Spitali Rajonal Lezhë

Spitali Rajonal Lezhë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali Rajonal Lezhë, Hospital, Lagje Varosh, Lezhë.

🩺 Një hap i rëndësishëm për shëndetin në Lezhë!📍Me rikonstruksionin e Spitalit Rajonal Lezhë është realizuar një hap i r...
17/04/2026

🩺 Një hap i rëndësishëm për shëndetin në Lezhë!📍

Me rikonstruksionin e Spitalit Rajonal Lezhë është realizuar një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për komunitetin. Një nga sektorët që ka përfituar ndjeshëm nga ky investim është Shërbimi i Neurologjisë, i cili tashmë ofron standarde më të larta diagnostikimi dhe trajtimi për pacientët me sëmundje të sistemit nervor.
Falë pajisjeve të reja dhe teknologjisë bashkëkohore, në këtë shërbim janë vënë në funksion ekzaminime të avancuara si Angio CT (skaner supraaortik me kontrast) dhe Elektroencefalograma (EEG). Angio CT mundëson vlerësimin e detajuar të enëve të gjakut në tru, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të patologjive serioze si aneurizmat, ngushtimet apo bllokimet vaskulare. Ndërkohë, EEG është një metodë e rëndësishme për studimin e aktivitetit elektrik të trurit, duke ndihmuar në diagnostikimin dhe monitorimin e sëmundjeve si epilepsia dhe çrregullime të tjera neurologjike.
Këto shërbime moderne janë tashmë në dispozicion të qytetarëve të Lezhës dhe zonave përreth, duke shmangur nevojën për të udhëtuar drejt qendrave më të mëdha për ekzaminime të specializuara. Për më tepër, ato kontribuojnë në rritjen e shpejtësisë dhe saktësisë së diagnozës, si dhe në ndjekjen më efikase të trajtimeve.
Shërbimi i Neurologjisë ofrohet nga një ekip i përkushtuar specialistësh, ku bëjnë pjesë Dr. Anamaria Rama dhe Dr. Ilisjan Spahi. Me profesionalizmin dhe eksperiencën e tyre, ata garantojnë kujdes të specializuar dhe të vazhdueshëm për çdo pacient, duke vendosur në qendër të vëmendjes shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ky zhvillim përfaqëson një tjetër dëshmi të përkushtimit për forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e aksesit në shërbime cilësore për të gjithë komunitetin.

11/10/2025

Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës së spitalit Lezhë. Tashmë infrastrukturë moderne dhe aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë do të jenë në shërbim të pacientëve tanë ndërkohë që stafi mjekësor do ofrojë shërbim në ambiente pune dinjitoze. Kjo shënon mbylljen e fazës së dytë të projektit të rikonstruksionit të spitalit Lezhë, faza e tretë e së cilit është rikonstruksioni i Poliklinikës së specialiteteve dhe rikualifikimi i territorit të spitalit. Dua të falenderoj secilin punonjës të spitalit Lezhë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kushte jo optimale gjatë kësaj periudhe dhe para së gjithash një falenderim i përzemërt për çdo pacient dhe qytetarët e Lezhës për durimin, mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar gjatë kohës së punimeve.
Përpara me fazën e 3 përmbyllëse të kolanës që i ndryshon faqen plotësisht spitalit rajonal Lezhë ashtu siç bashkëqytetarët tanë e meritojnë!

10/05/2025
22/04/2025
21/04/2025
Mirë se erdhe Dion 🌞Është djalë fëmija i parë i vitit 2024, që lindi në maternitetin Lezhë! 😇 Dioni lindi me peshë 3800 ...
01/01/2024

Mirë se erdhe Dion 🌞

Është djalë fëmija i parë i vitit 2024, që lindi në maternitetin Lezhë!

😇 Dioni lindi me peshë 3800 gram dhe së bashku me nënën gëzojnë shëndet të plotë. Jetë të gjatë Dionit ❤️

Një vit të mbarë e të shëndetshëm për të gjithë 🙏🤗

👨‍⚕️👨‍⚕️👩‍⚕️ Për herë të parë në Spitalin Rajonal Lezhë është realizuar interventi kolecistektomi laparoskopike.👏👏  Përg...
14/09/2023

👨‍⚕️👨‍⚕️👩‍⚕️ Për herë të parë në Spitalin Rajonal Lezhë është realizuar interventi kolecistektomi laparoskopike.
👏👏 Përgëzime ekipit me Dr. Aurel Bardhi , Dr. Ndue Çupi , Dr. Ardian Preli , Anestezist Dr. Everest Dega , Infermiere Instrumentare Elona Beqiri, Vera Gjoni, Vitore Bardhoku, Luljeta Matrizi.

Address

Lagje Varosh
Lezhë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Rajonal Lezhë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Rajonal Lezhë:

Share

Category