Klinika e Fizioterapisë FLEN

Klinika e Fizioterapisë FLEN Klinika e Fizioterapisë FLEN është vendi ku kujdesi profesional bashkohet me përkushtimin njerëzor.

Ne ofrojmë shërbime fizioterapie për të gjitha moshat, duke trajtuar nje gamë të gjerë patologjish !

U permbyll me sukses trajnimi mbi Terapine Manipulative 💪🏻💪🏻 Faleminderit  dhe   për mundësinë që na dhat për tu përmirs...
26/04/2026

U permbyll me sukses trajnimi mbi Terapine Manipulative 💪🏻💪🏻
Faleminderit dhe për mundësinë që na dhat për tu përmirsuar në profesionin tonë 🙏🏻🙏🏻

🦴 Dhimbjet e qafës janë një nga problemet më të shpeshta që prekin çdo grupmoshë. Ato lidhen shpesh me qëndrimin e gabua...
22/04/2026

🦴 Dhimbjet e qafës janë një nga problemet më të shpeshta që prekin çdo grupmoshë. Ato lidhen shpesh me qëndrimin e gabuar gjatë punës 🪑, përdorimin e zgjatur të telefonit 📱 dhe kompjuterit 💻, stresin 😣 apo ngarkesat muskulore.

🔬 Simptomat kryesore:
✔️ Dhimbje dhe ngurtësi në qafë
✔️ Kufizim i lëvizjes 🔄
✔️ Dhimbje që përhapet në shpatulla dhe krahë
✔️ Dhimbje koke nga tensioni 🧠

⚕️ Trajtimi profesional përfshin:
🔹 Fizioterapi të personalizuar
🔹 Terapi manuale & masazh 💆‍♂️
🔹 Ushtrime rehabilituese 🏋️‍♂️
🔹 Korrigjim të posturës 📏

🛡️ Parandalimi:
✔️ Posturë e drejtë gjatë punës
✔️ Pushime të rregullta ⏱️
✔️ Aktivitet fizik i vazhdueshëm 🚶‍♂️

👨‍⚕️ Kujdesi i duhur në kohë parandalon komplikacionet dhe përmirëson cilësinë e jetës.

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📌 Rruga “Ismail Qemali”
📞 069 618 7806

18/04/2026

Mos prit që forca të kthehet vetë.
Në hemiparezë, çdo lëvizje është një hap drejt rikuperimit.
Ushtrimet nuk janë thjesht terapi…
janë rruga për të rifituar pavarësinë.

Lëviz sot, që nesër të jetosh më lirë. 💪

📍Klinika e Fizioterapisë FLEN
📌 Rruga “Ismail Qemali”
📞 0696187806

14/04/2026

Pas një frakture të bërrylit, trajtimi nuk përfundon me allçi apo operacion.
Faza më e rëndësishme fillon më pas: fizioterapia.

Pse është kaq e rëndësishme?

• Rikthen lëvizshmërinë e nyjës
Pas imobilizimit, bërryli ngurtësohet. Ushtrimet ndihmojnë të rifitohet lëvizja normale.

• Ul dhimbjen dhe ënjtjen
Teknikat fizioterapeutike përmirësojnë qarkullimin dhe reduktojnë inflamacionin.

• Forcon muskujt
Muskujt dobësohen gjatë periudhës së pushimit. Fizioterapia i rikthen forcën gradualisht.

• Parandalon komplikacionet
Si ngurtësimi i përhershëm apo kufizimi i lëvizjes.

Mesazh i rëndësishëm:
Sa më herët dhe sa më saktë të fillohet fizioterapia, aq më i mirë është rikuperimi.

📍 Klinika e Fizioterapisë Flen
📌 Rruga Ismail Qemali
📞 069 618 7806

18/03/2026

Kur të dhemb shpina…
Kërkon fizioterapist…
Askush s’përgjigjet…
Pastaj kujtohesh…
“Që je vetë fizioterapisti 😅”

04/03/2026

Një tjetër ditë e përfunduar me progres dhe përkushtim në Klinika e Fizioterapisë FLEN. 💙
Faleminderit për besimin tuaj. Rikuperimi është një proces – dhe ne jemi pranë jush në çdo hap. 💪

📌 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📍 Rruga Ismail Qemali, Sarandë
📞 069 61 87 806

03/03/2026
25/02/2026

💪🏻Hemiplegjia e djathtë tek fëmijët është një çrregullim neurologjik që prek anën e djathtë të trupit, si pasojë e dëmtimit në hemisferën e majtë të trurit (zona që kontrollon lëvizjen dhe koordinimin).

Shkaqet mund të jenë:
▪️ Dëmtime para ose gjatë lindjes
▪️ Hemorragji cerebrale
▪️ Infeksione
▪️ Trauma
▪️ Tumore ose kiste cerebrale

Klinikisht mund të shfaqet me:
• Dobësi të krahut dhe këmbës së djathtë
• Vështirësi në koordinim dhe ekuilibër
• Spasticitet (rritje e tonusit muskulor)
• Vonesë në zhvillimin motor

🩼🩻Roli i fizioterapisë është thelbësor dhe afatgjatë.
Përmes ushtrimeve neuro-zhvillimore, stimulimit të anës së prekur, përmirësimit të ekuilibrit dhe trajnimit funksional, synohet:
✔ Rritja e pavarësisë në aktivitetet ditore
✔ Parandalimi i kontrakturave
✔ Përmirësimi i kontrollit motor
✔ Shfrytëzimi maksimal i neuroplasticitetit të trurit

Ndërhyrja e hershme dhe programi i personalizuar i rehabilitimit bëjnë diferencën në cilësinë e jetës së fëmijës. 💙

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📍 Rruga “Ismail Qemali”, Sarandë
📞 069 618 7806

25/02/2026

Bursiti skapulo-humeral është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së shpatullës.
Me trajtim të duhur fizioterapeutik – ulje të inflamacionit, terapi manuale dhe ushtrime specifike për stabilizimin e shpatullës – rikuperimi është i mundur dhe rikthimi në aktivitet bëhet i sigurt.

Trajtimi nuk fokusohet vetëm në dhimbjen, por në korrigjimin e shkakut për të parandaluar përsëritjen. 💪

Nëse ndjen dhimbje gjatë ngritjes së krahut ose gjatë natës, mos e neglizho – trajtimi i hershëm bën diferencën.

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📍 Rruga “Ismail Qemali”, Sarandë
📞 069 618 7806





31/01/2026

🦵 Fraktura e patelës e copëzuar – fizioterapia pas operacionit bën diferencën

Pas një frakture të patelës të copëzuar dhe trajtimit kirurgjikal, fizioterapia është thelbësore për rikthimin e plotë të funksionit të gjurit.
Operacioni stabilizon kockën, por vetëm rehabilitimi i duhur rikthen lëvizshmërinë, forcën dhe sigurinë në ecje.

Fizioterapia ndihmon në:
✔️ Uljen e dhimbjes dhe enjtjes
✔️ Parandalimin e ngurtësimit të gjurit
✔️ Forcimin e muskujve të kofshës (quadriceps)
✔️ Rikthimin e përkuljes dhe shtrirjes së gjurit
✔️ Përmirësimin e stabilitetit dhe cilësisë së jetës

⏳ Rehabilitimi kërkon durim, përkushtim dhe udhëzim profesional.
👉 Mos e neglizhoni fizioterapinë – ajo është po aq e rëndësishme sa vetë operacioni.

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📌 Rruga “ Ismail Qemali “ , Sarandë
📞 0696187806


ortopedi shendetigjurit fizioterapist kujdesiprofesional rikuperim

29/01/2026

PSSE – Metoda Schroth
Një qasje e specializuar fizioterapie për trajtimin e skoliozës, e fokusuar në korrigjimin 3D të shtyllës kurrizore, përmirësimin e posturës dhe kontrollin e frymëmarrjes. Përmes ushtrimeve të personalizuara, kjo metodë ndihmon në rritjen e vetëdijes trupore, balancimin muskulor dhe stabilizimin e qëndrimit korrekt për një cilësi më të mirë jete.

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📌 Rruga Ismail Qemali, Sarandë
📞 069 618 7806





Ekzaminimi i Skoliozës dhe Klasifikimi sipas PSSE – Schroth🔹Ekzaminimi i skoliozës sipas PSSE (Physiotherapeutic Scolios...
19/01/2026

Ekzaminimi i Skoliozës dhe Klasifikimi sipas PSSE – Schroth

🔹Ekzaminimi i skoliozës sipas PSSE (Physiotherapeutic Scoliosis-Specific Exercises) dhe metodës Schroth realizohet për të vlerësuar deformimin tridimensional të shtyllës kurrizore dhe ndikimin e tij në qëndrimin dhe funksionin e trupit.

🔹Vlerësimi përfshin analizën posturale, testin e përkuljes përpara (Adam’s test) dhe matjen e asimetrive trupore, duke u fokusuar në shpatulla, kraharor, bel, legen dhe balancën e trungut. Grafitë radiologjike përdoren për matjen e këndit Cobb, analizën e rotacionit vertebral dhe përcaktimin e pjekurisë skeletore.

🔹Bazuar në të dhënat klinike dhe radiologjike, skolioza klasifikohet sipas modeleve Schroth, çka mundëson përzgjedhjen e ushtrimeve specifike PSSE, frymëmarrjen korektive dhe planifikimin e një trajtimi konservativ të personalizuar.

🔹Dokumentimi me foto klinike dhe grafi reale të pacientit shërben për ndjekjen e progresit, edukimin e pacientit dhe rritjen e efektivitetit të trajtimit.

📍 Klinika e Fizioterapisë FLEN
📌 Rruga “Ismail Qemali” , Sarandë
📞 0696187806

Address

Ismail Qemali, Sarande
Sarandë
9701

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika e Fizioterapisë FLEN posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share