02/04/2026
2 Prill – Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin 💙
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në qendrën tonë disa nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova”, të shoqëruar nga punonjësja sociale Agime Shuti.
Kjo vizitë ishte një mundësi shumë e vlefshme për të ndarë njohuri, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar empatinë dhe përfshirjen ndaj fëmijëve me autizëm.
Një falënderim i veçantë shkon për znj. Agime Shuri, e cila prej vitesh vazhdon të vizitojë qendrën tonë dhe të mbështesë iniciativa që rrisin ndërgjegjësimin në komunitet.
Faleminderit të gjithëve për vizitën dhe interesin! 💙