Salon & Spa “Afërdita”

Salon & Spa “Afërdita” Jepi jetë bukurisë🌿

SFL (Structural Face Lifting) është një teknikë e avancuar masazhi manual për fytyrën që punon thellë në strukturën musk...
07/04/2026

SFL (Structural Face Lifting) është një teknikë e avancuar masazhi manual për fytyrën që punon thellë në strukturën muskulore, fashiale dhe limfatike, jo vetëm në sipërfaqen e lëkurës. Qëllimi është lifting natyral, ripozicionim i indeve dhe përmirësim i tonusit pa aparatura apo injeksione.

Efektet kryesore:
✨ Lifting i dukshëm i kontureve (oval, mollëza, nofull)
✨ Reduktim i rrudhave mimike
✨ Fytyrë më e relaksuar, më e ndritshme dhe më e tonifikuar
✨ Zvogëlim i fryrjeve dhe edemës
✨ Përmirësim i posturés së fytyrës (facial posture)

Teknika braziliane e masazhit limfodrenues shërben kryesisht për stimulimin e qarkullimit limfatik dhe gjakut, duke ndih...
05/04/2026

Teknika braziliane e masazhit limfodrenues shërben kryesisht për stimulimin e qarkullimit limfatik dhe gjakut, duke ndihmuar trupin të eliminojë lëngjet e tepërta, toksinat dhe ënjtjet, ndërkohë që përmirëson pamjen estetike të trupit.
🔹 Kujt i rekomandohet:

Personave me edemë (ënjtje) pas operacioneve ose procedurave estetike.
Pas shtatzënisë për të ulur fryrjen.
Personave që duan të përmirësojnë pamjen e trupit dhe të ndihen më të lehtë.




Na i keni kërkuar pafund këto ditë ofertat e trajtimeve të trupit kryesisht me Q LIPO BODY por jo vetëm 🥰 Ne e dimë se v...
31/03/2026

Na i keni kërkuar pafund këto ditë ofertat e trajtimeve të trupit kryesisht me Q LIPO BODY por jo vetëm 🥰 Ne e dimë se vera po afron dhe të gjitha kthejmë vëmendjen edhe më shumë drejt trupit tonë duke u kujdesur dhe duke përzgjedhur trajtimet më efikase 👙

Padyshim që ju ftojmë për një konsultë të specializuar dhe ndërkohë ju lëm të shijoni dhe të përzgjidhni paketën që ju përshtatet më së shumti 💞

28/03/2026

Në çfarë moshe duhet të filloni trajtimet me Rejuran?

Nëse keni kërkuar ndonjëherë në Google se në çfarë moshe duhet të filloni Rejuran — nuk jeni vetëm.

👧🏼Fundi i të 20-ave deri në fillim të të 30-ave: Kujdes parandalues
Kjo është koha ideale për të “ruajtur” kolagjenin përpara se të shfaqen shenjat e dukshme të plakjes. Nëse vini re zbehje të lëkurës, linja të holla ose njolla pas akneve, Rejuran ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e tonit.

💁🏼‍♀️Mes të 30-ave deri në të 40-at: Korrigjim dhe riparim i lëkurës
Në këtë fazë, shenjat e plakjes si teksturë e pabarabartë, linja të holla, pore të zgjeruara dhe humbje elasticiteti bëhen më të dukshme. Rejuran ndihmon në rikthimin e elasticitetit, rrit hidratimin dhe redukton inflamacionin dhe skuqjen.

👵🏼40+ vjeç: Rigjenerim dhe anti-aging
Edhe në të 40-at, 50-at e më tej, Rejuran jep rezultate shumë të mira. Është ideal për lëkurë të ndjeshme, të holluar ose të plakur, dhe mund të kombinohet me microneedling RF ose trajtime me lazer për rezultate maksimale.

Prej vitesh eksperienca e përditshme na përball me probleme të ndryshme të lëkurës ndaj disa fakte interesante kemi mend...
25/03/2026

Prej vitesh eksperienca e përditshme na përball me probleme të ndryshme të lëkurës ndaj disa fakte interesante kemi menduar ti ndajmë me ju sot 😍

⚡ Q Lipo Body • Targeton dhjamin e lokalizuar • Ndihmon në: • shpërbërjen e qelizave yndyrore • reduktimin e volumit në ...
24/03/2026

⚡ Q Lipo Body
• Targeton dhjamin e lokalizuar
• Ndihmon në:
• shpërbërjen e qelizave yndyrore
• reduktimin e volumit në zona problematike

💧 Drenazhi limfatik
• Aktivizon sistemin limfatik
• Ndihmon në:
• eliminimin e toksinave
• nxjerrjen e yndyrës së shpërbërë
• uljen e fryrjes & mbajtjes së ujit

📉 Reduktim i perimetrit
• Bark, kofshë, vithe
📅 Frekuenca:
• 2–3 herë në javë
• 10 seanca për rezultat optimal

Dermapeni është një trajtim mikro-needling që përdoret për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurë...
19/03/2026

Dermapeni është një trajtim mikro-needling që përdoret për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin e lëkurës.

🤍Krijon mikrokanale në lëkurë për të stimuluar shërimin dhe prodhimin e kolagjenit.
🤍Ndihmon në reduktimin e rrudhave të imëta, poreve të hapura, dhe hiperpigmentimit.
🤍Rrit përthithjen e produkteve kozmetike të aplikuara pas trajtimit.
🤍Ka efekte më të fuqishme anti-aging dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.
🤍Redukton në mënyrë më të theksuar shenjat e akneve, njollat, dhe dëmtimet nga dielli.
🤍Përfitimi kryesor është procesi më i shpejtë i rigjenerimit dhe efektet më të thella në krahasim me dermapenin klasik.

Rekomandohen 2-3 seanca 👩🏻‍⚕️ në distancë 3-4 javë.


17/03/2026

Hydrafacial është një nga trajtime më të preferuar për pastrim të thellë të lëkurës, po jo vetëm kaq… 💦

Çfarë përfshin ky trajtim?
Me 4 paketa standard në të gjithë botën ku përdoret origjinal: Signature, Deluxe, Deluxe Ultra, Platinum, ky trajtim përfshin:

• Hiqen papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
• Peeling i butë me acid (Acid Glycolic + Salicylic) Ndihmon në zhbllokimin e poreve
• Përdoret teknologjia Vortex-Fusion për të nxjerrë pikat e zeza, papastërtitë dhe yndyrën e tepërt
• Infuzion me serumë që përmbajnë antioksidantë, peptide dhe acid hialuronik
• Drita led të kuqe për anti-age & rigjenerim, ose blu për akne & papastërti
• Drenazh limfatik për të përmirësuar qarkullimin, ul fryrjen dhe stimulon detoksifikimin e lëkurës
• Në përfundim aplikohet maska qetësuese dhe hidratuese për lëkurën dhe mbrojtje me krem SPF

Rezervo orarin tënd
📞 + 355 697919166


pikatezeza pikadhjamore komedonetehapura komedone sebum clearskin

Mekanizmi biologjik i trajtimit Alkaline Wash (nga DMK Skincare) bazohet në ndryshimin e përkohshëm të pH të lëkurës dhe...
14/03/2026

Mekanizmi biologjik i trajtimit Alkaline Wash (nga DMK Skincare) bazohet në ndryshimin e përkohshëm të pH të lëkurës dhe ndikimin që kjo ka në keratinën e qimeve dhe në folikul.

Me aplikime të përsëritura të trajtimit:

• folikuli i qimes dobësohet
• cikli i rritjes së qimes ngadalësohet
• qimet bëhen më të holla dhe më pak të dukshme

👩🏻‍⚕️Rekomandohet 1 seancë çdo 7–14 ditë në fillim
📈Zakonisht nevojiten 4–6 seanca për rezultate të dukshme

13/03/2026

Tonifikim i muskujve të barkut dhe vitheve me teknologjinë e elektrostimulimit magnetik që shkakton kontraktime maksimale të muskujve.

Rritje e tonusit muskulor
Ngritje e vitheve
Forcim i muskujve abdominal
6-8 seanca / 2 herë në javë
30 minuta në secilën zonë

Rezultate të dukshme pa dhimbje apo kohë rikuperimi!

09/03/2026

Për trupin tënd e din që duhet të kërkosh -> Q LIPO BODY ✨💫

E vetmja pajisje që kombinon 3 teknologji: Radiofrekuencë, Laser Lipolitik dhe Onde tonifikuese e cila ka rezultuar efektive për shumë femra dhe meshkuj që duan kujdes dhe rezultate për trupin e tyre pa kirurgji, pa dhimbje, pa efekte anësore✅

Programet trajtuese:
🧡Dobësim, Anticelulit, Tonifikim i thellë i muskujve, Rimodelim

👩🏻‍⚕️Rezervo paketën tënde
📞 + 355 697919166



Address

Lagja 9, Rruga Koci Moisiu, Prane Muzeut Te Deshmoreve, 2000, Durres
Durrës
HTTPS://MAPS.APP.GOO.GL/Q4XVWRKRY6P6VSQF6?G_ST=COM.GOOGLE.MAPS.PREVIEW.COPY

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 20:00

Telephone

692593217

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Salon & Spa “Afërdita” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram