Retina Institute

Retina Institute Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Retina Institute, Hospital, Korçë.

16/03/2026

‼️Doktor! A është e vërtetë se Glaukoma mund të jetë FATALE në disa raste?

Po, Glaukoma mund të jetë fatale për shikimin në disa raste.

Sepse kjo sëmundje dëmton gradualisht nervin optik dhe në fillim prek shikimin nga periferia, pa dhënë shpesh simptoma të dukshme.

⌛️Me kalimin e kohës fusha e shikimit ngushtohet gjithnjë e më shumë.

Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, dëmi i shkaktuar në nervin optik është i pakthyeshëm.

Prandaj kontrollet e rregullta tek mjeku i syve janë shumë të rëndësishme për ta zbuluar dhe trajtuar sëmundjen sa më herët. 👁️‍🗨️🩺

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

15/03/2026

🫡 Java Botërore të Glaukomës

Klinika e syrit Retina Institute, gjatë aktivitetit depistues për matjen e tensionit të syrit dhe zbulimin e glaukomës,

Sot në 📍 Lushnjë,

👀 identifikoi 8 raste me glaukomë, ndër të cilat 7 prej tyre nuk e dinin se ishin prekur nga kjo sëmundje, nuk kishin informacion për sëmundjen në përgjithësi dhe kishin një kohë të gjatë që nuk bënin kontrolle rutinë.

Me pajisjen tonometër iCare HOME2, konstatuam 8 raste emergjente, ku rasti më shqetësues ishte tensioni
‼️66 në njërin sy‼️
⚠️ ndërkohë që tensioni normal i syrit varion nga 10–21.

Stafi i Retina Institute informoi se në raste të tilla duhet urgjentisht të ndiqet me mjek specialist dhe të nisë trajtim i menjëhershëm.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍 Berat +355 69 70 70 777
📍 Lushnjë +355 69 707 0017

14/03/2026

Në mjekësi ka shumë pamje të bukura, por për shumë mjekë një nga pamjet më mahnitëse është nervi optik, pika ku informacioni i shikimit dërgohet drejt trurit.

❓Çfarë është nervi optik?
Nervi optik është struktura që lidh syrin me trurin. Ai përbëhet nga më shumë se 1 milion fibra nervore që transmetojnë sinjalet vizuale nga syri drejt trurit.

💡Kur drita hyn në sy, ajo kapet nga retina dhe shndërrohet në sinjale elektrike. Këto sinjale më pas udhëtojnë përmes nervit optik drejt trurit, ku përpunohen dhe krijohet ajo që ne e quajmë pamje.

👀🧠Në ekzaminimin e syrit, mjekët mund të shohin drejtpërdrejt nervin optik dhe enët e gjakut përmes retinës, pa pasur nevojë për operacion.

🧿Kjo është një nga arsyet pse syri është unik në mjekësi.

Ndaj, ndryshimet në pamjen e nervit optik mund të japin informacion të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe të sistemit nervor.

14/03/2026

🫡Në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, Klinika e syrit Retina Institute organizoi një aktivitet depistues për matjen e tensionit të syrit dhe zbulimin e glaukomës në:
📍Fier 📍Berat�📍Lushnjë: 15 Mars�Së shpejti në 📍Korçë

👀Gjatë këtij aktiviteti u identifikuan 27 raste me glaukomë, ndër të cilat 19 prej tyre nuk�kishin informacion për sëmundjen dhe kishin një kohë të gjatë që nuk bënin kontrolle rutinë.

Me pajisjen tonometër iCare HOME2 tonometer, zonjës në video iu konstatua tensioni:
�‼️26 në njërin sy dhe 30 në syrin tjetër‼️⚠️ndërkohë që tensioni normal i syrit varion nga 10–21.

Zonja nuk ishte në dijeni për problemin që kishte dhe nuk kryente kontrolle rutinë tek okulisti.

Stafi i Retina Institute e informoi se në raste të tilla duhet urgjentisht të ndiqet me mjek specialist dhe të nisë trajtimin.

Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit të syrit, në nxitjen e kontrolleve periodike dhe në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, duke ndihmuar në parandalimin e komplikacioneve që mund të ndikojnë në shikim.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

🧐Glaukoma është presion i lartë brenda syrit!Presioni i lartë brenda syrit, dalëngadalë, dëmton nervin optik të syrit, n...
13/03/2026

🧐Glaukoma është presion i lartë brenda syrit!

Presioni i lartë brenda syrit, dalëngadalë, dëmton nervin optik të syrit, nervi i cili është përgjegjës për dërgimin e pamjes në tru.

⚠️Presioni i tepërt dëmton syrin.

Syri prodhon lëng pa pushim. Nëse ky lëng nuk kullon siç duhet, presioni rritet brenda syrit.
Ky presion dëmton nervin optik.

‼️Shikimi i humbur si pasojë e dëmtimit të nervit optik është i pakthyeshëm.

⚠️Mbani mend
Kur glaukoma diagnostikohet në kohë dhe trajtohet në mënyrën e duhur, një pjesë e madhe e personave mund të kenë shikim të mirë gjatë gjithë jetës.

13/03/2026

🫡Në kuadër të Javës Botërore e Glaukomës, Klinika e syrit Retina Institute organizoi një aktivitet depistues për matjen e tensionit të syrit dhe zbulimin e glaukomës.

👀Gjatë këtij aktiviteti u identifikuan 11 raste me glaukomë, ndër të cilat edhe rasti i një zotërie me tension shumë të lartë të syrit.

Me pajisjen tonometër iCare HOME2 tonometer, zotërisë iu konstatua tensioni
‼️39 në njërin sy dhe 28 në syrin tjetër, ⚠️ndërkohë që tensioni normal i syrit varion nga 10–21.

Zotëria kishte mbi 15 vite që përdorte ilaçe me pika.

Stafi i Retina Institute e informoi se në raste të tilla, kur trajtimi me pika nuk është më i mjaftueshëm, mund të lindë nevoja për ndërhyrje kirurgjikale.

Në Retina Institute, ndërhyrjet për glaukomën kryhen nga Dr. Talay, specialist ndërkombëtar i glaukomës, i cili aplikon metoda moderne dhe teknologjinë më të avancuar për diagnostikim dhe trajtim.

💡 Procedura të avancuara:

GATT – ul presionin e syrit në 360°, pa qepje dhe me rikuperim të shpejtë.
�Kahook Dual Blade – mikro-kirurgji precize që përmirëson qarkullimin natyral të lëngjeve të syrit dhe mund të kombinohet me kirurgjinë e kataraktit.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

12/03/2026

Në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës, Klinika e syrit Retina Institute po zhvillon një aktivitet depistues në disa qytete të vendit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit dhe zbulimi i hershëm i glaukomës.

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarëve iu ofrua matja e tensionit të syrit me pajisjen tonometër iCare HOME2.

Vetëm në 📍 Fier u depistuan 11 raste me glaukomë, ndër të cilat ishte edhe rasti i një zonje e cila, për shkak të mungesës së informacionit, ishte mjaftuar vetëm me një kontroll të syve në një optikë.

Në optikë i ishte thënë se nuk kishte tension të syrit, pasi aty nuk kryhet një vizitë e detajuar okulistike.

Ajo që ishte më shqetësuese ishte fakti se zonja kishte ndërprerë trajtimin me pika, ndërkohë që te pacientët me glaukomë trajtimi me pika është i vazhdueshëm dhe nuk duhet ndërprerë pa konsultë mjekësore.

Stafi i Retina Institute e këshilloi zonjën për rëndësinë e vazhdimit të trajtimit dhe ndjekjes së rregullt mjekësore.

Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e shëndetit të syrit, në nxitjen e kontrolleve periodike dhe në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, duke ndihmuar në parandalimin e komplikacioneve që mund të ndikojnë në shikim dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

11/03/2026

🧐Java botërore e Glaukomës!

⚠️Glaukoma është një sëmundje shumë e vështirë për t’u identifikuar.

Sepse faza e hershme e glaukomës nuk ka shenja.

Nuk ka shimbje.
Nuk ka skuqje.
Asnjë shenjë urgjence.

👀Humbja e shikimit fillon me humbje periferike të shikimit.

‼️Që do të thotë ti ende mund të kesh shikim 100% qendror,
ndërkohë që sëmundja është aktive dhe po dëmton Nervin Optik.

⚠️Në momentin që ju vini re një problem, dëmi i shkaktuar në nervin optik është i pakthyeshëm.

Ndaj ju rikujtojmë rëndesinë e Kontrollit Rutinë me
okulistin tuaj.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

#2026

Shumica e personave me glaukomë nuk ndiejnë dhimbje dhe nuk i vënë re ndryshimet në shikim në ditët e para.Por në të vër...
10/03/2026

Shumica e personave me glaukomë nuk ndiejnë dhimbje dhe nuk i vënë re ndryshimet në shikim në ditët e para.

Por në të vërtetë humbja e shikimit po ndodh.

Në fillim humbja e shikimit ndodh në anët periferike, ndaj nuk vihet re në fazat e para.

🧑‍⚕️Trajtimi ndalon përkeqësimin

Trajtimi nuk mund të kthejë shikimin e humbur, por mund të ngadalësojë ose të ndalojë përparimin e sëmundjes dhe të ruajë shikimin e mbetur.

✋Parandalimi

Vizitat e rregullta te okulisti janë mënyra më e mirë për të diagnostikuar herët glaukomën dhe për të mbrojtur shëndetin e syve tuaj.

‼️Mbani mend

Kur glaukoma diagnostikohet në kohë dhe trajtohet në mënyrën e duhur, një pjesë e madhe e personave mund të kenë shikim të mirë gjatë gjithë jetës.

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

08/03/2026

Sot | 8 Mars 📍Berat
12 Mars 📍Fier
Së shpejti në 📍Korçë; 📍Lushnjë

Kontakto tani Retina Institute:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

05/03/2026

⚠️⚠️Dy llojet kryesore të glaukomës

1️⃣ Glaukoma me kënd të hapur

🔹 Është forma më e shpeshtë.
🔹 Përparon ngadalë dhe pa dhimbje.
🔹 Humbja e shikimit fillon nga periferia (anësorja).
🔹 Shpesh zbulohet vonë sepse pacienti nuk ndjen simptoma.

Trajtimi:
• Pika për uljen e presionit
• Laser
• Ndërhyrje kirurgjikale (kur progreson pavarësisht terapisë)

2️⃣ Glaukoma me kënd të mbyllur

🔹 Më e rrallë, por më e rrezikshme në formën akute.
🔹 Mund të shfaqet papritur me:

• Dhimbje të fortë syri
• Skuqje
• Turbullim shikimi
• Të përziera

⚠️ Është urgjencë mjekësore.
Trajtimi:
• Ilaçe urgjente për uljen e presionit
• Laser (iridotomi)
• Ndonjëherë kirurgji

📌 Dallimi kryesor
‼️Këndi i hapur, progresion i ngadaltë, “vjedh” shikimin në heshtje.
‼️Këndi i mbyllur, mund të japë krizë të menjëhershme dhe dhimbje.

Ju ftojmë të rezervoni pranë RETINA INSTITUTE:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

04/03/2026

‼️Avancimi është aq i ngadaltë sa truri🧠
përpiqet ta mbuloj humbjen duke përdorur:

1. Informacionin përreth
2. Syrin tjetër
3. Kujtesën

ftojmë të rezervoni pranë RETINA INSTITUTE:

📍 Korçë +355 69 97 11 111
📍 Fier +355 67 40 01 004
📍Berat +355 69 70 70 777
📍Lushnjë +355 69 707 0017

Address

Korçë

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Retina Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category