19/04/2026
🌟 Përfundoi me sukses iniciativa “Virtus - Studentët për Studentët” në Qendrën “Neuron”!
Studentët patën mundësinë të zhvillojnë dhe të prezantojnë ide kreative përmes aktiviteteve të tyre, duke ndarë reflektime dhe perspektiva mbi tema me rëndësi sociale, psikologjike dhe personale. Kjo nismë synoi fuqizimin e aftësive soft skills, rritjen e vetëbesimit dhe nxitjen e mendimit kritik në një mjedis bashkëpunues.
📌 Pjesëmarrësit e kësaj rradhe ishin:
🎨 Xheni Jaku – “Kur arti takon mendjen”
🧭 Juri Vuka – “Kufijtë nuk janë luks, janë nevojë”
🧠 Xhoela Curri – “Çfarë po ndodh me tjetrin? A jemi vërtet lexues apo skllevër të përshtypjeve?”
Secili prezantim solli këndvështrime të veçanta dhe nxiti diskutim të vlefshëm mbi mënyrën si mendojmë, ndiejmë dhe ndërveprojmë me botën përreth nesh.
🙏 Falënderojmë Universitetin “Luigj Gurakuqi” për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e kësaj nisme.
👏 Faleminderit të gjithë studentëve pjesëmarrës për angazhimin, kreativitetin dhe energjinë e tyre!
🚀 Neuron vazhdon të krijojë hapësira ku studentët mësojnë, shprehen dhe rriten profesionalisht e personalisht.