Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

NJVKSH Gjirokastër po tregon një vëmendje të veçantë ndaj respektimit të standardeve etike dhe profesionale të ofrimit t...
09/03/2026

NJVKSH Gjirokastër po tregon një vëmendje të veçantë ndaj respektimit të standardeve etike dhe profesionale të ofrimit të kujdesit shëndetësor për komunitetin në tërësi, veçanërisht për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat e moshës së tretë, si dhe për ata që vuajnë nga sëmundje kronike apo kanë pamundësi fizike, psikologjike dhe shëndetësore për të marrë shërbimet mjekësore të nevojshme nga personeli mjekësor dhe infermieror në QSh-të e rrethit.

Specialistët e strukturave monitoruese dhe vlerësuese të shërbimit të KSHP-së të institucionit tonë kryen këto ditë procese supervizuese dhe mbështetëse në QSh Libohovë dhe Dropull i Poshtëm, për të parë infrastrukturën fizike dhe logjistike të institucioneve në KSHP, për të ndjekur ecurinë e kujdesit mjekësor dhe KMB-së, si dhe për të ofruar ndihmë dhe konsulencë specifike për personelin shëndetësor në lidhje me aplikimin korrekt të instrumentit “Karnovsky”, respektimin e protokolleve të trajtimit, plotësimin e të dhënave dhe indikatorëve biostatistikorë, si dhe vlerësimin me prioritet dhe ofrimin e kujdesit infermieror për pacientët që kërkojnë asistencë dhe kujdes specifik në banesë.

Krahas kësaj veprimtarie, u monitoruan dhe u vlerësuan edhe shërbimet e tjera të mjekësisë familjare, si dhe lista e barnave të urgjencës, skema e imunizimit dhe vaksinimit për grupmoshën 0–18 vjeç, si dhe kontrolli mjekësor falas. Njëkohësisht, u udhëzua personeli i qendrave shëndetësore që të marrë në çdo kohë masa të posaçme për problematikat e mundshme shëndetësore që lidhen me gripin dhe virozat stinore dhe menaxhimin e tyre, sidomos për grupet e riskut në popullatë.

📢 Aktivitet sensibilizues për një stil jetese të shëndetshëmNë vijim të veprimtarive edukuese dhe promocionale për promo...
05/03/2026

📢 Aktivitet sensibilizues për një stil jetese të shëndetshëm

Në vijim të veprimtarive edukuese dhe promocionale për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm, në kuadër të ruajtjes dhe mirëqenies biopsikosociale të shëndetit të moshave në zhvillim, veçanërisht tek adoleshentët dhe të rinjtë, Njësia e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor e NJVKSH organizoi një aktivitet informues dhe sensibilizues në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin pedagogjik të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, si dhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit 👮‍♂️.

Aktiviteti kishte në fokus ndërgjegjësimin mbi dëmet që shkakton në shëndet abuzimi me substanca psikoaktive 🚭, si duhani, alkooli dhe drogat e ndryshme.

🎨 I konceptuar në formën e një ekspozite edukative, aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të kësaj shkolle, të cilët prezantuan punime artistike dhe vizatime me mesazhe sensibilizuese mbi pasojat e dëmshme që këto substanca kanë në shëndetin e tyre dhe në mirëqenien e përgjithshme.

Nëpërmjet këtij aktiviteti u promovuan gjithashtu masa mbrojtëse dhe parandaluese 🛡️ që synojnë reduktimin e formave të abuzimit dhe varësisë nga duhani 🚬, alkooli 🍷 dhe drogat 💊, si dhe forcimin e mirëqenies shëndetësore të individit dhe të grupeve të nxënësve në shkolla.

📄 Në përfundim të aktivitetit, për nxënësit pjesëmarrës u shpërndanë fletë-palosje informuese nga specialistet e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor të Drejtorisë, të cilat përmbanin informacion mbi problematikat shëndetësore që lidhen me abuzimin me duhan, alkool dhe drogë.

NJVKSH Gjirokastër po tregon një vëmendje të veçantë ndaj respektimit të standarteve etike dhe profesionale të ofrimit t...
02/03/2026

NJVKSH Gjirokastër po tregon një vëmendje të veçantë ndaj respektimit të standarteve etike dhe profesionale të ofrimit të kujdesit shëndetësor për komunitetit në tërësi veçanërisht, fëmijët e vegjël, gra shtatzëna ,personat e moshës së tretë ,të cilët kanë sëmundje kronike apo pamundësi fizike, psikologjike dhe shëndetësore, për të marrë shërbimet mjekësore të nevojshme nga personeli mjekësor dhe infermieror në QSh në rreth.

Specialistët e strukturave monitoruese dhe vlerësuese të shërbimit të KSHP të institucionit tonë kryen këto ditë procese supervizuese dhe mbështetëse në QSh Gjirokaster për të parë infrastrukturën fizike dhe logjistike të instucioneve në KSHP ,për të ndjekur ecurinë e kujdesit mjekësor dhe KMB-së dhe për të ofruar ndihmë dhe konsulencë specifike për personelin shëndetësor, në lidhje me aplikimin korrekt të instrumentit “Karnovsky”, respektimin e protokolleve të trajtimit, plotësimin e të dhënave dhe indikatotëve biostatistikorë, si dhe vlerësimit me prioritet dhe ofrimi i kujdesit infermieror ,për pacientët që kërkojnë asistencë dhe kujdes specifik në banesë....

Krahas kësaj veprimtarie, u monitoruan dhe u vlerësuan edhe shërbimet e tjera të mjekësisë familjare, si dhe lista e barnave të urgjencës, skema e iminizimit dhe vaksimit për grup moshën 0 -18 vjeç,kontrolli mjekësor falas ,duke udhëzuar në të njëjtën kohë personelin e qendrave shëndetësore që të marrin në çdo kohë masa të posaçme për problematikat e mundshme shëndetësore të gripit fhe virozave stinore dhe menaxhimin e tyre, sidomos për target grupet e riskut në popullatë.

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës tek vajzat dhe gratë duhet të nisë herët përmes aplikimit të kontrolleve perio...
25/02/2026

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës tek vajzat dhe gratë duhet të nisë herët përmes aplikimit të kontrolleve periodike mjekësore, të cilat luajnë një rol thelbësor në reduktimin e rasteve të kësaj sëmundjeje të rrezikshme te popullata femërore.

Aplikimi i testeve depistuese, si HPV testi te grupmosha 35–50 vjeç, si dhe aplikimi i Pap testit çdo 2 vjet te femrat seksualisht aktive, ndihmojnë në identifikimin e hershëm të pranisë ose jo të virusit HPV (Human Papilloma Virus) në rrugët gjenitale, apo në diagnostikimin në kohë të lezioneve prekanceroze apo kanceroze në qafën e mitrës.

Në këtë kuadër të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, specialistët e Njësisë së Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor pranë NJVKSH Gjirokastër organizuan një takim informues me vajza dhe gra në komunitet.

Takimi u fokusua në njohjen e shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës, virusit HPV (Human Papilloma Virus), i cili transmetohet nga personi i infektuar te personi i shëndetshëm, kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e vaksinimit kundër HPV-së në grupmoshën 9–20 vjeç, veçanërisht te individët që nuk kanë kryer ende marrëdhënie seksuale.
Vaksina ndihmon në krijimin e imunitetit aktiv dhe në prodhimin e antitrupave mbrojtës, të cilët parandalojnë infektimin me virusin HPV në traktin gjenital.

Bashkëpunimi me mjekun e familjes dhe infermieren shihet si një hap i rëndësishëm për kujdesin personal shëndetësor të çdo vajze dhe gruaje, me qëllim kryerjen e testit të tipizimit HPV dhe aplikimin e Pap testit sipas protokolleve përkatëse dhe nivelit të riskut shëndetësor.

Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë fletëpalosje informuese me materiale edukative mbi HPV-në dhe rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.

Në vijimësi të ofrimit të kujdesit shëndetësor në banesë, me cilësi dhe standarde, i përcaktuar tashmë si prioritet prej...
23/02/2026

Në vijimësi të ofrimit të kujdesit shëndetësor në banesë, me cilësi dhe standarde, i përcaktuar tashmë si prioritet prej MSHMS dhe Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, për menaxhimin sa më të mirë dhe efikas të këtij shërbimi për pacientët kronikë dhe pacientët me pamundësi totale për të ardhur për të marrë kujdes mjekësor në banesë, në të gjitha QSH në KSHP po ofrohet tashmë ky shërbim, çdo ditë të shtunë, duke iu përgjigjur nevojave dhe problematikave shëndetësore të komunitetit.
• Për çdo rast që referon ankesa shëndetësore, personat udhëzohen t’i paraqesin ato tek personeli mjeko-infermier i QSH-së, për të vlerësuar situatën shëndetësore, për të kontrolluar dhe matur parametrat vitalë, me qëllim që të ofrohet kujdes i personalizuar për çdo pacient që ka nevojë për trajtim mjekësor.

🟢 Kujdes specifik tregohet veçanërisht për individët që kanë nevojë për KMB, si: personat e moshës së tretë, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, me të cilët në çdo rast bashkëpunojmë me infermierët dhe mjekët e familjes për çdo problematikë shëndetësore të mundshme. 👩🏻‍⚕️🩺🌡️

✅ Nga ana tjetër, prej personelit shëndetësor mjeko-infermier 👩🏻‍⚕️ të QSH-së, shkohet në shtëpitë e pacientëve, ku aplikohen procedura mjekësore, ofrohen trajtimet dhe terapitë përkatëse, rekomandohen dhe jepen këshilla për masa mbrojtëse dhe parandaluese për sëmundjet dhe komplikacionet e tyre.

Në çdo rast diskutohet me personelin shëndetësor 👩🏻‍⚕️ për modifikimin e stilit të jetesës, respektimin e marrjes së dozave të medikamenteve të ndryshme 💊 që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike, ofrimin e trajtimeve të personalizuara, referimin e shqetësimeve shëndetësore, si dhe aplikimin e kontrolleve periodike tek mjeku i familjes dhe specialistët e tjerë.

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës, përmes kontrolleve periodike depistuese, mbetet një element thelbësor për shë...
19/02/2026

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës, përmes kontrolleve periodike depistuese, mbetet një element thelbësor për shëndetin seksual dhe riprodhues të vajzave dhe grave.

Specialistët e mjekësisë familjare dhe të shëndetit riprodhues të NJVKSH Gjirokastër zhvilluan një takim informues me vajza dhe gra të punësuara në një biznes privat.

Aktiviteti u përqendrua tek njohja e shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës—virusit HPV (“Human Papilloma Virus”), i cili transmetohet nga një person i infektuar tek një person i shëndetshëm, kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e kryerjes së testit të tipizuar për zbulimin e pranisë së HPV-së në rrugët gjenitale, si një procedurë thelbësore që duhet të njihet dhe të zbatohet nga çdo femër seksualisht aktive.

U theksua gjithashtu bashkëpunimi i vazhdueshëm me mjekët dhe infermierët e familjes, vlerësimi dhe interpretimi i rezultateve të testit, si edhe referimi i rasteve pozitive tek mjeku gjinekolog.

Pjesëmarrëset u informuan mbi mënyrën e vetëkryerjes së testit, e cila realizohet në kushte të plota privatësie dhe ndjeket më pas nga dorëzimi i kitit përkatës në qendrën shëndetësore dhe marrja e përgjigjeve sapo përfundojnë analizat laboratorike.

Në fund të aktivitetit, një pjesë e vajzave dhe grave pjesëmarrëse u pajisën me kite për kryerjen e testit HPV.

Parandalimi i sëmundjeve kancerogjene në popullatë duhet të nisë herët, jo vetëm përmes aplikimit të kontrolleve periodi...
16/02/2026

Parandalimi i sëmundjeve kancerogjene në popullatë duhet të nisë herët, jo vetëm përmes aplikimit të kontrolleve periodike mjekësore, të cilat luajnë një rol thelbësor në reduktimin e rasteve të kësaj sëmundshmërie tumorale në popullatë, por edhe me promovimin dhe frekuentimin e një stili të shëndetshëm jetese pa duhan, që nga fëmijëria e hershme dhe adoleshenca.

Në kuadër të muajit të parandalimit të sëmundjeve kancerogjene, specialistët e Njësisë së Shëndetit Mendor dhe Psikosocial, në bashkëpunim me specialistët e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor pranë NJVKSH Gjirokastër, organizuan një aktivitet informues me nxënësit e shkollës së mesme industriale, në lidhje me duhanpirjen dhe efektet negative në shëndetin e fëmijëve në zhvillim, duke i vënë theksin efekteve toksike në organe dhe sisteme, si një nga faktorët madhorë të rrezikut për të shkaktuar patologji tumorale edhe në moshat e reja.

Sëmundjet tumorale të lidhura drejtpërdrejt me duhanpirjen janë: kanceri i mushkërive, i gojës, i stomakut, i fshikëzës urinare etj.

Rëndësia e njohjes së dëmeve të duhanpirjes, reduktimi dhe eliminimi i saj si ves apo zakon i keq personal, por edhe kolektiv, ndihmon në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore biopsikosociale të individit dhe shoqërisë.

Mesazhi është i qartë!

Cigarja dhe duhani vrasin, qoftë duke qenë vetë duhanpirës aktiv, por edhe duke qenë duhanpirës pasiv, duke thithur ajër jo të pastër, sidomos në ambientet e mbyllura dhe të ndotura me tym duhani.

Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje informuese me materiale edukative mbi dëmet e duhanpirjes dhe rëndësinë e ndalimit të këtij vesi negativ te adoleshentët dhe të rinjtë, me qëllim parandalimin, në këtë rast, edhe të sëmundjeve kancerogjene tek ky grup-target.

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës tek vajzat dhe gratë duhet të nisë herët përmes aplikimit të kontrolleve perio...
12/02/2026

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës tek vajzat dhe gratë duhet të nisë herët përmes aplikimit të kontrolleve periodike mjekësore, të cilat luajnë një rol thelbësor në reduktimin e rasteve të kësaj sëmundjeje të rrezikshme te popullata femërore.

Aplikimi i testeve depistuese, si HPV testi te grupmosha 35–50 vjeç, si dhe aplikimi i Pap testit çdo 2 vjet te femrat seksualisht aktive, ndihmojnë në identifikimin e hershëm të pranisë ose jo të virusit HPV (Human Papilloma Virus) në rrugët gjenitale, apo në diagnostikimin në kohë të lezioneve prekanceroze apo kanceroze në qafën e mitrës.

Në këtë kuadër të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, specialistët e Njësisë së Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor pranë NJVKSH Gjirokastër organizuan një takim informues me vajza dhe gra në tregun industrial të qytetit.

Takimi u fokusua në njohjen e shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës, virusit HPV (Human Papilloma Virus), i cili transmetohet nga personi i infektuar te personi i shëndetshëm, kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e vaksinimit kundër HPV-së në grupmoshën 9–20 vjeç, veçanërisht te individët që nuk kanë kryer ende marrëdhënie seksuale. Vaksina ndihmon në krijimin e imunitetit aktiv dhe në prodhimin e antitrupave mbrojtës, të cilët parandalojnë infektimin me virusin HPV në traktin gjenital.

Bashkëpunimi me mjekun e familjes dhe infermieren shihet si një hap i rëndësishëm për kujdesin personal shëndetësor të çdo vajze dhe gruaje, me qëllim kryerjen e testit të tipizimit HPV dhe aplikimin e Pap testit sipas protokolleve përkatëse dhe nivelit të riskut shëndetësor.

Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë fletëpalosje informuese me materiale edukative mbi HPV-në dhe rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.

11/02/2026

Njesia Vendore Kujdesit Shëndetësor Gjirokaster ,në mbështetje dhe zbatim të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 419, datë 04.07.2018 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”, “Rregullores së Brendshme për Mënyrën e Funksionimit dhe Organizimit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor” miratuar me Urdhër nr. 18, datë 17.01.2019 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në zbatim të Urdherit Nr. 413, date 13.07.2022 te Ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale "Per Miratimin e Statutit te Qendrave Shendetesore" kreu IV pika 2, ne Udhëzim nr. 206, datë 09.04.2024 “Për procedurat e punësimit, emërimit, pezullimit, lirimit dhe të disiplinës të punonjësve të administratës në DQOSHKSH, DROSHKSH, NJVKSH dhe Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në varësi të OSHKSH-së.”, njofton shpalljen e 1 (një) vendi të lirë në pozicionin si vijon:

QENDRA SHENDETESORE DROPULL I POSHTEM

Pozicioni: Ekonomist me kohe te pjeseshme 1 (një) punonjës

Arsimi:
Arsim i Lartë, te kete perfunduar Fakultetin e Shkencave Ekonomike. Diplomuar ne Ekonomi Finance.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.


Përvoja:
Preferohet të ketë përvoje të mëparëshme pune.

Njohuri dhe aftësi:
Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup. Të jetë i aftë të përmbushë me korrektësi dhe në kohë detyrat e ngarkuara. Të jetë bashkëpunues me të gjithë nivelet/ sektorët e drejtorisë. . Të ketë njohuri shumë të mira ne fushen e kontabilitetit dhe njohuri kompujterike në programet e paketës Mocrosoft Office.

Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentacionin përkatës si vijon:

Kërkesë për punësim;
Jetëshkrimin e kandidatit (CV)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Fotokopje të librezës së punës
Diploma e shkollës (kopje e noterizuar)
Listë notash (kopje e noterizuar)
Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyra duhët të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja
Trajnime dhe dëshmi të tjera kualifikimesh që lidhen me fushën
Studime shtesë (master profesional/shkencor/diplomë shtesë...) (kopje e noterizuar)
Vërtetim dëshmie penaliteti
Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë i tre muajve të fundit (kriter i detyrueshëm për kualifikim në momentin e fillimit të detyrës).


Aplikimet pranohen nga data 11.02.2026 deri më datë 17.02.2026, përfshirë të dyja këto data.

NJVKSH Gjirokastër i kushton një rëndësi të veçantë shëndetit oral tek fëmijët dhe moshat në zhvillim.Përmes shërbimit s...
10/02/2026

NJVKSH Gjirokastër i kushton një rëndësi të veçantë shëndetit oral tek fëmijët dhe moshat në zhvillim.
Përmes shërbimit stomatologjik, vazhdon puna për depistimin e problematikave, higjienës dhe patologjive stomatologjike tek fëmijët e shkollave 9-vjeçare. 🦷👧👦

Krahas ofrimit të kujdesit shëndetësor stomatologjik për këta fëmijë, ata informohen edhe për rëndësinë e higjienës orale, larjen periodike të dhëmbëve, përdorimin e furçës dhe fillit dentar, si dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta tek mjeku stomatolog. ✨🪥🦷

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës duhet të nisë që në moshë të hershme. Krahas kontrolleve periodike mjekësore, ...
03/02/2026

Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës duhet të nisë që në moshë të hershme. Krahas kontrolleve periodike mjekësore, një rol thelbësor luan informimi shëndetësor dhe imunoprofilaksia, përmes aplikimit të vaksinës HPV te vajzat dhe djemtë e grupmoshës 9–20 vjeç.

Në këtë kuadër, specialistët e Njësisë së Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor pranë NJVKSH Gjirokastër organizuan një takim informues me nxënës vajza dhe djem të klasave të larta të shkollave 9-vjeçare në rreth.

Takimi u fokusua në njohjen e shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës, virusit HPV (Human Papillomavirus), i cili transmetohet nga personi i infektuar te personi i shëndetshëm, kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e vaksinimit kundër HPV-së në grupmoshën 9–20 vjeç, veçanërisht te individët që nuk kanë kryer ende marrëdhënie seksuale. Vaksina ndihmon në krijimin e imunitetit aktiv dhe në prodhimin e antitrupave mbrojtës, të cilët parandalojnë infektimin me virusin HPV në traktin gjenital.

Bashkëpunimi me mjekun e familjes dhe infermieren vaksinatore për aplikimin e vaksinës HPV u rekomandua si një hap i rëndësishëm për kujdesin personal shëndetësor të çdo vajze dhe djali në këtë grupmoshë.

Në përfundim të aktivitetit, nxënësve pjesëmarrës iu shpërndanë fletëpalosje informuese me materiale edukative mbi vaksinën HPV dhe rëndësinë e saj në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Sot, në ambientet e NJVKSH Gjirokastër, u zhvillua analiza vjetore e punës së këtij institucioni, ku morën pjesë përfaqë...
28/01/2026

Sot, në ambientet e NJVKSH Gjirokastër, u zhvillua analiza vjetore e punës së këtij institucioni, ku morën pjesë përfaqësues të DROSHKSH Vlorë, përfaqësues të Prefekturës së Qarkut Gjirokastër, si dhe drejtorët e QSH-ve të KSHP Gjirokastër.

Nga Drejtori i NJVKSH u referua aktiviteti dhe veprimtaria profesionale e sektorëve dhe shërbimeve të këtij institucioni, duke u fokusuar në punën e bërë me qëllim përmirësimin e aksesit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor ndaj pacientit, popullatës dhe komunitetit që jeton në zonat urbane dhe rurale të Gjirokastrës.

Nga pjesëmarrësit në takim u diskutuan gjithashtu problematika të ndryshme të hasura gjatë ofrimit të shërbimeve mjekësore, duke dhënë mendime dhe sugjerime konkrete për përcaktimin e rrugëzgjidhjeve adekuate, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, duke koordinuar dhe harmonizuar punën dhe aktivitetin profesional të përbashkët ndërmjet specialistëve të personelit të të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor në rreth.

Address

Bulevardi 18 Shtatori
Gjirokastër
6001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram