Terapi Zhvillimi

Terapi Zhvillimi Terapi zhvillimi për fëmijë

10/02/2026

Prej gati katër vitesh tashmë, ai është pjesë e rrugëtimit tonë në qendër. Ka hyrë në jetën tonë jo thjesht si një fëmijë që ndjek terapi, por si një anëtar i çmuar i asaj që sot e quajmë me krenari familja jonë e madhe. Me rritjen e tij, kemi ndarë hapa të vegjël e fitore të mëdha, buzëqeshje, sfida dhe momente që na kanë forcuar lidhjen çdo ditë e më shumë.

Dje festoi ditëlindjen dhe, si çdo vit, na surprizoi të gjithëve duke ardhur jashtë ditës së tij të terapisë, vetëm për të ndarë me ne ëmbëlsirat dhe gëzimin e kësaj dite të veçantë. Një gjest i thjeshtë në dukje, por me një domethënie të madhe, që tregoi edhe një herë sa e fortë është lidhja që na bashkon.

Edhe ne, nga ana jonë, kishim menduar një surprizë të vogël për të, si shenjë mirënjohjeje dhe dashurie. Sepse në këtë qendër, ne nuk jemi vetëm profesionistë dhe fëmijë — jemi njerëz që kujdesemi për njëri-tjetrin, që gëzohemi së bashku dhe që jemi gjithmonë pranë, në çdo moment të rëndësishëm.

Këto janë çastet që na kujtojnë pse ajo që bëjmë ka vlerë: sepse ndërtojmë marrëdhënie të sinqerta, krijojmë kujtime dhe rritemi bashkë, si një familje e vërtetë. 💛

03/02/2026

Kjo veprimtari synon identifikimin e elementit që nuk i përket një grupi dhe arsyetimin pse ky element është i ndryshëm nga të tjerët. Fillimisht, puna fokusohet në të kuptuarin,nëe gjuhën receptive, ku fëmija dëgjon, vëzhgon dhe përpunon informacionin për të dalluar ngjashmëritë dhe dallimet mes elementeve. Më pas, veprimtaria kalon në gjuhën ekspresive, ku fëmija inkurajohet të shprehë verbalisht zgjedhjen e tij dhe të tregojë arsyen pse një element nuk është pjesë e grupit.

Kjo veprimtari është shumë e rëndësishme pasi ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse, vëmendjes, logjikës dhe arsyetimit verbal. Përmes saj synohet përmirësimi i të kuptuarit të koncepteve bazë (si ngjyra, forma, funksioni, kategoria), pasurimi i fjalorit dhe ndërtimi i fjalive me kuptim. Gjithashtu, ndihmon fëmijën të organizojë mendimin, të strukturojë përgjigjet dhe të rrisë vetëbesimin në komunikim, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm gjuhësor dhe akademik.

29/01/2026

Fëmija është aktualisht në ndjekje të seancave logopedike për çrregullime fonologjike, ku fokusi kryesor i punës është përmirësimi i artikulimit të tingujve të të folurit. Gjatë seancave po punohet në mënyrë sistematike me ushtrime bukofaciale, të cilat synojnë forcimin dhe koordinimin e muskujve të buzëve, faqeve dhe nofullës, si dhe me ushtrime specifike për lëvizshmërinë, pozicionimin dhe kontrollin e gjuhës.

Këto ushtrime janë thelbësore për krijimin e bazës motorike orale të nevojshme për prodhimin korrekt të tingujve, duke ndihmuar fëmijën të fitojë më shumë saktësi, stabilitet dhe vetëdije gjatë të folurit. Fëmija po tregon bashkëpunim gjatë seancave dhe gradualisht po përmirëson aftësinë për të realizuar lëvizjet e kërkuara, çka pritet të reflektohet pozitivisht edhe në qartësinë e të folurit me vazhdimësinë e terapisë.

26/01/2026

Gjatë orës së terapisë, fëmija arrin të imitojë nga ana motorike çdo veprim të terapistit: lëvizje të trupit, gjeste, si dhe veprime me objekte. Ky imitim i qëllimshëm nuk është thjesht një lojë, por një aftësi themelore për zhvillimin e fëmijës, mbi të cilën ndërtohen shumë fusha të tjera si komunikimi, gjuha, loja funksionale dhe ndërveprimi social.

Imitimi është një nga mënyrat kryesore me të cilat fëmijët mësojnë nga mjedisi përreth. Duke imituar, fëmija mëson si funksionojnë objektet, si të ndjekë modele, si të kuptojë dhe të riprodhojë sjellje, dhe gradualisht të ndërtojë aftësi më komplekse.

Për fëmijët me zhvillim neurotipik, imitim vjen spontanisht dhe natyrshëm që në vitet e para të jetës: ata kopjojnë prindërit, bashkëmoshatarët, gjestet, tingujt dhe veprimet pa pasur nevojë për ndërhyrje të strukturuar.

Ndërsa tek fëmijët me vështirësi zhvillimore , imitimi shpesh nuk shfaqet në mënyrë të natyrshme dhe kërkon punë të qëllimshme, të strukturuar dhe të përsëritur gjatë terapisë. Pikërisht për këtë arsye, çdo hap përpara në këtë aftësi është një arritje shumë e rëndësishme, sepse hap rrugën drejt të mësuarit, komunikimit dhe përfshirjes më të madhe në botën sociale.

Çdo imitim i arritur sot është një themeli i fortë për aftësitë e nesërme 🤍

23/01/2026

Në këtë periudhë, pothuajse të gjithë po përballemi me viroza, temperaturë, kollë, lodhje… por për familjet e fëmijëve me autizëm, këto ditë janë një sfidë edhe më e madhe.

Sepse fëmijët tanë shpesh nuk arrijnë të tregojnë se ku u dhemb. Një temperaturë nuk është vetëm një numër në termometër, por ankth, shqetësim, të qara, sjellje që ndryshojnë. Analizat mjekësore bëhen një betejë më vete. Marrja e shurupit për temperaturë, kollë apo antibiotikëve është një sfidë e përditshme. Edhe ushqyerja e shëndetshme shpesh është e vështirë për shkak të selektivitetit të lartë ushqimor që kanë vogëlushët tanë.

Ka ditë kur prindërit mezi presin orën e terapisë, sepse e dinë që vetëm në atë mjedis fëmija do të pranojë të pijë mjekimet që i ka përshkruar mjeku. Vetëm aty ndihet i sigurt, i qetë dhe i kuptuar.

Dhe pikërisht këtu, terapia bëhet më shumë se terapi. Bëhet mbështetje, bashkëpunim, besim.

Sot, për ne, është një arritje e madhe që vogëlushi jo vetëm i pranoi mjekimet dhe ushqimin me terapisten e tij, por arriti t’i merrte edhe me një terapiste tjetër. Akoma më bukur: i provoi t’i konsumonte edhe vetë, në mënyrë spontane.

Janë këto hapa të vegjël që për ne janë fitore të mëdha. Janë momente që na kujtojnë se pas çdo vështirësie ka përparim, pas çdo loti ka shpresë, dhe se së bashku – prindër e terapistë – mund t’ia dalim. 💙

21/01/2026

Vogelushi ynë 7-vjeçar është një dëshmi e bukur se sa shumë mund të arrihet kur puna bëhet me përkushtim, durim dhe besim. Ende pa mbushur një vit që ndjek terapi intensive tek ne, ai ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ka nisur të zhvillojë gjuhën verbale, i përgjigjet pyetjeve sociale dhe ndërvepron gjithnjë e më shumë me mjedisin përreth.

Ajo që na gëzon veçanërisht është ulja e ndjeshme e sjelljeve sfiduese që më parë ishin shumë të theksuara, si të qarat, të bërtiturat apo shtyrjet me forcë. Sot, ai qëndron në mënyrë adaptive në tavolinë, bashkëpunon gjatë seancave dhe tregon përparim të dukshëm në vetëkontroll dhe përqendrim.

Çdo hap përpara, sado i vogël të duket, për ne është një fitore e madhe. Jemi krenarë për përpjekjen e tij të përditshme dhe mirënjohës për besimin e familjes në këtë rrugëtim të përbashkët. 🌱

16/01/2026

Në terapinë e grupit, duart e vogla punojnë së bashku, sytë ndjekin ngjyrat dhe zemrat mësojnë të bashkëpunojnë. Shoqet e vogla vendosin topat sipas ngjyrave të përcaktuara në fletë, duke u ndihmuar mes tyre, duke pritur radhën dhe duke festuar çdo sukses të vogël. Çdo top i vendosur është një hap më shumë drejt rritjes, besimit dhe gëzimit për të mësuar së bashku.”

10/01/2026

🐜 Milingona me ngjyra – një lojë që edukon duke argëtuar! 🎨🧠

Një lodër sa argëtuese, aq edhe multifunksionale!
Vogëlushi formon trupin e milingonës duke vendosur rrathët me ngjyra sipas modelit, duke zhvilluar njëkohësisht:
✨ njohjen & emërtimin e ngjyrave
✨ koordinimin sy–dorë
✨ motorikën fine (kapje, vendosje, saktësi)
✨ aftësinë për të imituar dhe ndjekur modele,”block design”
✨ përqendrimin dhe vëmendjen
✨koncepte kohore (fillim, pastaj, në fund)

10/01/2026
08/01/2026

07/01/2026

E kemi nisur vitin me zemrën plot 🤍
Vogëlushi ynë po na tregon çdo ditë sa shumë mund të arrihet me durim, dashuri dhe punë të vazhdueshme.

Sot ai realizon komandat njëhapëshe si puth, trokit, bëj bravo, ulu dhe ngrihu — gjëra që për shumëkënd duken të vogla, por për ne janë fitore të mëdha.

Çdo reagim i tij është një hap përpara.
Çdo përpjekje, një arsye më shumë për të besuar 🤍
Viti ka nisur mbarë ✨

25/12/2025

🎄✨ Gëzuar Krishtlindjet! ✨🎄
Qoftë kjo festë një kujtesë se dashuria, durimi dhe shpresa bëjnë mrekulli.
Urojmë që drita e Krishtlindjeve të sjellë paqe në çdo familje, forcë në çdo zemër dhe buzëqeshje të sinqerta tek fëmijët tanë.
Me zemër plot mirënjohje, ju urojmë festa të mbushura me ngrohtësi dhe besim. 🤍

Address

Paskuqan
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 16:00

Telephone

+355695543282

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Terapi Zhvillimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Terapi Zhvillimi:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram