18/02/2020
Diagnozë e saktë e alergjive përmes profileve të shumëfishta.
Diagnostika në fushën e alergjisë përmirësohet çdo ditë dhe më shumë nëpërmjet metodave të avancuara në nivel të Biologjisë Molekulare.
Diagnostika molekulare synon një diagnozë të saktë për pacientin si dhe e drejton atë drejt një terapie të personalizuar.
Me analizatorët EUROBlotOne/EuroBlotMaster, bëhet e mundur që me një strip të vetëm të analizohen njëkohësiht disa parametra specifikë alergenësh për një pacient.
EUROLINE DPA-Dx (defined partial allergen diagnostics) siguron detektim të shpejtë dhe preciz të IgE-specifike përmes imunoblotit, në stripe me alergenë specifikë/komplementarë ndaj IgE.
Metodat moderne të detektimit të IgE, zëvendësojnë duke lehtësuar pacientin dhe përmirësuar metodat e mëparshme përcaktuese ku do të duhej të përdoreshin manualisht ekstrakte të alergenëve për përcaktimin e një alergjie.
Sot, nëpërmjet sigurimit të proteinave specifike marrë këto drejtpërdrejtë nga ekstraktet e alergenit apo prodhuar nëpërmjet inxhinierisë gjenetike si proteina rekombinante, sigurohet një standard i lartë dhe një avantazh ku detektimi bëhet drejpëtdrejt me anën e serumit të pacientit, në një proces tërësisht të automatizuar.
Diagnostika molekulare lehtëson mjekun specialist në dhënien e terapisë, kjo për shkak të diagnostikës specifike përcaktuar prej testit.
Diagnostifikimi i komponentëve alergjikë është gjithashtu i dobishëm në vlerësimin e riskut. Alergenë të ndryshëm mund të sjellin reagime të ndryshme në individë ku simptomat mund të jenë nga më të lehtat deri në ato më të rëndat. Përcaktimi specifik molekular i alergenit, tregon riskun që pacienti mund të ketë, risk i ulët apo i lartë dhe duke mundësuar të shmanget një reaksion i shokut anafilaktik. Pra, pacientët me rrezik të shtuar ndaj disa llojeve të alergenëve mund të shmangin kontaktin me alergenin duke shmangur një emergjencë të padëshiruar shëndetësore.