29/08/2025
“Panacea Group” kërkon të punësojë
Senior Sales Manager – Dermokozmetikë
Lloji i punës: Full-time
Raportimi: Tek COO
Pushimet: Të gjitha ditët zyrtare të pushimit respektohen sipas legjislacionit në fuqi
Senior Sales Manager për dermokozmetikë është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të sh*tjes për produktet dermokozmetike, me qëllim rritjen e të ardhurave, forcimin e prezencës së markës dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët (farmaci, klinika dermatologjike, spitale)
👉Detyrat Kryesore:
• Harton dhe zbaton planin e sh*tjeve dhe objektivat e tregut për linjat dermokozmetike
• Identifikon mundësi të reja biznesi dhe partneritete strategjike në tregun lokal dhe rajonal.
• Zhvillon marrëdhënie të forta me dermatologë, farmacistë dhe profesionistë të kujdesit të lëkurës.
• Analizon tregun, konkurencën dhe tendencat për të përshtatur strategjitë komerciale.
• Organizion prezantime, trajnime dhe aktivitete promocionale për produktet dermokozmetike.
• Përgatit raporte të rregullta mbi performancën e sh*tjeve dhe propozime për përmirësim.
👉Kualifikimet dhe Kërkesat:
• Diplomë universitare në Shkenca të natyrës
• Aftësi të shkëlqyera negociuese, komunikuese dhe menaxhuese.
• Njohuri të mira mbi dermatologjinë bazë dhe produktet e kujdesit të lëkurës.
• Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
• Leje drejtimi klasi B
Dërgoni CV tuaj në: hr@panaceagroup.al
🇦🇱🦅🇽🇰❤️