20/04/2026
🌟 Një ditë ndryshe, plot buzëqeshje dhe emocione në Shërbimin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal Fier 💙
Në kuadër të projektit “TEATRI VJEN ME BUZËQESHJE”, më 20 Prill fëmijët e shtruar në Pediatri patën mundësinë të shijojnë një shfaqe teatrale të realizuar enkas për ta, duke sjellë gëzim, ngrohtësi dhe momente të paharrueshme në ambientet e spitalit.
Përmes artit dhe përkujdesjes njerëzore, kjo nismë solli jo vetëm argëtim, por edhe forcë shpirtërore për vogëlushët tanë. Stafi realizues i projektit shpërndau gjithashtu dhurata, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për fëmijët.
🙏 Mirënjohje për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për mbështetjen e këtij projekti të bukur, si dhe për stafin e përkushtuar të Pediatrisë së Fier që kontribuoi në realizimin e tij.
Sepse edhe në spital, fëmijët duhet të buzëqeshin 🤍