22/04/2026
Sot, me rastin e Dites e Tokës, stafi i QKMF Skenderaj, së bashku me profesionistët e saj, ka kontribuar në mënyrë aktive për mbrojtjen e mjedisit duke realizuar një aksion pastrimi në oborrin dhe hapësirat përreth objektit.
Ky aktivitet simbolizon përkushtimin tonë jo vetëm ndaj shëndetit të qytetarëve, por edhe ndaj ruajtjes së një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Edhe pse këto hapësira janë vazhdimisht të mirëmbajtura në nivelin më të lartë, ky aksion vjen si një dëshmi e kujdesit dhe përgjegjësisë së shtuar që kemi ndaj mjedisit dhe komunitetit tonë.
Përmes veprimeve konkrete, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj natyrës dhe përgjegjësinë që secili prej nesh ka për mjedisin ku jeton.
Së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të shëndetshme! 🌱
Me respekt
QKMF Skenderaj Qkmf Skenderaj