29/09/2025
Të nderuar prindër,
Vaksinimi i fëmijëve nuk është një zgjedhje personale, por një detyrim ligjor i përcaktuar qartë nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetur nga ligji për shëndetin publik (LIGJ Nr. 15/2016, Neni 18, Pika 7
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE
INFEKTIVE
(Ndryshuar me aktin normativ nr. 2,2 datë 11.3.2020; nr. 99/2024, datë 12.9.2024)
Ky detyrim është vendosur për të mbrojtur shëndetin e fëmijës tuaj, si dhe për të garantuar mbrojtjen e komunitetit nga sëmundjet infektive që mund të kenë pasoja të rënda.
Mosrespektimi i kalendarit të vaksinimit sjell pasoja ligjore dhe administrative, ndërkohë që rrezikon seriozisht shëndetin e fëmijës.
Prandaj ju bëj thirrje të gjithë prindërve:
👉 Vaksinoni fëmijët tuaj në kohë dhe sipas kalendarit zyrtar të vaksinimit.
👉 Respektoni detyrimin ligjor dhe moral për mbrojtjen e shëndetit të brezit të ri.
Vaksinimi shpëton jetë. Është detyrë ligjore dhe përgjegjësi prindërore.