23/07/2024
Me heqjen e dhëmbëve ekuilibri biostatik çrregullohet.
Shkaku është mungesa e forcave,të cilat deri atëherë kanë mbajtur dhëmbët fqinjë dhe të nofullës së kundërt në ekuilibër.
Çdo dhëmb qëndron në pozicionin e caktuar në bazë të 4 forcave, asaj vertikale lart-poshtë, kundërvepruese poshtë-lart,dhe dy forcave anësore.
Me heqjen e një dhëmbi ,do të ndodhi spostimi i dhëmbëve anësore drejt hapësirës boshe.
Përveç estetikës,do të ndryshojë dhe funksioni përtypës.