11/01/2026
24/7 🌧️❄️👩⚕️👨⚕️🚨
📍Shkodër - Pavarësisht kushteve tepër të vështira atmosferike të ditëve të fundit, që kanë prekur çdo strukturë dhe infrastrukturë në territor, Spitali Rajonal ka funksionuar pa asnjë ndërprerje, falë masave të menjëhershme organizative dhe operacionale të ndërmarra, duke mos cënuar në asnjë moment shërbimin ndaj shëndetit të qytetarëve.
🟢 Stafi mjekësor me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ka përballuar me sukses situatën dhe duke garantuar vijimësinë e çdo shërbimi.
🏥 Spitali Rajonal Shkodër mbetet i angazhuar e në gatishmëri të plotë duke dhënë shërbim shëndetësor 24/7 dhe duke qenë pranë çdo qytetari edhe në kushte të jashtëzakonshme.