Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje

Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje Monitorimi i kujdesit të shëndetit parësor të rrethit.

04/03/2026
04/03/2026

🌙 Mbani nën kontroll diabetin gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë Ramazanit kërkon kujdes të veçantë për personat me diabet. Planifikimi i duhur i ushqimit dhe kujdesi për shëndetin janë shumë të rëndësishme për të shmangur komplikacionet.

📌 Disa këshilla të thjeshta:

💧 Pini ujë të mjaftueshëm gjatë orëve kur nuk jeni duke agjëruar
🥤 Shmangni pijet me sheqer të shtuar
🥗 Konsumoni më shumë fruta dhe perime
🩺 Monitoroni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak

Nëse keni diabet dhe planifikoni të agjëroni, konsultohuni paraprakisht me mjekun tuaj për të marrë këshillat e duhura.

04/03/2026

❤️ Zemër e shëndetshme – jetë më e gjatë

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten ndër shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, por shumë prej tyre mund të parandalohen.

Për të mbrojtur zemrën tuaj:

🥗 Ushqehuni shëndetshëm
🚶‍♀️ Qëndroni fizikisht aktiv
🚭 Shmangni duhanin
⚖️ Mbani peshë trupore të shëndetshme
🩺 Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit

📢 Kujdesuni për zemrën tuaj sot, për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

#

04/03/2026

🌍 4 Mars – Dita Botërore e Obezitetit

Obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në botë. Sot vlerësohet se mbi 1 miliard njerëz jetojnë me obezitet.

Obeziteti rrit rrezikun për shumë sëmundje kronike, përfshirë:
🔴 diabetin
🔴 sëmundjet kardiovaskulare
🔴 disa lloje kanceri
🔴 probleme të shëndetit mendor

Parandalimi fillon me zgjedhje të përditshme më të shëndetshme:

🥗 Ushqyerje e balancuar
🏃‍♂️ Aktivitet fizik i rregullt
⏱ Reduktimi i kohës sedentare
👨‍👩‍👧 Edukimi shëndetësor që në moshë të hershme

📢 Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të shëndetshme dhe më aktive.

03/03/2026

Akreditimi i institucioneve shëndetësore 2025✅

🏫 66 qendra shëndetësore në Rajonin Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, si dhe 🏥 4 spitale bashkiake dhe 1 spital rajonal kanë përmbyllur me sukses procesin e akreditimit për vitin 2025, duke garantuar shërbime më të sigurta dhe me standarde më të larta për qytetarët.

03/03/2026
03/03/2026
03/03/2026
03/03/2026

👩‍🏫 Mësues, roli juaj është kyç në mbështetjen e fëmijëve me humbje të dëgjimit.

Për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës në klasë:

✔️ Përfshini çdo fëmijë në aktivitetet shkollore
✔️ Ulni fëmijën në bankat e para, që të dëgjojë dhe të shohë qartë
✔️ Siguroni ndriçim të mirë dhe flisni duke qëndruar ballë për ballë me nxënësin
✔️ Inkurajoni përdorimin e aparateve të dëgjimit ose implanteve në mënyrë të rregullt
✔️ Nxisni mbështetjen mes bashkëmoshatarëve dhe ndihmoni fëmijët të shprehin nevojat e tyre
✔️ Kur është e nevojshme, mësoni gjuhën e shenjave dhe inkurajoni edhe familjet ta mësojnë

🎧 Mbështetja e dëgjimit do të thotë mbështetje për të nxënit.
Së bashku mund të sigurojmë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.

03/03/2026

🎧 Prindër dhe mësues, kushtojini vëmendje këtyre shenjave!

Nëse një fëmijë:
▪️ Ju kërkon shpesh të përsërisni fjalët
▪️ Ka vështirësi në përqendrim apo në performancën shkollore
▪️ Ankohet për dhimbje veshi ose ka sekrecione
▪️ Ka vonesë në zhvillimin e të folurit

👉 Këto mund të jenë shenja të një problemi me dëgjimin.

👂 Veproni herët!
Dërgojeni fëmijën për një kontroll të dëgjimit pa vonesë. Zbulimi dhe trajtimi në kohë ndihmojnë në zhvillimin e shëndetshëm dhe në suksesin në shkollë.

#

03/03/2026

📆 3 Mars, Dita Botërore e Dëgjimit - 2026

Këtë vit, fushata në Ditën Botërore të Dëgjimit është e përqendruar në rolin e komuniteteve dhe shkollave, si dy nga pikat e kontaktit më të natyrshme për kujdesin ndaj fëmijëve.

🎧 Fokusi kryesor i DITËS, përqendrohet në:
🛡️ Parandalimin e humbjes së dëgjimit sidomos kur kjo kërkon kujdes të thjeshtë: mbrojtjen nga zhurmat e larta, si dhe trajtim të infeksioneve të përsëritura të vesh*t.
🔍 Kapjen dhe zbulimin e hershëm të çdo problematike me veshin ose dëgjimin, në mënyrë që të marrin ndihmën e duhur sa më shpejt.
👩‍⚕️ Kujdesin mjekësor të specializuar për ata që shfaqin shenja vështirësie në dëgjim, duke i drejtuar tek mjeku ORL ose Pediatër për vlerësim dhe trajtim.

Këto hapa janë thelbësorë për të mbrojtur zhvillimin, të folurin, mbarëvajtjen në shkollë dhe mirëqenien e çdo fëmije.

27/02/2026

💧 Pini ujë rregullishtmidis Iftarit dhe Syfyrit . Qëndroni të hidratuar për funksionimin normal të organeve të trupit dhe parandalimin e lodhjes gjatë orëve të gjata pa ushqim.
🚫🥤 Shmangni pijet me sheqer. Ato rrisin nivelin e glukozës në gjak dhe mund të shkaktojnë luhatje të forta të energjive trupore tek personat që jetojnë me diabet .
🍎🥗 Konsumoni fruta dhe perime. Përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale, ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, në funksionimin e mirë të sistemit tretës dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë.

Address

Rruga Donika Kastrioti
Krujë
1501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35551122279

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category