Droshksh Shkoder

Droshksh Shkoder Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Droshksh Shkoder, Health & Wellness Website, Rruga Bujar Bishanaku, Shkodër.

25/11/2025

🌸 “Ngjyra që shërojnë” – një histori që u jetua bashkë 🌸

Mbrëmja e 25 nëntorit u kthye në një udhëtim artistik, emocional e njerëzor, ku pikturat treguan jetën e gruas në të gjitha dimensionet e saj — fëmijërinë, ëndrrat, dashurinë, partneritetin, mënësinë, forcën dhe dritën e saj të brendshme.

Çdo vepër mbajti një mesazh:
🎨 një vajzë mbi supet e babait – besimi që e ngre një grua lart
🎨 dy të rinj duke ndërtuar shtëpinë e tyre – dashuria e shëndetshme
🎨 një çift i moshuar – përjetësia që lind nga respekti
🎨 një nënë shtatzënë – mrekullia e jetës
🎨 një vajzë që lexon – fuqia e mendimit dhe formimit
🎨 një nënë me djalin – edukimi i brezave që nesër të mos dëmtojnë
🎨 fëmijët që pikturojnë – filizat që mbajnë të ardhmen pa dhunë

Kjo ekspozitë nuk tregoi plagë, por shërim.
Nuk tregoi frikë, por dashuri.
Jo dhimbje, por vizion për një shoqëri ku gruaja është e dëgjuar, e mbrojtur, e nderuar.

Me mirënjohje të thellë për:
📚 Bibliotekën “Marin Barleti” dhe drejtoreshën Ledia Dushi
🏛️ Nënkryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza – për mbështetjen institucionale
🌍 Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Holta Duda – për praninë dhe angazhimin shoqëror
🎭 aktoret e nderuara të Shkodrës, znj. Rita Gjeka & znj. Merita Smaja – që i dhanë zë ketij eventi .
🎙️ Arjola Zadrima – për prezantimin elegant dhe të ndjerë

🙏 Josephine’s Creativity – për idenë, konceptin, realizimin e pikturave dhe shpirtin që i dha këtij aktiviteti.

Dhe faleminderit të gjithë të pranishmëve që u bëtë pjesë e këtij udhëtimi.

Por mbi të gjitha — faleminderit fëmijëve që pikturuan me zemër.
Sepse aty fillon ndryshimi.
Nëse i edukojmë sot me respekt, nesër nuk do të kemi dhunë.

🧡 Le të vazhdojmë ta luftojmë dhunën me art, edukim, dashuri dhe shembuj të mirë.
Le të mbjellim ngjyra që shërojnë.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor organizon një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të...
23/11/2025

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor organizon një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, më 25 Nëntor, ora 18:00, në Bibliotekën “Marin Barleti”.

🧡Në këtë kuadër, do të zhvillohet një mini-ekspozitë me ngjyra që shërojnë, një qasje ndryshe nga ajo tradicionale, me synimin për të përcjellë mesazhe sensibilizuese dhe për ta parë figurën e gruas në një dimension më të plotë dhe më pozitiv.

🧡Përmes pikturës, poezisë dhe artit, duam të shpërndajmë shembuj të dashurisë, respektit dhe vlerësimit të gruas — duke ofruar një hapësirë reflektimi dhe shprese për komunitetin.

 🔵 Në 14 Nëntor në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dheshoqatat e diabetit bashkohen në një z...
14/11/2025

🔵

Në 14 Nëntor në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe
shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë
“pandemi”të re globale. 14 Nëntori,si dita botërore e diabetit është vendosur për nder
të ditëlindjes së Frederik Banting i cili sëbashku me Charles Best ,dy shkencëtarë
kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit Insulinën e cila ndryshoi dhe shpëtoi
jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ,Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së
botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje ,duke u dyfishuar çdo 10
vjet.

Format e diabetit janë

Diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga
mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë
pa insulinë ,ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës

Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me
diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të
insulinës. Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç,por ai po haset gjithnje dhe
me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë dhe obeze.

29/10/2025
Në kuadër të përmbylljes së Tetorit Rozë, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër ka menduar të realizojë...
28/10/2025

Në kuadër të përmbylljes së Tetorit Rozë, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër ka menduar të realizojë në Gjuhadol një murale simbolike, si kujtesë se misioni për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit vazhdon gjatë gjithë vitit – sfida nuk mbyllet vetëm në muajin tetor.

Ky realizim vjen në bashkëpunim me Alternativa Studentore, me qëllim që t’i dhurojmë qytetit një “kartolinë” që fton dhe rikujton të gjitha gratë për rëndësinë e mamografisë dhe kontrollit të hershëm.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë nismë të veçantë, për të përçuar së bashku mesazhin:

🌸 Jo vetëm Tetor!

Address

Rruga Bujar Bishanaku
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Droshksh Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Droshksh Shkoder:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram