17/12/2020
LIVANDOJA - Lavandula Officinalis
▫️▫️▫️
Droga mjekësore e Livandos përbëhet nga lulet e thara dhe të shkëputura nga kalliri të kësaj bime.
Livandoja i përket familjes Labiatae e cila është një shkurre e kultivueshme në vendin tonë e cils lulëzon nga qershori deri në gusht.
Përse përdoret kjo bimë❓
▫️▫️▫️
Livando është e pasur me esenca (acetat linalili), tanine, fitonicide etj.
✅ Qetëson sistemin nervor qendror
✅ Jep një veprim të lehtë në uljen e tensionit të lartë të gjakut
✅ Rregullon veprimtarinë e zorrëve, në rastet e diarresë, vepron si spazmolitik dhe karminativ
✅ Ka veprim diuretik
✅ Përdoret në neurastemi, migrenë, ngërçe, rrahje të forta të zemrës dhe pagjumësi.
Si përgatitet❓
▫️▫️▫️
Në një enë me 200 ml ujë që valon, hidhen 3 luge çaji nga kjo bimë, mbulohet dhe lihet në qetësi për 15-30 minuta. Mund të konsumohet një filxhan çaji çdo 2 ditë i ëmbëltuar sipas dëshirës.