Farmaci Era

Farmaci Era Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Farmaci Era, Medical and health, Lagjia 11, Sheshi Pranvera DURRES, Durrsi.

26/06/2014

5 këshillat e domosdoshme për një veshkë të shëndetshme

Problemet me funksionimin e veshkave janë ndër komplikacionet më të shpeshta për të cilat pacientët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mjekët sqarojnë se sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtimin kronik dhe progresiv të veshkave.

Mos neglizhoni kryerjen e kontrolleve të tensionit të lartë të gjakut

Përveç mjekimit me medikamente që ulin presionin e gjakut duhet domosdoshmërish të ndryshoni mënyrën e jetesës. Duhet të respektoni dietën e rekomanduar nga mjeku dhe të pakësoni sasinë e kripës në ushqim. Duhet të masni rregullisht tensionin disa herë në javë, t’i shënoni këto të dhëna dhe t’ia tregoni mjekut tuaj në vizitën e radhës.

Mbani nivelet e sheqerit në gjak në nivelet e rekomanduara

Kjo është e domosdoshme sidomos për ata të sëmurë që vuajnë dhe nga diabeti. Matja e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) tregon nëse niveli i sheqerit në gjak ka qenë brenda vlerave të normës gjatë tre muajve të fundit. Nëse ky nivel është mbi vlerën e rekomanduar atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të bërë ndryshimet e duhura në dietë dhe në terapi. HbA1C duhet të jetë më pak se 7 në të sëmurët që janë në stad të avancuar të sëmundjes.

Pakësoni sasinë e proteinave në dietë

Sasia e proteinave në dietë duhet të pakësohet dhe për këtë shihni edhe në pikën më poshtë.

Ruani nivelin e yndyrave në gjak

Niveli i yndyrave në gjak shikohet në një analizë gjaku të bërë esëll në mëngjes. Në rast se e keni nivelin e kolesterolit mbi 240 mg/dl, keni risk më të lartë për sëmundje të zemrës. Trigliceridet duhet gjithashtu të maten. Ushqimet që përmbajnë shumë trigliceride janë: gjalpi, margarina, vaji, alkoli.

Mos pini duhan dhe tregohuni të kujdeshëm në trajtimin e komplikacioneve.

Përdorimi i medikamenteve

Duhet të evitoni përdorimin e antiacideve që përmbajnë magnesium, përdorni aspirinë vetëm nëse iu rekomandohet nga mjeku, anti-inflamatore jo steroide si përshembull Ibuprofen, laxativet, vitaminat apo suplementet ushqimore që përmbajnë kalilum dhe magnesium, si dhe preparatet me origjinë bimore.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Kivi është mbreti i frutave. Sipas një studimi japonez, kivi ia kalon edhe mollës kur është fjala për frutat më të shëndetshme. Japonezët sugjerojnë se tashmë është koha për proverbin “një kivi në ditë e mban mjekun larg”. Sipas studimit të publikuar në “Buletinin Biologjik dhe Farmaceutik”, kivi lufton me efikasitet plakjen qelizore, falë nivelit të lartë të substancave antioksidante që ka në përbërje, një nivel që e kalon dukshëm edhe atë të agrumeve.

Ekspertët japonezë të Universitetit të Tokios kanë përdorur vullnetarë, të cilëve u kanë kërkuar të konusmojnë tre kivi në ditë. Pas monitorimit të këtij ndryshimi të dietës ushqimore, dhe në mënyrë të veçantë matjes së nivelit të antioksidantëve të quajtura polifenole, në urinën e tyre, ata nxorën përfundimin se kivi është një ndër frutat që kanë rol të dukshëm në luftën kundër plakjes së qelizave.

Për më tepër, kivi luan rol parandalues edhe në sëmundje të rënda që kanë të bëjnë me plakjen e qelizave, si sëmundjet e karakterit degjenerativ si Parkinsoni apo Alzajmeri.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Duke u bazuar në studimet e fundit që janë kryer për vlerat e spinaqit, është arritur në përfundimin se mund të cilësohet si ushqimi që mban në gjendje të mirë sytë dhe trurin.

Efektet pozitive të saj njihen që në lashtësi. Mjekët shpesh rekomandojnë që të konsumohen gjethet jeshile të spinaqit, kjo për të evituar sëmundjet e zemrës e diabetit.

Spinaqi duhet të konsumohet shpesh pasi shërben si rigjenerues për nervat, ul kolesterolin dhe mbron retinën e syve. Është vërtetuar se femrat pas moshës 50 vjeçare, duhet ta konsumojnë rregullisht për të mbajtur nën kontroll peshën, kolesterolin, tensionin e lartë, etj.

Kërkuesit e Karolinska Institutet në Stokholm të Suedisë, analizuan efektet fizike të spinaqit, tek një grup vullnetarësh, duke e përdorur në gatime të ndryshme.

Si rrjedhojë, u vu re një përmirësim i gjendjes së retinës së syve, veçanërisht tek ata persona që kishin nisur të shfaqnin ankesat e para lidhur me shikimin. Nëpërmjet ngrënies së spinaqit, forcohet memoria dhe funksionimi i trurit.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Ja arsyet pse keni dridhje të duarve

Dridhja e papritur e duarve ose e këmbëve më së shpeshti është shenjë e tendosjes nervore, mirëpo kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze. Kujdes me mënyrën se si i mendoni gjërat. Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t'ju kaplojë stresi sepse bazat nervore janë shkaku i shumë sëmundjeve duke përfshirë kështu edhe dridhjen e duarve. Janë më konkretisht 5 tipe të dridhjeve të trupit të cilat mund të dallohen sipas shkaktarëve:

1. Simptoma e sëmundjes
Dridhja mund të jetë shenja e para e cila paralajmëron një sëmundje si e Parkinsonit, e sklerozës multiple etj. ose mund të jetë e lidhur me pengesat e metabolizmit siç është hiperdozimi.

2. Ndikimi i faktorëve të jashtëm
Ndonjëherë dridhja shkaktohet edhe nga faktori i jashtëm i cili në një mënyrë e çrregullon drejtpeshimin organik siç është rasti me sasinë e tepruar të kafesë ose eksistantëve tjerë të cilët mund të shkaktojnë dridhjen.

3. Faktori trashëgues
Dridhja mund të jetë edhe trashëguese por ka raste kur edhe nuk manifestohet përderisa ndonjë faktor i jashtëm të mos e nxisë gjendjen në një periudhë të caktuar si tek ndonjë situatë stresuese ose tendosje nervore.

4. Dridhja e lidhur me karakterin
Sipas karakterit të individit shpeshherë mund të kemi ndikim tek dridhjet e duarve. Janë të predispozuar tipet e njerëzve të cilët janë dukshëm të frikësuar, persona të cilët vuajnë nga sulmet e panikut ose edhe pengesa tjera psiqike.

5. E përkohshme
Shfaqet në periudha të caktuara dhe atëherë më shpeshti është pasojë e gjendjes momentale psikologjike periudhë kjo e cila është e lidhur me një moment të caktuar të jetës. Dridhja e duarve kryesisht është pasojë e stresit, e tendosjes dhe mbi ngarkesës psiqike.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Edhe sasia më e vogël e qumështit që ia shtoni kafesë mjafton që ta ulë apo ta bllokojë në përgjithësi efektin e disa antibiotikëve dhe ilaçeve kundër shfaqjes apo parandalimin e osteoporozës, paralajmërojnë farmaceutikët gjermanë.

Kombinime të ndryshme të ilaçeve dhe ushqimeve mund të kenë efekte aspak të dëshiruara, por shumica e njerëzve nuk do të mendonte si 'fajtori' për këtë mund të jetë qumështi.

Ekspertët kanë shpjeguar se kalciumi nga qumështi në traktin tretës ndërlidhet me ilaçe të caktuara, duke formuar substanca të cilat sistemi i gjakrrjedhjes nuk ia del t'i absorbojë. Mu për këtë arsye, mjekët gjermanë sugjerojnë që pas marrjes së antibiotikëve dhe ilaçeve kundër shfaqjes së osteoporozës të presin dy orë para se të konsumojnë kafe me qumësht.

Grejpfrutin duhet ta shmangin pacientët që marrin ilaçe për rregullimin e kolesterolit në gjak dhe ata për forcimin e sistemit imun.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Kujdesi qe diabetiket duhet te tregojne per syte:

Një nga komplikimet si rezultat i diabetit afatgjatë është retinopatia, gjë që ndikon te sytë. Retinopatia diabetike është një nga shkaqet kryesore për verbërinë mes popullsisë në moshë pune. Ky shkrimi informues do ju ndihmojë të zbuloni më tepër mënyrën dhe shkakun se si diabeti mund të ndikojë tek sytë tuaj dhe çfarë mund të bëni për t’i mbrojtur.

Ç’është retinopatia?
Retinopatia shkakton ndryshimin e retinës (pjesa që sheh e ndodhur prapa syrit). Për të parë, drita duhet të kalojë mes retinës pa pasur asgjë që mund të pengojë rrugën. Retinopatia shkaktohet kur enët e gjakut në retinë bllokohon, rrjedhin ose rriten rrezikshëm. Ky dëmtim hyn në rrugën e dritës që kalon mes retinës dhe nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë shikimin.

Llojet e retinopatisë
Tre janë llojet e retinopatisë, në varësi të progresit të kësaj gjendjeje.

1. Retinopatia në Sfond – shpjegon shenjat e para të dukshme në ndryshimin e retinës. Retinopatia në sfond, fillimisht nuk do të ndikojë në shikimin tuaj, vetëm nëse po ndodh në beben e syrit (shihni makulopatia si më poshtë). Megjithatë, retinopatia në sfond mund të zhvillohet në forma të tjera më serioze retinopatie, kështu që duhet të monitorizohet me kujdes nga doktori i diabetit.
2. Shumëfishimi (përhapja) e retinopatisë – përshkruan zona të mëdha të retinës që nuk marrin furnizimin e duhur me gjak, gjë e cila mund të ndikojë në shikimin tuaj.
3. Makulopatia – është emri që u është vënë ndryshimeve që ndodhin rreth bebes së syrit. Bebja e syrit është qendra e retinës suaj dhe është pjesa që syri e përdor për punë të detajuara dhe nga afër. Njerëzit me makulopati zakonisht kanë humbur disi shikimin dhe ky lloj mund të shkaktojë verbëri.

Si mund ta di nëse kam retinopati?
Në fazat e para retinopatia nuk ka simptoma të dukshme, kështu që ju nuk arrini të dini sa ka avancuar. Simptomat e gjithsecilit në këtë fazë mund të jenë të ndryshme. Disa njerëz përshkruajnë si më poshtë:
• Shohin pulla të zeza që ‘pluskojnë’ ose forma tipmerimange
• Shohin njolla
• Shohin turbullt – sikur po shohin nëpërmjet një shtrese lëngjesh jo tamam e qartë sa uji.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Epilepsia, metoda të reja për ta kuruar

30 – 40 për qind e atyre që vuajnë nga epilepsia nuk i përgjigjen mjekimit. Sipas mjekëve kjo sjell pasoja të rënda për pacientët dhe rrit shkallën e sëmundjes. Epilepsia nëse nuk trajtohet në mënyrë vazhdueshme, sjell pasoja fatale.
Tani ekziston një shans më shumë për të jetuar në sajë të një metodë të re trajtimi e testuar me sukses në Qendrën e Diagnostifikimit në Milano.
Me anë të një aparati që lëshon rreze , jo më të trashë se gjysmë milimetri arrihet të dëportohet nëpërmjet fibrave nervore duke dërguar shkarkime elektrike në tru. Terapia e bazuar në përdorimin e përçuesit dhe disa grimcave, shmang kirurgjinë dhe shumë anomali të tjera që mund të ndodhin gjatë operacionit duke e mbajtur pacientin në gjendje optimale.

Ky trajtim vepron menjehërë në transmetimin e impulseve nervore dhe mund të përdoret edhe në shumë çrregullime të tjera neuropsikiatrike – thotë: Pantaleo Romanelli , Drejtor Shkencor i Qendrës “Cyberknife” të Qendrës së Diagnostifikimit dhe autor i studimeve për këtë teknikë. E gjitha kjo është në faze eksperimentale shkruan, Panorama.it. Por, rezultatet e testeve kanë qene shumë positive.

Në botë 0 , 5 % e popullsisë vuan nga epilepsia . Rastet më të shpeshta janë: keqformime cerebrale, skleroza hippocampal, tumoret e trurit, encefalit infektive dhe autoimmune, keqformimet vaskulare dhe lezionet e traumës si rezultat i goditjeve dhe sëmundjet inflamatore.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Perimet të cilat rrisin imunitetin

Perimet përveç që janë mjaft të shijshme, ato edhe janë të domosdoshme për organizimin e njeriut. Për personat të cilat kanë problem me imunitet, janë disa nga perimet të cilat duhet konsumuar vazhdimisht për të mbajtur organizimin larg sëmundjeve apo gripave sezonalë.

Perimet të cilat ndikojnë në imunitetin e njeriut janë lulelakra dhe brokoli.

Hulumtimet e reja zbulojnë lidhje kimike që sigurojnë punë të rregullt të qelizave imunologjie të zorrëve dhe lëkurës.

Tek minjtë e përfshirë në hulumtim që nuk i kanë konsumuar këto perime, ka ardhur deri tek paraqitja e organizmave patogjene në sipërfaqen e zorrëve, aktiviteti i AhR-së është i zvogëluar dhe për pasojë edhe zvogëlimi i qelizave imunologjie.

Ndërsa tek minjtë të cilët kanë konsumuar brokoli dhe lulelakër, nuk janë paraqitur këto organizma.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

SISTEMI IMUNITAR NDIKON MBI KUJTESEN:

Aktiviteti i sistemit imunitar ndikon në kujtesë dhe funksionet e tjera njohëse. Kështu ka rezultuar nga një studim i Universitetit të Exter, i publikuar në revistën “Rejuvenation Research”. Në studim janë marrë rastet e 700 personave që jetonin në Itali dhe SHBA.

Nga analizimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera njohëse, studiuesit kanë arritur të zbulojnë se gjeni CCR2, i njohur si biomarkues i sistemit imunitar, lidhet me kujtesën. Sipas studiuesve, zbulimi tregon se sistemi imunitar është i lidhur me ndryshimin e pllakëzave beta-amiloidi, që janë shkaqet kryesore të sëmundjes së Alzheimer .

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

“3 Rregullat e Arta” për përdorimin e Antibiotikëve

Në të gjithë botën janë vendosur rregulla të forta për përdorimin e antibiotikët të quajtura “rregullat e arta”. Janë tri “rregulla të arta” që disiplinojnë përdorimin e antibiotikëve:

1. Antibiotikët duhet të përdoren vetëm për infeksionet bakteriale dhe me recetë nga mjeku.

2. Në recetë shënohet dozimi, i cili është i detyrueshëm, pasi terapia bëhet e padobishme.

3. Terapia antibiotike duhet të vazhdojë deri në përfundim të kurës. Ky është edhe problemi më i madh krahas përdorimit pa kriter të antibiotikëve.

Njerëzit e kanë bërë zakon që kur simptomat e sëmundjes largohen, ata ndërpresin edhe kurën. Kjo bën që bakteriet pasi janë dobësuar, të rimarrin veten dhe të sulmojnë sërisht duke e kthyer sëmundjen, ndoshta edhe më agresive se më parë. Në këtë rast bakteriet kanë zhvilluar edhe një rezistencë ndaj antibiotikut. çka I bën ato edhe më të rrezikshme.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Fruti që kuron shumë sëmundje

Shpesh dietologët këshillojnë që të konsumojmë në masë fruta dhe perime. Do të ndalemi tek një frut i cili dallon për nga vetitë kuruese. Bëhet fjalë për pjeshkën, e cila numëron një sërë vetish të dobishme për shëndetin tonë.

Këtij fruti mund t’i shfrytëzojmë gjethet, lulet, frutat dhe farat. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, pasi përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregatitjen e kurave.

Pjeshka ka vlera të larta ushqyese e kuruese, përmban rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.

Të gjitha gratë shtatzëna duhet të konsumojnë shumë këtë frut, pasi ndikon drejtëpërdrejt në shëndetin e fëmijës. Sipas mjekëve, pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, pasi krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës.

Lista me vetitë përfituese nuk përfundon këtu, pasi duhet të dimë se lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe komoroideve. Në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve, që janë acaruar.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

25/06/2014

Mjedrat posedojnë sasi të paktë të kalorive dhe shumë fibra, që janë ideale në luftën kundër mbipeshës. Këto bimë me ngjyrë të ndezur janë fruta të shijshme dhe të ëmbla.

Pos se janë burim i mirë për vitamina C, mjedrat përmbajnë edhe fitokemikale të dobishme dhe acide, që ndihmojnë në luftën kundër tumorit. Gjethet e mjedrës përmbajnë acide organike, taninë dhe flavonoide, që përdoren për shpëlarjen e gojës, si dhe për shërimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe atij kardiovaskular.

Fryti i mjedrës është i shkëlqyeshëm në luftën kundër viruseve dhe uljes së sheqerit në gjak, derisa shurupi i mjedrës forcon zemrën. Në përgjithësi, mjedra është përplot me antioksidues dhe do të duhej të jetë pjesë e përditshmërisë sonë.

Ta dallosh mjedrën është shumë e lehtë. Me rëndësi është ta dalloni atë që nuk ka pjesë të gjelbra. Që do të thotë se nuk janë pjekur, ndërsa që do të ishte mirë t'i konsumoni të freskëta.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit :)

Address

Lagjia 11, Sheshi Pranvera DURRES
Durrsi

Telephone

00355682033006

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Farmaci Era posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Farmaci Era:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram