AINA Center

AINA Center Psychologist 25+ in autism & neurodivergent development
Support for moms, self - awareness & calm

AINA Center, e para qender e neurodivergjences ne Shqiperi, vjen si zhvillim i natyrshëm i një udhëtimi që filloi me Autizmi Albania, themeluar nga Anjeza Dishnica ne vitin 2010 dhe vazhdoi me Inkubatorin e Autizmit. Me mbi 25 vite eksperiencë në ndërhyrjen e hershme dhe avokimin për fëmijët me autizëm, AINA përfaqëson një qendër novatore për neurodivergjencën. Misioni i saj është fuqizimi i individëve neurodivergjentë, mbështetja për prindërit dhe krijimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse. Si një vazhdimësi e përkushtimit të Autizmi Albania për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj autizmit, AINA zgjeron misionin e saj për të përqafuar diversitetin në të gjitha gjendjet neurodivergjente, përfshirë ADHD, vështirësitë në të nxënë dhe sfidat zhvillimore. AINA përdor qasje inovative, terapi bashkëkohore dhe një filozofi të bazuar te forcat dhe potencialet unike të çdo fëmije. AINA ruan trashëgiminë profesionale duke promovuar rritjen, inovacionin dhe bashkëpunimin në këtë fushë. Ne ofrojme trajnime për edukatorë dhe profesionistë, zhvillojme burime edukative të përshtatura për nevojat shqiptare dhe bashkëpunojme me shkolla dhe institucione shtetërore për të zbatuar praktika gjithëpërfshirëse në arsim. Përmes programeve të personalizuara mbështetëse dhe mjeteve dixhitale, AINA synon të krijojë një ndikim të qëndrueshëm për familjet, edukatorët dhe komunitetet, duke frymëzuar një shoqëri që feston diversitetin dhe çliron potencialin e çdo fëmije.

29/03/2026

Vëzhgoje fëmijèn tënd si e zhvillon gjuhën.
Ndiq qasje dhe metoda terapeutike që mbështesin zhvillimin natyral të gjuhës.
Mēso dhe trajnohu për ta mbështetur. Komunikimi dhe gjuha zhvillohen në situata natyrale.




26/03/2026

Kur e sheh një fëmijë që pëlqen lëvizjen e rrotave apo objekte që lëvizin, ky është vetëstimulimi vizual.
Eshtë mënyra dhe loja e tij.
Mos e ndërprit, ndiqe, luaj me fëmijën, zgjeroje, merr pjesë në lojë, lidhu me të.



24/03/2026

Pak fjalë dhe ndjeshmëri e lartë nuk do të thotë menjëherë autizëm.
Në vend të diagnozave të parakohshme, fokusohuni te mbështetja, lidhja dhe ofrojini fëmijës një ambienti të qetë.



21/03/2026

Terapia e drejtuar nga fëmija mbështet zhvillimin e gjuhës gestalt sepse nuk e ndalon mënyrën si fëmija mëson, e ndjek atë.
Kur fëmija përjeton, lëviz, ndjen, frazat fillojnë të marrin kuptim dhe të përdoren realisht.
Kjo terapi nuk është thjesht lojë, është baza e komunikimit dhe lidhjes me fëmijën.




Investigimi i The Wall Street Journal  "The Boom in Autism therapy" mbi terapinë për autizmin në SHBA, sjell pyetje dhe ...
18/03/2026

Investigimi i The Wall Street Journal "The Boom in Autism therapy" mbi terapinë për autizmin në SHBA, sjell pyetje dhe mesazhe që mund të na ndihmojnë të reflektojmë mbi nevojat e fëmijëve tanë.


Në punën tonë, ajo që ka më shumë ndikim nuk është vetëm metoda që përdorim, por qasja që zgjedhim. Alternativat që ofro...
11/03/2026

Në punën tonë, ajo që ka më shumë ndikim nuk është vetëm metoda që përdorim, por qasja që zgjedhim.

Alternativat që ofrojmë, mënyra si e kuptojmë autizmin, prirja jonë për të reflektuar mbi praktikën, eksperiencën, zhvillimin shkencor, formësojnë atë çka u ofrojmë çdo individi në spektrin e autizmit.




10/03/2026

Gjuha nuk është vetëm fjalë. Para se një fëmijë të zhvillojë gjuhën, truri duhet të përpunojë disa procese të tjera neurozhvillimore.
Kur këto procese zhvillohen, komunikimi dhe gjuha kanë më shumë mundësi të zhvillohen.



Ndoshta pyetja që duhet të bëjmë sot nuk është më çfarë është autizmi, por si zgjedhim ta kuptojmë dhe mbështesim.
06/03/2026

Ndoshta pyetja që duhet të bëjmë sot nuk është më çfarë është autizmi, por si zgjedhim ta kuptojmë dhe mbështesim.



04/03/2026

Kur fëmija luan dhe thotë fjali që i ka dëgjuar nga libra apo filma, shpesh mendojmë: Pse po i përsërit këto?

Në fakt, po përpiqet të na komunikojë. Këto quhen skripte dhe janë një hap i rëndësishëm në zhvillimin gjuhēsor gestalt.

Prandaj është shumë e rëndësishme të ndjekim lojën e fëmijës pa e ndaluar.

Kur e vëzhgojmë gjatë lojës:
kuptojmë çfarë po mundohet të thotë, shohim si e përdor gjuhën dhe si na komunikon emocionet.

Mëso më shumë per proçesimin gestalt gjuhësor ( GLP)



27/02/2026

Të qetësosh një fëmijë me autizëm nuk do të thotë ti ndryshojmë sjelljen, por të kuptojmë çfarë po përjeton në atë moment.

Shpesh qetësia, hapësira e qëndrueshme, siguria emocionale regullojnë më shumë se sa fjalët.




25/02/2026

Shumë prindër thonë: Është shumë i zgjuar, por nuk e kuptoj pse po has kaq vështirësi në shkollë me shokët, mësuesit?

Sepse inteligjenca nuk mjafton.

Ka fëmijë me autizëm që kanë potencial të lartë, por nëse nuk mbështesim regullimin e tyre emocional, sistemin sensor dhe zhvillimin social, mund të vuajnë në heshtje ose të " maskohen"

Mbështetja nuk është fazë. Është një proces që fillon në fëmijërinë e hershme dhe vazhdon në shkollë, në adoleshencë dhe më tej.

Si mendon: cila është nevoja më e madhe e fëmijëve sot: arritja apo rregullimi emocional?

Lër komentin tënd 👇




Shumë fëmijë neurodivergjentë po mbijetojnë në sisteme që nuk janë ndërtuar për ta. Dhe ne i quajmë “të integruar”.Gjith...
24/02/2026

Shumë fëmijë neurodivergjentë po mbijetojnë në sisteme që nuk janë ndërtuar për ta. Dhe ne i quajmë “të integruar”.
Gjithëpërfshirja nuk është prani fizike.Është siguri, dinjitet dhe mbështetje reale.
Prindërit nuk mund të kënaqen me “po rri në klasë”. Por duhet të pyesin veten: Me çfarë kostoje po e bën ky fëmijë?
Një fëmijë në një ambient të papërshtatshëm për të, që po stermundohet për t’u përshtatur,
nuk mund të jetë një histori suksesi në gjithëpërfshirje.



Address

Farkë

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 17:00

Telephone

+355682085405

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AINA Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram