02/04/2026
2 prill dita botërore e Autizmit dhe tema për vitin 2026, “Autizmi dhe Njerëzimi”, na sjell një mesazh që shkon përtej fjalëve – është thirrje për të parë përtej diagnozës dhe për të njohur thelbin e secilit individ. Çdo jetë ka vlerë të paçmuar dhe çdo person autik meriton të trajtohet me dinjitet, respekt dhe të njëjtat mundësi që i takojnë të gjithëve. Kjo temë na kujton se përfshirja nuk është vetëm një koncept, por një angazhim i përditshëm për të krijuar një shoqëri ku ndryshimi nuk stigmatizohet, por kuptohet dhe mbështetet.
Si logopedë, ne e shohim nga afër fuqinë e komunikimit dhe rëndësinë e të qenit pranë. Autizmi nuk përcakton vlerën e një personi – ajo që përcakton është ana njerëzore që ne tregojmë ndaj tij. Le ta bëjmë këtë vit një hap më tej drejt një bote më të barabartë, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo individ ndihet i plotë. 🌟🧩