Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Njesia Vendore  e Kujdesit Shendetesor Permet Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

📋 VAZHDON RREGULLISHT DEPISTIMI I NXËNËSVE DHE DISKUTIMI I TEMAVE TË NDRYSHME NË LIDHJE ME SHËNDETIN ORAL NGA MJEKJA STO...
17/11/2025

📋 VAZHDON RREGULLISHT DEPISTIMI I NXËNËSVE DHE DISKUTIMI I TEMAVE TË NDRYSHME NË LIDHJE ME SHËNDETIN ORAL NGA MJEKJA STOMATOLOGE E SHKOLLAVE DR.BLERTA BARJAMI.
🦷 Është kryer me sukses depistimi i nxënësve pranë shkollës 9- jeçare "Meleq Gosnishti" dhe shkollës së mesme "Sami Frashëri" Përmet.
📝Çdo nxënës u vu në dijeni për gjëndjen e përgjithshme të shëndetit oral dhe u theksua për marjen e shërbimit falas në kabinetin e shkollave të NJVKSH PEËRMET.
📖U zhvilluan tema në formën e diskutimeve mes nxënësve në lidhje me eksperiencat që kanë pasuar me shëndetin oral dhe cilat do ishin zgjidhjet e duhura për t'u paraqitur në kohën e duhur në kabinetin dentar.
🪥 Gjithashtu vazhdon një komunikim i pandërprerë për të mirën e shëndetit të fëmijëve gjatë gjithë vitit mes nxënësve , mësuesve kujdestarë dhe prindërve për të marë në kohën e duhur shërbimin pranë kabinetit dentar të shkollave.
📌"FËMIJË TË MIRË... FËMIJË QË PARAQITEN NË KABINETIN DENTAR PARA MOSHËS 3- VJEÇARE."
Kjo do të jetë gjithmonë motoja jonë.



14 NËNTOR 💙 DITA BOTËRORE 🌏 E DIABETIT👉NJVKSH  Përmet së bashku për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.👉Shëndeti fil...
14/11/2025

14 NËNTOR
💙 DITA BOTËRORE 🌏 E DIABETIT
👉NJVKSH Përmet së bashku për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit.
👉Shëndeti fillon me ndërgjegjësim!
Sot shënojme Ditën Botërore 🌏 të Diabetit, një nga fushatat më të rëndësishme ndërkombëtare për ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje kronike që prek miliona njerëz në mbarë Botën🌏.
👉Me moton "Ndërgjegjësim!Parandalim!Kujdes! NJVKSH Përmet ,përqëndron vëmëndjen te roli i komunitetit dhe shërbimeve shëndetësore në parandalimin dhe kontrollin e Diabetit.
👉NJVKSH Përmet në kuadër të Ditës Botërore🌏të Diabetit organizoi aktivitet informues dhe edukativ në komunitet:
✅M***e falas të glicemisë
✅M***e të TA
✅Vendosje e fjongos bojëqielli
✅Shpërndarje e materialeve informuese mbi parandalimin,shenjat dhe menaxhimin e Diabetit.
✅Kontrollet periodike te mjeku i familjes
✅Aktivitet fizik
✅Mbajtje e peshës trupore në nivele të shëndetshme
🩺Shëndeti është në duart tona
i hershëm shpëton jetë.
-Parandalimi fillon sot






14 Nëntor – Dita Botërore e Diabetit📌Sot kujtojmë se diabeti nuk prek vetëm trupin, por edhe ritmin e jetës së përditshm...
14/11/2025

14 Nëntor – Dita Botërore e Diabetit
📌Sot kujtojmë se diabeti nuk prek vetëm trupin, por edhe ritmin e jetës së përditshme
📌Prandaj, ndërgjegjësimi dhe kujdesi i vazhdueshëm janë çelësi kryesor i mbajtjes në kontroll të sëmundjes
📌 Kujdesu për veten sot:
📌Bëj m***en e sheqerit në gjak nëse ke simptoma si etje e tepruar, lodhje, urinim i shpeshtë ose shtim/humbje e peshës pa arsye.
📌Zgjidh ushqime të shëndetshme dhe shmang sheqernat e tepërt.
📌Lëvizi trupin çdo ditë – edhe 30 minuta ecje bëjnë diferencë.
📌Mos neglizho kontrollat mjekësore, veçanërisht nëse ke histori familjare me diabet.
📌Diabeti mund të menaxhohet dhe në shumë raste mund të parandalohet
📌Vetëm një hap i vogël sot mund të ndalojë probleme të mëdha nesër.
📌Le të flasim më shumë, të informohemi dhe të kujdesemi për Diabetin



💙Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, me moton “E drejta për kujdes në diabet”, në ambientet e shkollave  u zhvillua...
14/11/2025

💙Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, me moton “E drejta për kujdes në diabet”, në ambientet e shkollave u zhvillua një aktivitet shëndetësor informues me pjesëmarrjen e personelit mjekësor dhe stafit pedagogjik.
💙🔵Gjatë aktivitetit u kryen:
📌M***e falas të glicemisë (sheqerit në gjak) për mësuesit dhe personelin ndihmës;
🩸💉Shpjegime mbi vlerat normale të glicemisë, rëndësinë e m***eve periodike dhe mënyrën e saktë të m***es;
🚴‍♀️⛹️‍♀️🏊‍♂️Këshilla praktike për parandalimin e diabetit përmes një stili jetese të shëndetshëm.
Në fokus të bisedave ishin:
🫸🍕🍰🍪Rëndësia e ushqimit të balancuar me më pak sheqer dhe produkte të rafinuara;
⚽️🚵🤽‍♂️Aktiviteti fizik i përditshëm si faktor kyç në kontrollin e peshës dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës;
💦Njohja e shenjave të hershme të diabetit: etje e shtuar, urinim i shpeshtë, lodhje, humbje peshe të paqartë;
👩🏻‍⚕️Nevoja për kontrolle mjekësore të rregullta dhe bashkëpunim me mjekun e familjes.
📌Krahas m***eve u zhvillua nje bisede informuese për diabetin me nxënësit në gjimnazin Sami Frashëri.
🍏U diskutua për diabetin dhe prediabetin.
🍏Diabeti tek të rinjtë dhe si të kujdesemi për veten !
U bënë m***e demostrative edhe tek nxënësit për tu njohur me problematikën por edhe për tu këshilluar lidhur me Diabetin !



Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim...
14/11/2025

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim shëndetësor duke qëndruar sa më afër komunitetit. Për çdo problem shëndetësor që komuniteti paraqet raportohet tek Mjekët e Familjes. Personeli infermieror bën planifikime për shërbime të tjera shëndetësore si:
👉Kontrollin Mjekësor Bazë
👉Vaksinim të fëmijëve 0-14 vjeç.
👉Edukim Shëndetësor.
👉Shërbimin në banesë.
👉Kujdesi për të sëmurët kronik.
👉Planifikim tek Mjeku Specialist.
👉Injeksione dhe Mjekime
👉 M***e e TA
👉Promocion dhe edukim shendetsor
👉Vaksinim kundér gripit sezonal
👉 Ndërgjegjësimi i grave për kancerin e gjirit



Vaksina e HPV  Takim informues mbi vaksinën HPV me nxënësit e shkollës  “Sejfulla Malshova “ në qytetin e Këlcyrës. Zhvi...
13/11/2025

Vaksina e HPV

Takim informues mbi vaksinën HPV me nxënësit e shkollës “Sejfulla Malshova “ në qytetin e Këlcyrës.
Zhvilluam një takim me nxënesit ku biseduam hapur për shëndetin riprodhues, virusin HPV dhe rëndësinë e vaksinës HPV si një mënyrë e sigurtë për të parandaluar sëmundje serioze në të ardhmen.
Vaksina e HPV të mbron nga Kanceri i Qafës së Mitrës dhe aplikimi bëhet nga mosha 9 -26 vjec
Vajzat treguan shumë interes, pyetje dhe kuriozitet, duke e kthyer takimin në një bashkëbisedim të vlefshëm plot energji për bashkëpunimin dhe mbështetjen në sensibilizimin e të rinjve për kujdesin ndaj shëndetit të tyre.



👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në ban...
12/11/2025

👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në banesë🏡
👉Puna vazhdon me ritme normale si:
✅Në kujdesin e 👫fëmijëve 0-14 vjeç
✅Kujdesin e gruas shtatzanë 🤰.
✅Kujdesin e të sëmurëve kronikë🩺💊
✅Injeksione 💉
✅Mjekime
✅Vaksinimet💉
✅Kontrolli Mjekësor Bazë(Check-Up)
✅Kontrolli Mjekësor në Banesë 🏡.
.
-Çarshovë.


"KARIESI DENTAR DHE PARANDALIMI I TIJ"ishte tema e trajtuar nga stomatologia e shkollave me nxënëst e klasës së VI në  s...
12/11/2025

"KARIESI DENTAR DHE PARANDALIMI I TIJ"ishte tema e trajtuar nga stomatologia e shkollave me nxënëst e klasës së VI në shkollën "Kamber Bënja " në qytetin e Këlcyrës. Nxënësit u informuan :Ç'është Kariesi dentar?
Kariesi dentar është një nga sëmundjet më të shpeshta orale që prak fëmijët dhe të rriturit.Ai dëmton dhëmbët kur bakteriet në gojë prodhojnë acide të cilat nëse nuk largohen nga sipërfaqja e dhëmbëve ato shkatërrojnë smaltin dhe me kalimin e kohës ky dëmtim krijon vrima ose kavitete në dhëmb.
SHKAQET:
📌Mungesa e higjenës orale.
📌Konsumimin i tepërt i sheqernave dhe pijeve me gaz.
📌Goja e thatë.
📌Mungesë e fluoridit.
📌Ushqyerje jo të shëndetëshme.
📌Faktorët gjenetikë.
SIMPTOMAT.
👉Njollat e bardha ose kafe në sipërfaqen e dhëmbit.
👉Dhimbje të lehta nga ushqimet e ëmbla ose të ftohta
👉Erë e keqe e gojës.
PARANDALIMI
📌Lani dhëmbët 2 herë në ditë.
📌Përdorni fillin dentar.
📌Kufizoni sheqernat dhe pijet e gazuara.
📌Vizitoni dentistin çdo 6 muaj
📌Aplikoni fluor shtesë ose mbushje me fluor(silante) tek fëmijët.
📌Pini sa më shumë ujë.
Kariesi dentar është një problem i zakonshëm por plotësisht i parandalueshëm.Me kujdes të përditshëm ,vizita te dentisti dhe një dietë të shëndetshëm mund të mbaje buzeqeshjen tuaj të shëndetshme dhe të bukur për një kohë të gjatë!



📌Për Qëndrën Shëndetësore Këlcyrë-Dëshnicë ka qënë një javë e qetë në përgjithësi,  me një fluks normal pacientësh.Si gj...
11/11/2025

📌Për Qëndrën Shëndetësore Këlcyrë-Dëshnicë ka qënë një javë e qetë në përgjithësi, me një fluks normal pacientësh.
Si gjithmonë jemi përqëndruar në shërbimin sa me korrekt kundrejt pacientit si shërbim ashtu dhe në komunikim sepse të jesh infermier është sfidë e madhe. Tu ofrosh shërbime shëndetësore njerëzve nuk është shumë e zorshme por do punë dhe angazhim.
📌 Po ashtu me të njejtin përkushtim është punuar dhe në ambulanca, duke u përpjekur té jenë sa më te saktë në ndërhyrjet apo procedurat infermierore.
SHËNDETI I MIRË FILLON ME NE !



Depistimi  i syve për nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti “ u realizua nga personeli i Qëndrës Shëndetsore Përmet. Ky d...
10/11/2025

Depistimi i syve për nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti “ u realizua nga personeli i Qëndrës Shëndetsore Përmet.
Ky depistim është pjesë e programit kombëtar të kujdesit për shikimin dhe synon përmirësimin e shëndetit të syve tek fëmijët.
Ai përfshin të gjithë nxënësit e moshave 6 deri 14 vjeç.





06/11/2025

🎀 Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri i cili zhvillohet në qafën e mitrës dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim.

💗 Lajmi i mirë është se pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit/kontrollit dhe vaksinimit.

06/11/2025

⚖️ Obeziteti është një sëmundje komplekse dhe kronike.

Për ta parandaluar, njerëzit mund të:
✅ Kufizojnë yndyrnat dhe sheqerin
🍎 Hanë më shumë fruta, perime, drithëra dhe arra
🏃‍♀️ Bëjnë aktivitet fizik të rregullt

💪 Mos harroni: obeziteti është i PARANDALUESHËM!

Address

Permeti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355672048745

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram