngjirja e zërit
• Ze i dobët
• Ndjesi gudulisjeje
• Dhimbje të fytit
•Tharja e fytit
• Kolle e thate
✅Kur duhet te paragiteni te mjeku?

Rastet me akute te laringitit kalojne me hapa te vete-kujdesit, te tilla si pushimi i zërit dhe pirja e shume lengjeve.
Paraqituni te mjeku nëse simptomat e laringitit zgjasin me
shume se dy jave.
✅Per te parandaluar tharjen ose acarimin e kordave tuaja
vokale:
• Shmangni duhanin dhe qëndroni larg hapësirave ku
konsumohet duhan.
• Kufizoni alkoolin dhe kafeinën.
• Pini shumë ujë . Lëngjet ndihmojnë në mbajtjen e mukusit
ne fyt te holle dhe të lehte per t'u pastruar.
• Mbani jashte dietes ushqimet pikante.

✅Per me shume informacion ose vizite me mjekët tane
kontaktoni ne 0694262951

✅Simptomat mund të jenë të shumëllojshme. Ato ndryshojnë nga njëri pacient tek tjetri.Nder shenjat dhe simptomat e tjera...
08/02/2022

✅Simptomat mund të jenë të shumëllojshme. Ato ndryshojnë nga njëri pacient tek tjetri.
Nder shenjat dhe simptomat e tjera të zakonshme të ulcerave përfshijnë:

-dhimbje në stomak
-humbje peshe
-të vjella
-fryrje
-gërryerje
-urth
-dhimbje që mund të përmirësohet kur hani ushqim
-anemi, simptomat e së cilës mund të përfshijnë lodhje, gulçim ose lëkurë më të zbehtë
-jashtëqitje të errët

✅Trajtimi
Në rastet kur pacienti është diagnostikuar me ulçer në
stomak, trajtimi që rekomandohet nga mjeku specialist, do
te percaktohet në varësi te shkakut, simptomave dhe
gravitetit të kesaj patologjie. Ky trajtim mund të jetë
medikamentoz (ne te shumtën e rasteve) apo kirurgjikal në
raste me të avancuara të sëmundjes. Pjesa më e madhe e
pacientëve me ulçer rekuperojne për nje ose dy muaj pas ndjekjes se trajtimit te përshkruar nga mjeku.

Shëndeti i flokëve është i lidhur ngushtë jo vetëm me stresin por edhe me ushqyerjen e shëndetshme.✅6 ushqimet qe duhet ...
07/02/2022

Shëndeti i flokëve është i lidhur ngushtë jo vetëm me stresin por edhe me ushqyerjen e shëndetshme.
✅6 ushqimet qe duhet te jene ne tryezën tuaj.

-Barishtet
Barishtet si spinaqi ofrojnë doza të mira të hekurit, një mineral thelbësor për qelizat e shëndetshme të flokut.Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më të përhapura të rënies së flokut.

-Agrumet
Portokallet, limonët dhe qitro janë disa prej agrumeve më të pasura me vitaminë C.
Kjo vitaminë që tretet në ujë ndihmon në përthithjen e ushqyesve të rëndësishëm për shëndetin e flokut siç është hekuri.

-Patatja e Ëmbël
Flokët janë pjesa që rritet më shpejt në trupin e njeriut.
Floku ka nevojë shumë për vitaminën A e cila gjendet me shumicë tek patatja e ëmbël.

-Vezët
Vezët janë të pasura me proteinë, e cila garanton rritjen e shëndetshme të flokut.
Ky i fundit në vetvete është i përbërë nga proteina.
Keratina gjendet në çdo fije floku, ndaj proteina duhet konsumuar çdo ditë.

-Avokadot
Avokadot bëjnë mrekullira për flokun e thatë.
Ato janë të pasura me vitaminat A, D, E dhe B6 por edhe me proteina, amino acide, magnez, acid folik, bakër dhe hekur.
Vitamina E në veçanti ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut që është thelbësor për rritjen e flokut.

-Arrat dhe Farat
Acidet yndyrore omega-3 që gjenden me bollëk tek arrorët dhe farat janë të domosdoshme për trashësinë e flokut.
Bajamet, shqemet dhe arrat janë ndër më të pasurit me acide yndyrore.

🍎Konsumimi i sa më shumë frutave është një mënyrë e mirë për të menduar për mirëqenien fizike dhe mendore. 🍊🍓Frutat janë...
05/01/2022

🍎Konsumimi i sa më shumë frutave është një mënyrë e mirë për të menduar për mirëqenien fizike dhe mendore. 🍊
🍓Frutat janë të pasura me antioksidantë që kanë efekt mbrojtës mbi shëndetin, janë të pasura me vitamina, 🍒kripëra minerale, acide organike dhe esenca aromatike që luajnë rol të rëndësishëm në reaksionet biokimike 🫐të organizmit. Frutat përmbajnë dhe karbohidrate, në pjesën më të madhe glukozë, 🍍fruktozë dhe saharozë, si dhe fibra e ujë. Ndër mineralet i rëndësishëm 🍏është kaliumi.

🍎Vitamina C ndodhet në sasi të lartë në disa fruta, agrume, luleshtrydhe, ananas, kivi. Vitamina A ndodhet në formën e karotenit në frutat me ngjyrë të verdhë në portokall, hurmë, bostan, kajsi. Frutat kanë dhe një veprim të rëndësishëm hidratues, freskues dhe diuretik.

Address

Rruga Kastrioti
Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Infinit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Infinit:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram