23/01/2026
Një trajnim me vlerë, për një mjedis më të shëndetshëm shkollor!
Sot, në Shkollën 9-vjeçare “Artan Zeka” në Qerret, Durrës, me stafin arsimor u realizua një trajnim thelbësor dhe praktik me drejtuesen e Qendrës PTC, znj. Fabiola Elezaj falë bashkëpunimit pozitive me drejtuesin e shkollës z.Mucka!
Tema: “Parandalimi, Identifikimi dhe Trajtimi në kohë i sjelljeve problematike të fëmijëve në moshën shkollore”.
Pse ishte kaq e rëndësishme kjo temë? ✅
🔹 Parandalimi është baza: U theksua se krijimi i një klimë shkollore të shëndetshme, ku fëmija ndihet i dëgjuar dhe i vlerësuar, është hapi parësor për të parandaluar vështirësitë.
🔹 Të njohësh shenjat: U Diskutuan së bashku mënyrat për të identifikuar në kohë sjelljet që mund të tregojnë një nevojë për ndihmë, qoftë në plan emocional, shoqëror apo akademik.
🔹 Reagimi në kohë ndryshon trejektoren: Ka një angazhim të madh nga mësuesit për të mësuar se si të ndërhyjnë me efekt, duke kombinuar ndjeshmërinë me qasje praktike, në mënyrë që çdo fëmijë të gjejë rrugën e duhur.
🔹 Bashkëpunimi shkollë-familje është kyç: Theksuam së bashku rëndësinë e lidhjes së fortë me prindërit, sepse vetëm së bashku mund të ndërtojmë një rrjet mbështetës për fëmijën.
Falenderojmë drejtorin e shkollës z.Mucka dhe e gjithë ekipit pedagogjik të shkollës “Artan Zeka” për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Ishte një ditë vërtet frytdhënëse dhe mbresëlënëse!
Bashkë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë! 💙