Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë Shërbimi i kujdesit të shëndetit parësor
Shërbimi i shëndetit mendor

📌Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit,7 Prill,përcjellim mesazhin se shëndeti është themeli i mirëqenies së çdo indi...
07/04/2026

📌Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit,7 Prill,
përcjellim mesazhin se shëndeti është themeli i mirëqenies së çdo individi dhe komuniteti.
🔺Kujdesi për ushqyerjen,
🔺Aktiviteti fizik,
🔺Kontrollet periodike janë hapa të rëndësishëm për një jetë më të shëndetshme.
📌Le të punojmë së bashku për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar kujdesin ndaj shëndetit për të gjithë.

01/04/2026
31/03/2026
🦷🌍 Dita Botërore e Shëndetit OralShëndeti oral është një pjesë thelbësore e mirëqenies sonë të përgjithshme. Një buzëqes...
19/03/2026

🦷🌍 Dita Botërore e Shëndetit Oral

Shëndeti oral është një pjesë thelbësore e mirëqenies sonë të përgjithshme. Një buzëqeshje e shëndetshme nuk reflekton vetëm estetikë, por edhe kujdes dhe përgjegjshmëri ndaj vetes.

📌 Kujdesi i përditshëm për gojën ndihmon në parandalimin e:
✔️ Kariesit dentar
✔️ Sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve
✔️ Infeksioneve orale

💡 Mos harroni:
🔹 Lani dhëmbët të paktën 2 herë në ditë
🔹 Përdorni fill dentar
🔹 Kufizoni sheqernat
🔹 Kryeni kontrolle periodike tek dentisti

Le të ndërgjegjësohemi së bashku për rëndësinë e shëndetit oral dhe të promovojmë zakone të shëndetshme që në moshë të vogël.

😊 Një buzëqeshje e shëndetshme, një jetë më e mirë!

🌙💤 Rëndësia e gjumit për shëndetin fizik dhe mendor tek fëmijët..Në kuadër të aktiviteteve promovuese të shëndetit në sh...
04/03/2026

🌙💤 Rëndësia e gjumit për shëndetin fizik dhe mendor tek fëmijët..
Në kuadër të aktiviteteve promovuese të shëndetit në shkollat 9-vjeçare: Sevasti Qiriazi, shkolla 9-vjeçare Veliterne dhe Agimi Maliq , u theksua rëndësia e gjumit si një nga faktorët kryesorë për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
Gjatë gjumit:
✅ Trupi çlodhet dhe rigjenerohet
✅ Forcohet sistemi imunitar
✅ Përmirësohet kujtesa dhe përqendrimi
✅ Stabilizohet gjendja emocionale
✅ Ndihmohet rritja fizike dhe zhvillimi hormonal

Fëmijët e moshës shkollore kanë nevojë mesatarisht për 9–11 orë gjumë çdo natë. Mungesa e gjumit mund të sjellë lodhje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim, ulje të performancës në mësime dhe dobësim të mbrojtjes imunitare.

📵 Rekomandohet:
• Të shmanget përdorimi i telefonit dhe pajisjeve elektronike para gjumit
• Të krijohet një orar i rregullt fjetjeje
• Të sigurohet një ambient i qetë dhe i errët për gjumë

Gjumë i mirë sot do të thotë fëmijë më të shëndetshëm, më të qetë dhe më të suksesshëm nesër! 🌟

📌 Supervizim i Qendrave Shëndetësore – 2026Në kuadër të planit vjetor të punës për vitin 2026,  nis supervizimi në Qëndr...
16/02/2026

📌 Supervizim i Qendrave Shëndetësore – 2026

Në kuadër të planit vjetor të punës për vitin 2026, nis supervizimi në Qëndrat Shëndetësore të qytetit dhe fshatit, me fokus
📌Përmirësimin e cilësisë së shërbimit
📌Zbatimin e protokolleve
📌Forcimin e punës në ekip.

Supervizimi synon mbështetjen e stafit shëndetësor dhe garantimin e një shërbimi sa më cilësor dhe të sigurt për qytetarët.

🏥 Së bashku për një shërbim shëndetësor më të mirë.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

📌Vijonë aktivitetet ndërgjegjësuese për vaksinën HPV nga koordinatorët pranë shkollaveNaum Veqilharxhi, Pandeli Cale, Më...
09/02/2026

📌Vijonë aktivitetet ndërgjegjësuese për vaksinën HPV nga koordinatorët pranë shkollave
Naum Veqilharxhi, Pandeli Cale, Mësonjëtoria e parë shqipe, Kolegji Preka, Naim Frashëri, Asdreni dhe shkolla 9-vjeçare Dishnice.
📌(Human Papilloma Virus) është një nga infeksionet më të shpeshta virale, që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore në të ardhmen, përfshirë disa lloje kanceri si te vajzat ashtu edhe te djemtë.
📌Vaksina kundër HPV është e sigurt dhe shumë efektive kur kryhet në moshën 13-vjeçare, përpara ekspozimit ndaj virusit. Ajo ofron mbrojtje afatgjatë dhe kontribuon në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

📍 Vaksinimi kryhet falas në Qëndrat Shëndetësore, si në fshat ashtu edhe në qytet.
👧🧒 Vaksina rekomandohet si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.

👨‍👩‍👧‍👦 Të mbrojmë fëmijët tanë përmes vaksinimit!Vaksinimi është një nga mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të m...
06/02/2026

👨‍👩‍👧‍👦 Të mbrojmë fëmijët tanë përmes vaksinimit!

Vaksinimi është një nga mënyrat më të sigurta dhe më efektive për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë komunitetit.

🔹 Vaksina MMR mbron nga Fruthi, Shytat dhe Rubeola, sëmundje që mund të shkaktojnë komplikacione serioze te fëmijët.
📅 Ajo kryhet:
• Doza e parë në moshën 12-15 muajshe
• Doza e dytë në moshën 5–6 vjeç

🔹 Vaksina HPV mbron vajzat dhe djemtë nga Infeksioni i Papilomavirusit Human (HPV), i cili lidhet me disa lloje kanceri në moshë të rritur.
📅 Rekomandohet të kryhet në moshën 13 vjeç, për vajza dhe djem për të siguruar mbrojtjen më të mirë.

✅ Vaksinat janë të sigurta, falas dhe ofrohen në qendrat shëndetësore në qytet dhe fshat.
🤝 Duke vaksinuar fëmijët tanë sot, investojmë në një të ardhme më të shëndetshme për ta.

📍 Për më shumë informacion, drejtohuni pranë personelit shëndetësor të zonës suaj.

Address

Rruga 10 Korriku Nr . 5 Lagjia 13
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Korçë:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram