Spitali Rajonal Durres

Spitali Rajonal Durres Kjo është e vetmja faqe zyrtare e Spitalit Rajonal Durrës.

Sot, së bashku me stafin e Spitalit Rajonal të Durrësit, shënuam Ditën e Mjekut 👨‍⚕️👩‍⚕️Një moment i thjeshtë, por me sh...
30/03/2026

Sot, së bashku me stafin e Spitalit Rajonal të Durrësit, shënuam Ditën e Mjekut 👨‍⚕️👩‍⚕️

Një moment i thjeshtë, por me shumë vlerë, për të vlerësuar punën, përkushtimin dhe sakrificat e përditshme në shërbim të pacientëve 💙

Mirënjohje e thellë për çdo mjek dhe profesionist shëndetësor që çdo ditë jep më të mirën, me përkushtim, humanizëm dhe përgjegjësi, duke qenë pranë pacientëve në çdo moment 💙

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zv. ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Eugena Tomini, drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Rajonin Tiranë, znj. Suida Kuka, drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, znj. Fatbardha Jaho, si dhe deputeti Ani Dyrmishi, ish drejtues i Spitalit Rajonal Durrës.

Respekt për bluzat e bardha 🙌

28/03/2026
Mirëmëngjes ☀️nga Spitali Rajonal i Durrësit ku do të nisë puna për rikonstruksionin e Urgjencës. 🚨🏥 Investimi në infras...
28/03/2026

Mirëmëngjes ☀️

nga Spitali Rajonal i Durrësit ku do të nisë puna për rikonstruksionin e Urgjencës. 🚨

🏥 Investimi në infrastrukturë dhe pajisje të reja nuk është vetëm një nevojë teknike, por edhe një hap i domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e barazisë dhe sigurisë për të gjithë pacientët.

Ky transformim do të ndikojë pozitivisht edhe në përballimin dhe menaxhimin me efikasitet të fluksit të pacientëve gjatë sezonit turistik.🧑‍⚕️🩺👨‍⚕️

11/01/2026

𝗗𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮

Durrës, 11 janar 2026 - Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Bebja e parë, vajzë, për vitin 2026 🤍Një moment i veçantë i ndarë me stafin e Neonatologjisë.Urime familjes dhe falënder...
01/01/2026

Bebja e parë, vajzë, për vitin 2026 🤍
Një moment i veçantë i ndarë me stafin e Neonatologjisë.
Urime familjes dhe falënderim ekipit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.
Mirë se erdhe ! 😇

30/12/2025

Urime dhe përgëzime!

Spitali Rajonal Durrës ju shpreh urimet më të mira, duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mbarësi dhe suksese në çdo hap.

Spitali Rajonal Durrës

05/12/2025

DEKLARATË PËR SHTYP

Spitali Rajonal Durrës

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.

Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.

Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.

Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

🎉 Lajm fantastik!Është miratuar zyrtarisht projekti për Urgjencën e RE të spitalit tonë!Ky është një moment i madh dhe n...
11/11/2025

🎉 Lajm fantastik!

Është miratuar zyrtarisht projekti për Urgjencën e RE të spitalit tonë!
Ky është një moment i madh dhe një hap gjigant drejt një shërbimi modern, dinjitoz dhe me standarde europiane.
Pacientët dhe stafi do të kenë më në fund një ambient siç duhet – dhe këtë e kemi merituar prej kohësh.

Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithëve, ky projekt po bëhet realitet.
Gati për kapitullin e ri. 🚀

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Poliklinikën e Specialiteteve Durrës u zhvillua një takim sensibiliz...
10/10/2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Poliklinikën e Specialiteteve Durrës u zhvillua një takim sensibilizues me personelin shëndetësor, i udhëhequr nga Dr. Zvetllana, psikiatre infantile.
Gjatë takimit u trajtuan tema që lidhen me rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor, identifikimin e hershëm të problematikave psikologjike dhe rolin e personelit shëndetësor në mbështetjen e pacientëve dhe komunitetit.

🎀Në këtë muaj të ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë k...
01/10/2025

🎀Në këtë muaj të ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje.🙏

➡️Lufta kundër kancerit të gjirit është beteja jonë e përbashkët, është beteja për jetën.

11/08/2025

🏥 Spitali Rajonal i 📍Durrësit dhe qendrat shëndetësore verore përgjatë vijës bregdetare po ofrojnë shërbim të pandërprerë për qytetarët dhe mijëra turistë që zgjedhin Durrësin në këtë sezon veror.

🚑 Urgjenca spitalore 24/7, me ekipe të përforcuara dhe aparaturat bashkëkohore, përballon çdo ditë 270–300 vizita e konsulta mjekësore 👨‍⚕️🧑‍⚕️

✅ Nga traumat dhe urgjencat kardiake, te incidentet e plazhit, personeli mjekësor është në gatishmëri pasi siguria shëndetësore mbetet prioriteti ynë.

🩺 Autonomia spitalore nuk është një gjendje fikse…🔄 Por një proces gradual transformimi!🏥 Që i jep spitaleve:✅ Më shumë ...
27/06/2025

🩺 Autonomia spitalore nuk është një gjendje fikse…
🔄 Por një proces gradual transformimi!
🏥 Që i jep spitaleve:
✅ Më shumë liri në vendimmarrje
✅ Më shumë përgjegjësi
✅ Më shumë fleksibilitet
🎯 Për një performancë më të mirë dhe kujdes më cilësor për pacientin!

💡💪👩‍⚕️👨‍⚕️

Address

Lagjia Nr:8, Rruga "Aleksander Goga"
Durrës
2004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Rajonal Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Rajonal Durres:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category