10/04/2015
Ofrojmë shërbime terapeutike në shumë specialitete.Trajtojme pothuajse të gjitha sëmundjet rheumatizmale, ku bëjnë pjesë:
dhimbjet e mesit
spondilo-artroza
artriti rheumatoid
hernia diskale
prekjet nga shiatiku dhe shumë të tjera.
Ne crregullimet neurologjike, te cilat janë dëmtime të vizionit, të ekuilibrit, të aktiviteteve jetësore të përditshme, të lëvizjeve, të forcës së muskujve dhe humbje e pavarësisë funksionale. :
dëmtimet cerebrale
paraliza të ndryshme
lëndimet e palcës kurrizore etj.
Trajtojme çrregullimet dhe lëndimet e sistemit muskulor dhe atij skeletik, duke përfshirë rehabilitimin. Trajtimi përfshin stërvitjen terapeutike, riedukimin neuromuskular, stimulimin elektrik të muskujve dhe ushtrime specifike.
post- kirurgjikal,
ortopedik,
demtimet sportive.
Përdorim një shumëllojshmëri të gjerë të modaliteteve për trajtimin e çrregullimeve të lindura, ose të fituara të zhvillimit neuromuskular dhe skeletor ne fushen e pediatrise. Trajtimi përqendrohet në përmirësimin e aftësive motorrike, ekuilibrin dhe koordinimin, si dhe zhvillimin njohës e ndijor.